Ministri i Llallës

Koloreto Cukali November 17, 2014 00:01

Ministri i Llallës

 

M’u duk mua, apo Kryeprokurori përmendi një ministër nën hetim? Ishim kaq të zënë me vrullet patriotike të Beogradit saqë nuk e mbajmë mend mirë. Por nëse Kryeprokurori paska indicie për 1 ministër, unë kam indicie për nja 3 a 4, madje dhe për plot Drejtorë institucionesh. Vetëm se unë nuk jam prokuror, nuk kam as dëshirë të përfundoj si Dritan Prifti dhe të akuzuarit të dalin ngadhnjyes, nuk kam as dosje të kopsitura dhe ndoshta asnjë media të gatshme t’i botojë po t’i kisha. Kam vetëm biseda me njerëz të rangjeve të ndryshme, që të tregojnë përvoja, gjëra që të ngrenë qimet përpjetë në lidhje me korrupsonin që po lidh gonxhe në nivele të ndryshme të qeverisjes së re. Ndaj, le të rrimë me atë që thotë Llalla, për të paktën një ministër nën hetim.

 

Si e ka hallin Llalla

Se pse e bëri Llalla atë deklaratë, mund të ketë shumë shpjegime. Dikush tha që po kërkon të negociojë me qeverinë hallet e veta personale. Edhe mundet. Edhe mundet që ato dosje të mos hapen kurrë por të përdoren si shantazh. Por, në frymën e kësaj mazhorance, edhe unë dëshiroj ta respektoj institucionin e Prokurorisë dhe ta marr për bazë atë që thotë Kreu i Prokurorisë. Pra, unë e besoj që është të paktën një ministër i përfshirë në situata korruptive. Se çfarë do Llalla, ka pak rëndësi. Sikurse, ka pak rëndësi edhe se çfarë di Rama.

 

Po Rama, e di kush janë?

Ndoshta Rama i njeh. Ndoshta jo. Nëse nuk e di kush janë, e ka mundësinë ta mësojë tashmë, pas deklaratës së Llallës. Duke parë kompromiset e mëparshme politike të Ramës, më e pakta që mund të kuptojmë është që ai do të rrijë pasiv. Dhe, në të vërtetë, fakti që djem e vajza të reja marrin guximin të përlyhen, të lë të mendosh se e kanë nuhatur që ka një qëndrim pasiv të kryeministrit ndaj korrupsionit brenda të vetëve. Mundet që Kryeministri të mos dalë t’i mbrojë nëse u plasin skandalet. Por, kjo nuk e shpëton kryeministrin. Ai nuk mund të presë kok-a-pilin e drejtësisë për të dënuar korrupsionin. Atij nuk i falet as që të jetë i pa-informuar, në një vend të vogël ku çdo informacion rrjedh. Një informacion që vjen deri tek unë nuk është e tolerueshme të mos dihet nga Kryeministri. Korrupsioni është së pari çështje e trupës qeverisëse, e moralit por jo vetëm, të saj. Është përgjegjësi e Kryeministrit të parandalojë. Korrupsioni bëhet çështje e drejtësisë kur “puna” ka mbaruar. Kryeministri nuk mund të presë që “po e kapën, e kapën” dhe “mirë t’i bëhet, le të shkojë në burg tani, që e kapën”. Aq më tepër, kur gjasat që drejtësia t’i shkojë deri në fund dosjeve, edhe me një Kryeministër pasiv, duket i pamundur.

Për mua, nuk ka rëndësi dhe aq dënimi i tyre, sa ç’ka dëmi i madh ndaj së ardhmes.

 

Ministra të rinj e të pistë

Futja në nivele të qeverisjes të të rinjve, jepte njëfarë shprese, që të etur për karrierë, këta do përpiqeshin të mbanin një standard moral të mos-abuzimit me pushtetin, të paktën jo në stilin klasik të vjedhjes banale përmes tenderave. Shanset që të përlyhen tani dhe më vonë të dalin në ujëra të pastra janë shumë të vogla. Sepse, siç thotë një film me partizanë, “gëlltit njeriu një lugë çorbë të prishur e pastaj vjell tërë jetën”. Jemi pikërisht në situatë pas-lufte, kur partizanët e 2013-s kanë hapur tasat e çorbës së prishur dhe kanë nxjerrë lugët nga brezi. Madje, mund të thuhet pa frikë, “garuzhdet”. E keqja e tyre personale është që do të jenë gjithmonë disa vetë në Tiranë që do të thonë “kush mo? Ai bq? Hajt se i bëj unë një telefon atij”. Janë njerëzit që kanë “dosjet” e tyre.

 

Dëmi

Ka shumë njerëz që do ia falnin a mirëkuptonin kësaj qeverie keq-administrimin, punësimin e militantëve, anashkalimin e konkurseve e të meritokracisë, por jo korrupsionin që na thau shpirtërisht, mendërisht e ekonomikisht në kohën e Berishës. Kjo po ndodh.

Gjasat janë që pavarësisht informacionit që po qarkullon e do të vazhdojë të qarkullojë jashtë mediumeve zyrtare të blera, të trembura ose të delegjitimuara më parë, kjo qeveri të rivotohet. Qoftë dhe për mungesë alternative ose dhe për efekt të formulës: “Ne vërtet vjedhim, por bëjmë punë”. Ndaj, ka shumë mundësi që kjo qeveri të mos penalizohet për korrupsionin që po shpërfaqet. Por, dëmi është më i thellë. E para, se korrupsioni bën që ti të përfaqësosh vetëm interesat e atyre me të cilët bën pazaret e pista. Paraja që futet në xhep, nuk është para e askujt. Është para që do të heqë një shërbim qytetarëve diku. Do u heqë mundësi ekonomike atyre që nuk vjedhin. Do përfaqësojë ata që shfaqen me zarf në dorë.

Por, e keqja më e madhe është që ky grup politik do të jetë brenda së majtës derisa të dalin në pension. Dhe, duke qenë se korrupsioni nuk zhvillohet individualisht, por në grup, e majta do të udhëhiqet nga një skuadër e përlyer dhe do të mbështetet nga biznese me xhepa të pisët. Njësoj si e djathta, që me sa duket nuk ka shans të pastrohet më. Për më keq, një klasë politike e përlyer do jetë përherë e shantazhueshme. Pra, do kemi dhe për 30 vjet, më e pakta, politikanë të përlyer. Të pistë. Në shërbim të mafies ekonomike. Ky do jetë standardi i politikës. Standard çorbash të prishura.

 

Andreoti dhe Berlinguer

Në TIFF-in e këtij viti (ku si për ironi, përshëndeste kryetari i Bashkisë, me dosje penale të mbyllura për procedurë) pashë dokumentarin e Veltronit për Berlinguer-in, politikanin më të spikatur italian të viteve 70-80. Njeriun që politikën nuk e kishte një profesion, por mision. Njeriun e madh dhe politikanin parimor e të papërlyer që ne nuk do ta kemi kurrë. Frymëzuesin e punëtorëve e studentëve. Njeriun që nuk u përlye kurrë, dhe që në funeral e përcollën mbi një milion italianë.

Italia, është vendi që ka nxjerrë një kastë të tërë mafioze politike që e dominoi për 40 vjet. Andreoti, është apoteoza e vet. Andreoti, që vdiq i qetë e i pastruar nga mëkatet në moshën e paqtë 94 vjeç. E pra, edhe pse janë të tëra indiciet që Andreoti ishte mafioz, kishte vrarë kundërshtarë e gazetarë, ai ia doli t’i mposhtë të gjithë.

Në politikën shqiptare unë shoh vetëm Andreotë dhe asnjë Berlinguer.

Gjasat janë që kjo kastë politike të na rrijë mbi kokë për dhjetëra vjet. Madje, si Andreoti të dalë përherë e larë, nga çdo gjyq e akuzë për korrupsion. E vetmja gjë që më ngushëllon është se në funeralin e tyre nuk do të ketë kurrë 1 milion vetë.

Koloreto Cukali November 17, 2014 00:01
Komento

13 Komente

  1. feniks November 17, 14:21

    Keni rene ne batakun e LLALLES zoti shkrues i mesiperm!
    Doemos qe nuk jemi ne SOCIALIZMIN DIKTATORIAL,qe shitesi per 200 leke te rinj dificit apo suficit FUTEJ NE BURG!!
    Por edhe te qorollepsemi me nje SHASHKE te ketij Llalles qe e ka bere prokurorine DHALLE,nuk durohet!
    Kur ky birbo u merrka me ministra te rinj te korruptuar,pome SUPERKRIMET E KLIKES BERISHA kur ne sirtaret e tij ka mbi 100 dosje,CFARE PRET qe nuk sokellin???
    Lerini SHASHKAT TYMUESE te Llalles dhe DEMASKONI HAPUR KETE NJERI,qe me heshtjen e tij eshte bere BASHKEPUNTOR ME AUTORET E DOSJEVE KRIMINALE!!!
    Prokurori nuk derdellit neper medie se do beka NAMIN!
    Prokurori flet me vepra e jo llafe kavaje!
    Se fundi: Mos u habitni se ne qeverine e sotme( i lejon KAPITALIZMI keto mundesi) jane ish ministrat e Berishes dhe me kryesori kryetari i tyre,qe doli hapur ne TV si i korruptuar por DREJTESIA E MBULOI!!!

    Reply to this comment
  2. Eh November 17, 14:42

    Koloreto !
    Te me falesh se do te komentoj me vone se po degjej nje mesues anglishte duke diskutuar ne parlament dhe qe e kemi Minister Ekomomie

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit November 17, 15:53

    nje fraze e njohur ne italisht quhet “sekreti i pulçineles”. Me nje fjale, Lalla tha qe po hetohet nje minister e ky eshte sekret hetimor,por qe besoj tanime e dine te gjithe. Ky sekret thuhet ne publik nga kryeprokurori, imagjino sesa amatore dhe groteske eshte puna e prokurorise.

    Reply to this comment
  4. lulimiri November 17, 16:10

    Koloreto, na kishe munguar shume ne kete shoqerine tone te piste qe tani ka si hob nacionalizmin e shtirur.

    Te lumte pensa perseri qe i ve pikat mbi i. Berlinguerein e Gramshin nuk do t’i kemi kurre dhe nuk kam patur asnjehere shprese se kjo shoqeri kete bulmet ka, por na pelqen fakti qe nja 2 persona per se mbari si ti e Lubonja egzistojne e nuk do shiten per 2 leke.

    Reply to this comment
  5. plaku November 17, 17:16

    E lexova shkrimin e Koloretao Cukallit dhe kisha keto mendime :
    – Nuk duhet te harrojme se ne demokraci ka tre pushtete te cilat duhet te jene te ndara dhe te pamvarura nga njeri tjetri. Pra pushtetin legjislativ, parlamentin qe ben ligjet, pushtetin eksekutiv qe zbaton ligjet dhe pushtetitn juridik ( drejtesine ) .
    – Eshte fakt se Sala u tregua i zgjuar dhe arriti qe te fusi ne xhep institucjont e pamvarura shume te endesishme si presidentin, KLD-ne, Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e larte, Gjykaten e Apelit etj.
    Ti ne shkrimin tend kritikon Edin se ai nuk po vepron. Si te veproje kur i ka duart e lidhura kur presidenti, KLD, Gjykata kushtetuese i vene shkopinj ne rota. Keto institucjone te korruptuara po bejne nje lufte jeta ose vdekje me qeverine dhe e dine shume mire se forca e tyre eshte uniteti ,ndihma e nejri tjetrit dhe Kushtetuta aktuale. Qeveria po perpiqet qe te krijoje institucjone paralele, qe ne fakt jane jo kushtetuese. Qeveria, sic e shof une nuk ka ndonje Jurist pelivan dhe te zote qe te veproje kunder kesaj bande qe ka gllaberuar drejtesine shqiptare. Cdo shtet ka ligje dhe ligji baze eshte Kushtetuta. Normat morale dhe bla bla bla tona nuk pine uje. Shteti bazohet dhe drejtohet nga ligjet dhe jo nga normat morale.
    Eshte kollaj te kritikosh por ama duhet te japesh alternativen dhe ky eshte problemi. Edhe Grillo ne Itali ben vetem bla bla bla dhe nuk jep alternativa.
    – Do te ishte mire qe ne shkrim te jepje me pika nje, dy , tre se si duhet te veproje Rama. Kuptohet se edhe une nuk di se cilat jane keto pika dhe prandaj e mirekuptoj qeverine. Ketu behet lufte per jete a vdekje midis drejtesise dhe korrupsjonit. Mos harrojme cmimin qe duhet te paguaje Rama per aleancen qe lidhi me LSI-ne. Dihet se LSI kjo e majte liberale e korruptuar mund te rrezoje ne cdo Moment kur te doje Edin. I them keto se nuk eshte kollaj per te luftuar kunder gjithe ketyre hijenave qe duan vetem te hane dhe fusin leke ne xhep. Populli thote se midis te thenes dhe te beres eshte nje rruge e tere.
    – Sa per Berlinguerin duhet te dish se ai mund te bente cfare te donte por Italia, qe ishte ne kufirin midis kampit socjalist dhe perendimit nuk kishte asnje shans te behej komuniste. “Gjermani i fundit” ketu ne forum na ka sqauar shume mire se CIA amerikane kishte krijuar organizaten paralele sekrete “Gladio” ( ja linku : http://it.wikipedia.org/wiki/Organizzazione_Gladio )

    me elemente te djathte dhe arme. Ne se rezikohej qe e majta te merrte pushtetin do te hynin ne loje me dhjetra mijra italjane fashist, te djathte etj., do te armatoseshin ne depotsektrete te CIA-se ne te gjithe Italine dhe do benin kasaphane me vrasje etj. Pse valle aksioni i “Mani pulite” i prokurise italjane ndodhi pikerisht pas renjes se murit te Berlinit ? Kuptohet se per Ameriken u ul shume rreziku i komunizmit ne te gjithe Europen se Bashkimi Sovjetik kishte marre rruget e m………

    – Mos harreo se Berlingueri i takon nje kohe krejt tjeter dhe me kushte krejt te tjera. Berlinguerit i ka hikur koha, ai i takon se kaluares. Jeta hecen parpara dhe ne tani jetome me ne kohen post ideologjike.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit November 17, 23:40

      @plaku. une kam pershtypjen se z.Cukali eshte artist, me duket muzikant apo skenarist a publicist. Nuk pretendon qe te shpike nje sistem te ri social-ekonomik, ate qe ka ne dore e shfrytezon per te kritikuar difektet e shoqerise,insitucioneve, administrates, pushtetit,etj. Pra, ai po kryen “pjesen” e tij te detyres, detyrimisht te “zgjedhurit” e posteve ne administrate dhe qeverisje duhet te perpiqen te bejne mire detyrat e tyre. Psh,per z.Cukali muzikant me duket se ia futa kot e ndofta do ta ekzagjeroja te thosha se mund te jete piktor apo balerin, por Edi Rama eshte edhe piktor edhe sportist(mund te ishte trajner i forte si Phil Jackson), dhe veç kesaj po pretendon te “beje shtet” dhe te evropizoje Ballkanin me fjalime te gjata qe i hane shume kohe ti shkruaje. Une mendoj se Ballkani dhe”berja shtet” e Shqiperise jane dy kunguj te medhenj, z.Rama ndofta duhet te zgjedhe njeren nga keto dhe do goxha mundim. Besoj se e dinte dhe me pare qe Shqiperia ka varferi biblike e megjithate paguajne kilowat/oren mesatarisht me shtrenjte se ne ndonje vend te Evropes,psh nje familje italiane paguan mesatarisht ne çdo dy muaj 70-80 euro energji elektrike,ne Shqiperi mesa di nje familje paguan 30-40 mije leke te vjetra ne muaj,qe po ti konfrontosh me nivelin e te ardhurave ve duart ne koke.Megjithate FMN thote se duhen ngritur akoma tarifat – nuk e di nese burokratet e FMN kane provuar ndonjehere te vihen ne rolin e nje familjari pa te ardhura, por ne kete pike ndofta z.Rama ben mire te reflektoje pak dhe te monitoroje situaten. Nuk e di nese merret qeveria me pagesen e energjise nga konsumatori, me duket se ka nje procedure ligjore. Ky Lalla thote se po hetohet nje minister, kujtoja se keto gjera behen ne perptuhje me sekretin hetimor, nuk mund te dale kryeprokurori e te kepuse gjepura qe prishin i pune hetimeve. Pra, shkurt llafet, ne te gjithe administraten, mediat dhe pergjithesisht ne kulturen e komunikimit ne Shqiperi nuk ka sensibilitet ndaj pergjegjesise. Cdokush shpif, genjen, hedh tym ne ajer dhe nuk mban pergjegjesi, qe nga maja e pushtetit e deri tek funksionari me i fundit. Kjo ka çuar dhe çon ne zhvillim te informalitetit dhe anarki vlerash. E çfare te presesh nga kryeprokurori kur doli e beri nje “taaa”mediatike dhe do kujtohet pas nje viti te shpike scoop-in e rradhes, se mos i kerkon njeri llogari e ti thote:”ç’u be me ate hetimin per ministrin qe the vjet”? Besoj se çdo procedure hetimi ka nje vlere monetare qe paguhet nga fondet publike; kush mban pergjegjesi qe keto fonde nuk shperdorohen thjesht per teka kryeprokuroresh? E ne kete rast nuk di kush e ben zullumin me te madh, nje familjar i papune qe s’paguan dot energjine apo nje prokuror qe s’ia ka qejfi te mbylle nje dosje hetimore e relativisht shperdoron nje fond shume here me te madh. Te uroj gjithe te mirat!

      Reply to this comment
      • plaku November 18, 09:06

        gjermani i fundit,
        Jam plotesisht dakord me shkrimin tend. Desha vetem te sqaroj se FMN dhe BB monitorojne aktualisht financat dhe ekonomine shqiptare dhe i kerkon qeverise qe te filloje te bej kursime, ndryshe nuk i jep kestin e fundit te ketij viti te kredise qe kane dhene. Per FMN dhe BB nuk ka rendesi se ku do ti beje kursimet qeveria ne ulje pensionesh, heqje njerezish nga Puna ne administrate, rritje te cmimit te energjise elektrike. Prandaj qeveria nuk ka nga te luaj bishtin, ne nje fare menyre ajo duhet te kurseje. Qeveria eshte misi cekicit dhe kudhres se farketarit. Pikerisht per keto Probleme Sala beri gabimin e madh qe largoi nga shqiperia FMN, sepse Sala nuk desh monitorim. Malok hesapi.

        Pershendetje.

        Reply to this comment
        • plaku November 18, 10:06

          gjermani i fundit,
          Ne Zvicer nje familje me te ardhura mesatare 4500 franka harxhon vetem per energji elektrike dhe gaz VETEM 1, 33% te te ardhurave mujore.

          Reply to this comment
    • petrit November 18, 11:53

      Kurre nuk mund te behen krahasime mbi politiken e vendeve qe kane kaluar diktature fashiste e naziste, me vendet si Shqiperia qe kaloi diktaturen me te eger staliniste ne Europe.
      Eshte krejte tjeter gje e majta italiane e gjermane, me te majten shqiptare.
      Z.Cukalli por edhe disa komentuesve ketu duhet t’ju kujtoje se e majta italiane nuk eshte me as ajo e viteve 60 e as ajo e viteve 70 ku ne kete vend dominonte terrori i kuq i brigadave te kuqe staliniste.
      Kur ne bote shpertheu era e qelbur e arkivolit te diktatures komuniste (sic e kshte parashikuar gazetari i madh italian Enzio Biaggi), shume pak te majte italiane vazhduan te guxojne ta quajne veten , jo me komuniste, por as edhe socialiste. Edhe sot ish komunistet e socialistet italiane, partine e tyre e quajne “PDI” partia demokratike italiane, duke ju larguar me neveri edhe emrit socialist.
      E kunderta po ndodh ne Shqiperi.
      Partia e punes ndroi emrin ne socialiste, e pas 24 vitesh te permbysjes se enverizmit, kjo parti si ka rimare pushtetin, del neper festa perkujtimore me portretet e Enverit, e me pretendimin se socializmi qenka samari qe ju ri me mire shqiptareve ne kurriz.

      Reply to this comment
  6. shqipetari i madh November 17, 22:56

    une kam nje pyetje kush mundet te me jap nje pergjigje. partia socialiste e ka ate fuqi nga ligji qe ti heqi nga puna te gjithe keta te dyshuarit e gjykatave

    Reply to this comment
    • plaku November 18, 08:54

      shqipetari i madh,
      Une nuk jam specialist ne ceshtjet e shtet-formimit, por m.gj.ate po mundohem te te jap nje pergjigje per pyetjen tende, me sa di une, pa pretenduar se kam te drejte.

      – Elementet kryesore te demokracise moderne : Ndarja e pushteteve, te drejtat baze, te drejtat e njerezve, liri feje dhe ndarjen e kishes nga shteti.

      – Ndarja e pushteteve
      Eshte ndarja e pushtetit te shtetit ne disa organe shteterore me qellim kufizimin e pushtetit dhe sigurise se lirise dhe barazise.
      Legjislative berjes se ligjeve , parlamenti – Exekutive zbatimit te ligjeve, qeveria – Gjyqesori ( drejtesia )

      — Sic thashe me siper ndarja e pushteteve behet me qellim qe asnje pushtet te mos jete shume me i forte se shteti se ne kete rast do kemi diktature. Kuptohet se keto tre pushtete jan te pamvarura nga njeri tjetri,

      – Partia socjaliste ka influence :
      a.- Nepermjet deputeteve te saj ajo perfaqesohet indirekt ne Parlament, pra ka influence ne berjen e ligjeve.
      b.- Aktualisht Ps dhe LSI jane ne qeveri, pra Ps ka nje influence te madhe ne zbatimin e ligjeve qe miraton parlamentil.

      – Me sa kuptoj une Ps dhe partite e tjera politike nuk duhet te kishin asnje influence ne gjykata. Duhet te kihet parasysh se gjykatat nuk varen direkt nga ministria e drejtesise.
      Ne se qeveria dhe kushdo shqiptar ka fakte se ndonje gjyqtar shkel ligjin, qeveria dhe cdo shqiptar tjeter ka te drejte qe kete APO ate gjyqtar ti akuzoje me dokumenta dhe fakte ne prokurori, prokuroria heton dhe ne se e shef se ka fakte bindese i j ep urdher policise se shtetit qe te arestoje gjykatesin dhe te fusi ne burg per tre dite. Brenda ketyre tre diteve gjykata studjon dosjen e avokatit dhe vendos per qendrim ne burg, arrestim ne shtepi ( si ne rastin Fullani ) ose duke e lene te lire gjate kohes qe ai gjykohet. Gjykata e gjykon dhe ose e denon ose e le te lrie.
      Ketu harrova faktin qe nje gjykates ( mund ta kem gabim ) perpara se te arrestohet duhet ti hiqet imuniteti.

      Theksoj dhe nje here se nuk pretendoj te mos kem ndonje gabim.

      Pershendetje

      Reply to this comment
  7. Tartufi November 18, 01:36

    Koloreto miku tim i shkrimeve,ri dhe ri dhe e kujton me dicka Tartufin e mjere dhe jo
    hipokrit sic e prazantonte Molieri. Ja pershendetija qe do te te jap sot o shqiptar i mire.

    Beteja e tartabikut me morin.

    Kjo beteje eshte me e madhia
    se do jete kjo finalia
    Tartabiku kunder morit
    si hajduti kunder horrit

    Kjo beteje do jete lavdia
    do te jete dhe madheshtia
    nga gjenerali tek ushtria
    mora pleshta gjith Shqiperia

    Kjo beteje do jete triunfi
    se c do mor do ta shkundi
    cimka mushkonja te mbledhur nga katundi
    sa te tundet sot kuvendi

    Oooooo beteja me tartabiqe
    kunder Sales me dhjetmije evgjite
    Oooooo beteja me shume mora
    kunder Rames me dhjetmije qora.

    Reply to this comment
  8. metlaj November 19, 10:27

    po e lexoj artikullin e z;koloreto cukali dhe jam i mendimit se edhe i eshte shkruajtur ka te njejtat vlera edhe mos te ishte shkruajtur se keto kan vlerat per biseda kafenesh dhe jo permirsimin e gjendjes dryshojne prokuroret por nuk dencohen te forte une mendoje se eshte nje dore e pa dukshme per ne popullin qe dhe me nderimin e pushteteve dhe prekuroreve jane te pandeshkushem parlamenti te beje ligje per dhenien e te dhenave te plota medjeve dhe jo loje fjalesh ju lutem regulloni gjendjen se deri tani ne reagimet e popullit gjate historise kemi pare qe me teper kan fituar te huajit se ne dhe kane lene sherin midis nesh mos perkdhelni shume te huajit por te mbajne vendin e tyre se der tani cdo gje eshte mbrapsht

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*