“Ministri i Oborrit të Zogut ishte agjent i Sigurimit”

May 3, 2018 13:29

“Ministri i Oborrit të Zogut ishte agjent i Sigurimit”

 

Ekskluzive/ Flet ish-diplomati dhe zbuluesi Hasan Luçi (II)

Në këtë pjesë të dytë të intervistës me ish-diplomatin dhe ish oficerin e lartë tëzbulimit tonë jashtë shtetit, Hasan Luçi shtjellon më tej veprimtaria e mërgatës sonë politike në Perëndim dhe si u përdorën ata si mish për top nga shërbimet e huaja sekrete kundër shtetit shqiptar. Të arratisurit tanë u përdorën si mish për top jo vetëm kundër vendit të tyre, pra Shqipërisë, por edhe në vende të tjera. Zoti Luçi tregon se ata kanë shërbyer në ushtrinë amerikane me bazat në Alaskë, Groenlandë, Gjermaninë Perëndimore etj.; në ushtritë mercenare angleze e franceze etj. Për shembull, Kështu në  në ishullin e Kretës në vitin 1947 në Kretë kanë luftuar kundër partizanëve grekë 90 ballistë shqiptarë,nga të cilët 11 ranë dëshmorë për Greqinë… Fakte dhe dëshmi të tjera do të ndiqni në vazhdim të intervistës.

Intervistoi Xhevdet Shehu

 (Vijon nga numri i kaluar)

Dr. Hasan Luçi

– Pra,ju mendoni se shqiptarët e arratisur u organizuan në saje të kujdesit dhe subvencionimit nga qeveritë perëndimore që nuk e donin dhe nuk e njihnin qeverinë komuniste të Tiranës që erdhi në pushtet pas luftës?

– Këtë nuk e them unë, por e kanë pohuar me gojën e tyre dhe me dokumente ato vende dhe shërbimet e tyre inteligjente që punuan e luftuan kundër nesh në mënyrë të ethshme. Lidhjet, në fillim të dobëta, më vonë u forcuan, ndërsa ndihma ishte direkte dhe e tërthortë në çdo kohë. Mërgata politike shqiptare pranoi nga zori statuskuonë pas Luftës së Dytë Botërore dhe mbante ende shpresa e forca lë gjalla, prandaj ai është aktivizuar vazhdimisht nën urdhrat e shërbimeve sekrete të huaja, që i bënin inxheksionet përkatëse. Të gjithë ata që pranuan të bashkëpunonin me “botën e lirë” patën e kanë të drejtën e subvencionimit në dollarë etj. e trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar, sidomos kategoria e të arratisurve politikë kriminelët e luftës, ish agjentët kuislingë fashistë, antikomunistët e tërbuar, renegatët etj., që në fillim patën një situatë të privilegjuar në SHBA. Emigracioni reaksionar i bëri ndere e shërbime lë mëdha “botës së lirë”, prandaj në vende të ndryshme, sipas interesave, kriminelëve shqiptarë u janë dhënë ndere të mëdha si ofiqe, dekorata, shpërblime etj., duke krijuar edhe komitetet e ndihmës së shpejtë për të arratisurit. Kisha krijoi komitetet e saj të ndihmës të kryqit të kuq etj. më vonë.

Të arratisurit shqiptarë, si edhe të vendeve të tjera u pajisën me pasaporta të quajtura Nansen (kontrata përkatëse të OKB-së seksioni Fridjof- Nansen i Lidhjes së Kombeve, sipas Konventës së Gjenevës të 5 korrikut 1922). Në vitin 1951 u krijua komisariati i Lartë i OKB-së në Gjenevë, i cili plotësoi statusin e të arratisurve në këtë vit dhe në vitin 1967. Me anë të kësaj pasaporte, zbulimet armike e të huaja, u garantonin të arratisurve të gjitha të drejtat, veç atyre politike me pak ndryshime nga një shtet në tjetrin, lëvizjet nëpër shtetet e botës, me ose pa vizë, duke përjashtuar udhëtimin në Shqipëri. Një pjesë e emigracionit reaksionar shqiptar mori shtetësinë e vendeve ku ka banuar ose banon; një pjesë janë persona pa shtetësi (apatrid). Duhet theksuar se mjaft prej tyre kanë dy ose më shumë shtetësi, gjë që tregon edhe përdorimin e tyre si vegla të të huajve por edhe dekompozimin degjenerimin sa vjen e më tepër të këtij reaksioni pavarësisht nga përpjekjet e zbulimeve të huaja që luftonin për ripërtëritjen e aktivizimin e tyre kundër vendit tonë.

– Në pjesën e parë të intervistës më përmendët faktin se disa nga mërgata kanë hedhur bomba kundër ambasadave tona në Romë dhe Paris. I kini zbuluar emrat e tyre?

– Natyrisht që i zbuluam dhe madje shumë shpejt. Në Romë bombën e hodhi i arratisuri Abdyl Banushi, një person që jetonte në Amerikë, por kishte një aktivitet të theksuar kundër qeverisë sonë. Ai ka hyrë e ka dalë disa herë në vendin tonë deri sa u kap në vitin 1974… Kurse në Paris bombën e hodhi Sadik Luka, që kishte për shofer Ylli Spahiun, djali i Nezir Spahiut nga Kolesjani i Kukësit.

– Si u aktivizuan të arratisurit tanë nga të huajt?

– Lidhur me planet për shfrytëzimin e kriminelëve të luftës sidomos në banda të armatosura, vlen të theksohet, se me kohë shërbimet sekrete armike e të huaja ndoqën një objektiv të caktuar: ata i mobilizuan me forcë të arratisurit shqiptarë e kosovarë, siç bënë edhe me rusët e bardhë kundër Rusisë Sovjetike apo kundër qeverisë së Fan Nolit në 1924 për sjelljen e Zogut në fuqi me vrangelistët, donin apo s’donin ata. Bile një pjesë e masës së të arratisurve nuk e kuptoi politikën që bëhej me ta. Megjithëkëtë ata u dërguan në vendet e konflikteve rajonale pas luftës si në Palestinë, Greqi, Kore, Kongo e gjetkë. Ata u përfshinë në ushtrinë amerikane me bazat në Alaskë, Groenlandë, Gjermaninë Perëndimore etj.; në ushtritë mercenare angleze e franceze etj. Kështu në 1947 në ishullin e Kretës u përdorën mjaft ballistë për të luftuar partizanët grekë, ku u vranë 11 vetë nga 90 ballistë që luftonin atje. Në një fjalim të tij, M. Frashëri i quajti heronj ata që u vranë për të “mbrojtur” Greqinë nga komunizmi. Të arratisur të tjerë shërbenin si korofillakë rrogëtarë etj. Po në 1947 u mobilizuan 150 të arratisur që u dërguan me një vapor egjiptian në Siri për të luftuar në Palestinë për t’u përdorur nga shtetet arabe kundër Izraelit, kurse më vonë i përdori Izraeli kundër vendeve arabe. Atje mendohej të dërgoheshin mbi 300 vetë. IRO-ja u kishte dhënë të holla krerëve kriminelë për këtë punë dhe me zgjedhjen e këtyre mercenarëve merrej një komision i saj i përbërë nga oficerë anglezë). Nga mercenarët që u vranë në Palestinë u vranë mjaft prej tyre, të tjerë u plagosën si Hamza Drini, Beqir Maloku etj. kurse një pjesë nuk pranuan të shkonin në luftë nga të cilët disa u arrestuan si 11 vetë në kampin italian të Casa Balila të tjerë i akuzuan si kriminelë dhe i kërcënuan se do t’i dorëzonin në Shqipëri, të tjerë bënin propagandë të mos shkonin si mercenarë etj. Për mobilizimin e tyre si mercenarë të arratisurit u përdorën edhe kundër forcave përparimtare. Kështu në 1948 kur gjendja e të arratisurve ishte bërë e mjerueshme dhe kundër forcave përparimtare italiane po sabotonin me sa mundnin veprimtaritë e të arratisurve atje duke e bërë çështje edhe të parlamentit italian, reaksioni italian i përdori si agjentë e terroristë. Kështu në 1946 – 1947 kuestura italiane i përdori për të vrarë eksponentë të PK të Italisë në Rexhio Emilia si psh. Rakip Shaqirin etj., kurse ballisti spiun Ziçe Hatibi spiunoi e rrahu disa komunistë italianë në 1947; ndërsa Hysen Rapua spiunoi disa persona dhe një doktoreshë, që i arrestuan etj., siç deklaruan E. Çako e K. Zhupa në procesin e tyre dhe shume burime njerëzore të kohës. Sipas tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve në Itali në 1948 po të fitonte PKI atje do të behej grusht shteti nga gjeneral Guxoni, ish komandant i trupave fashiste në Shqipëri. Ai do të kërkonte edhe përkrahjen e fashistëve shqiptarë të arratisur. Për këtë çështje në rast nevoje biseduan me të E. Koliqi, K. B. Mirakaj, Qazim Mulleti etj. Disa ditë para zgjedhjeve këta vendosën armatime në kampet e tyre në Jesit, ku vetë H. Dosti caktoi atje roje E. Çakon etj.

– Megjithatë mërgata politike shqiptarë i akuzon anglo – amerikanët e miqtë e tyre të tjerë se i lanë në baltë. Sa e vërtetë është kjo?

– Kjo është dhe nuk është e vërtetë. Është e vërtetë se anglo – amerikanët e lanë në baltë atë, se ata u tallën mirë me Zogun e tjerë për një kohë gjatë luftës e më vonë, po nuk është e vërtetë se qysh gjatë luftës dhe pas çlirimit anglo – amerikanët e aleatët e tyre e mbajtën lart flamurin e tradhtisë së këtij reaksioni, të cilin e kanë ndërsyer sa herë deri në banda të armatosura deri vonë por nuk ia arritën qëllimit. Edhe sot të arratisurit e hershëm hanë në grazhdin e tyre dhe kanë lidhje me ata që janë gjallë brenda e jashtë Shqipërisë. Prandaj kjo akuzë edhe qëndron edhe nuk qëndron. Reaksioni shqiptar megjithëse ka trumbetuar se gjoja Shqipëria është e izoluar, e bojkotuar etj., akuzon aleatët që hapën rrugën e marrëdhënieve me të. Por kjo nuk ka qenë e as është e vërtetë, sepse edhe SHBA, Anglia etj. që pretendonin se bënin ligjin në botë dhe që bënë politikën e bojkotimit të Shqipërisë, u detyruan të hapnin dyert e tyre. Shqipëria socialiste eci në rrugën e saj dhe ua imponoi qëndrimin e saj. Reaksioni shqiptar ka qenë e mbetet si shkruan N. Bethel: “Ata (të arratisurit) ishin më shumë si kavie në disa eksperimente të mëdha, se sa të rekrutuar si aleatë të vërtetë”. Këtë e ka pohuar edhe një kryeballist me nam si Abaz Ermenji. Që do të përdoreshin si kavie në ato kushte kjo nuk përbën ndonjë çudi. E keqja për ta dhe që nuk u ndahet në jetë të jetëve, është se ata u përdorën si mish për top nga agjenturat e huaja kundër vendit të tyre dhe bënë shumë krime. Edhe një pjesë e fondeve që përdorën spiunazhet e huaja për veprimet me të arratisurit kaluan e kalojnë në xhepat e padronëve të tyre dhe përgjegjësve kriminelë. Një veprim të tillë e denoncoi para vdekjes së tij edhe senatori Robert Kenedi në Vietnam, duke bërë fjalë për rolin mercenar të këtyre të arratisurve nga ish demokracitë popullore.

– Më përmendët faktin se ishin agjentët tuaj, pra të Sigurimit të Shtetit që kishin depërtuar në radhët e mërgatës dhe përcaktuan dështimin e operacionit kundër Shqipërisë. Si u bë e mundur kjo?

– Me sakrifica, me kurajo, me heroizëm. Agjentët tanë njoftonin për çdo lëvizje dhe për çdo vendim që merrej… Nuk është sekret ta them se Sigurimi ynë ka pasur bashkëpunëtorët e vet në çdo organizatë e grup të mërgatës politike të shqiptarëve të arratisur, duke filluar nga ata ekonomikë, kosovarë dhe nga njerëz me të vërtetë atdhetarë që u dhimbsej me të vërtet populli i tyre. Sepse veprimtaria e të arratisurve tanë politikë ka qenë shumë e rrezikshme për fatet e vendit tonë dhe kanë marrë shumë jetë njerëzish. Misioni im agjenturor kishte si qëllim vetëm paralizimin e elementëve që bëheshin të rrezikshëm jo vetëm për dinjitetin e ambasadës sonë dhe trupit diplomatik të akredituar aty, por edhe për shumë shqiptar që bëheshin pre e bandave diversioniste që vinin në vendin tonë.

– Ndërkohë ju keni arritur të rekrutoni nga të arratisurit duke i bërë agjentë të sigurimit. Mund të më përmendni ndonjë emër?

– Po. Le të marr për shembull oborrin mbretëror. Agjentët tanë kanë qenë njerëz të besuar madje edhe shumë të besuar të tij. Ata madje kanë punuar pranë Zogut duke përfshirë kuzhinierin e tij, truprojen e Lekës, ministrin e Oborrit… Zenel Çami ka qenë kuzhinier i Zogut, ishte nga Çamëria, por i lindur në Gjirokastër.  Kurse ministri i Oborrit për të cilin po flas ka qenë në fillim kryetar i degës së Partisë së Legalitetit për Brukselin dhe më mbrapa është bërë edhe për disa kohë ministër i Oborrit Mbretëror. Po kështu ai ishte edhe anëtar i Komitetit Qendror të asaj Partie. Ai quhej Andon Konomi. Ishte nga Zheji i Gjirokastrës. Në të vërtetë ky ishte një pikasje e agjentit tonë 007, që i përkiste Isuf Mullait. Ai u rekrutua shpejt. Kur u zbulua veprimtaria e Isufit të cilin ne pasi punoi për 10 vjet e dërguam menjëherë në Shqipëri, në vend të tij, Legalistët zgjodhën pikërisht Andon Konomin. Këtë e kishim përgatitur neve. Pikërisht për ta zgjedhur ata, Isufi e kishte mbajtur më larg. Kur erdhi puna, ai që kishte ndenjur jo afër Isufit që kishte përfunduar në Tiranë, u zgjodh kryetar i degës që kishte drejtuar Isufi. Ai kur ishte arratisur nga Shqipëria ashtu si edhe Isuf Mullai apo të tjerë edhe ai kishte përfunduar në kampet greke ku ishte torturuar jo pak. Ne ishim informuar se në kampin e emigracionit në Greqi kishte qenë i vetmi ortodoks që kishte mbajtur qëndrim anti-grek.

Po ju tregoj edhe një fakt tjetër, por domethënës: Më 1975 bëhet martesa e Leka Zogut në Madrid. Andoni do të shkonte patjetër si ministër i oborrit. Por ai nuk kishte një kostum të përshtatshëm. Kostumin ia blemë ne, një nga më të përshtatshmit dhe ai shkëlqeu në atë ceremoni…

– Zoti Luçi, me këto që po më thoni po ma nxirrni Sigurimin e Shtetit, “mjaltë e sheqer”. Mund t’ju pyes: Kur kishit depërtuar aq thellë, pse nuk e eliminuat Ahmet Zogun?

–  Mjaltë e sheqer unë nuk po them, por edhe aq të zinj sa na bëjnë nuk kemi qenë. Unë po tregoj ca fakte dhele të më kundërshtojnë, sepse sharjet që dëgjojmë nuk janë argumente. Unë që e njoh mirë këtë sektor, nuk mund të pranoj kurrsesi akuzat e përbindshme që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen prej 30 vjetësh kundër nesh. Nuk ne mohoj se ka edhe njolla të errëta, janë bërë edhe gabime në rrugën tonë, por gabimet janë ndëshkuar me rreptësinë më të madhe. Në fund të fundit ajo disiplinë ishte e domosdoshme për kushtet që punonim. Sigurimi i Shtetit ka bërë një punë heroike dhe në kushte tmerrësisht të vështira. Unë të flame bindje për sektorin e zbulimit ku kam punuar vetë. Ju më pyesni pse nuk e eliminuam Ahmet Zogun? Ta them unë. Terrori ishte i ndaluar në punën tonë. Vrasja do të konsiderohej menjëherë si një akt terrorist. Ishte porosi direkte e Enver Hoxhës kjo. Madje kur i shkoi propozimi ynë për ta eliminuar Zogun, ai tha prerë “Jo!” dhe mos ma kërkoni herë tjetër këtë. Ne nuk jemi terroristë!, tha Enveri. E ka thënë Cufe Mullai se po të kishte pasur një gjysmë sinjali, i shuante të gjithë që nga Zogu deri tek i fundit.

– Duke vazhduar në këtë linjë, janë hedhur dyshime se Sigurimi ka pasur dorë edhe në vdekjen e Mit’hat Frashërit më 1949…

– E kam dëgjuar edhe këtë por e them me bindje se Mitatin nuk e ka eliminuar Sigurimi. Zyrtarisht u tha se ka pasur një atak kardiak. Por, me sa kam lexuar, ka dyshime se e kanë eliminuar për t’i zënë vendin. Le ta hetojnë dhe ta gjejnë fillin e së vërtetës se kush ka gisht. Unë them se sigurimi nuk ka gisht.

– Thelbi i ankesës së ish të përndjekurve politikë të sotëm është se një pjesë e konsiderueshme e atyre që erdhën në Shqipëri u vranë pa gjyq. Sa të drejtë kanë ata?

– Nuk kanë asnjë të drejtë. Ata që u vranë pa gjyq u vranë në përleshje,pra në luftime të drejtpërdrejta me forcat e sigurimit dhe të mbrojtjes së popullit. Ashtu sikurse u vranë edhe shumë bij nga tanët. Si mund të bëhet gjyq në luftimet ballë për ballë? Kurse ata që u kapën, ju e dini mirë, se u zhvilluan gjyqe të rregullta dhe u ndëshkuan sipas ligjeve të kohës. Ata mund të thonë dhe të pretendojnë ç’të duan dhe si të duan. Unë flas me fakte dhe mbaj përgjegjësi për agjenturën tonë në Paris. Të dhënat që unë të kam dhënë janë të njohura si drita e diellit dhe nuk kanë as një devijim. Është mirë që ata zotërinjtë të reflektojnë dhe të distancohen nga ngjarjet e shëmtuara që na kanë diskredituar në botë, ndërkohë që kemi terrorizuar njëri-tjetrin. Unë nuk kam akuzuar ata emigrantë që kanë pasur bindje të kundërta me ne por që kanë qenë intelektualë dhe nuk kanë pasur të bënin fare me atë që quhej terror dhe atentat.

E kam theksuar edhe tjetër herë se për t’i shfrytëzuar si mercenarë ndërkombëtarë CIA krijoi në SHBA e gjetkë qendra instruksioni pranë ushtrisë amerikane si në flotën e 6 në Mesdhe, në Alaskë, Gjermaninë Perëndimore etj., ku çoi të arratisur nga Italia, Franca, Belgjika, RFGJ, Greqia, Jugosllavia, vendet arabe etj. për përgatitje. Ata u përdorën edhe në shkollat ushtarake në SHBA (Kaliforni, Alaskë) e gjetkë ku edhe deri në vitet ’80 u përgatitën kuadro shqiptarë e amerikane (që mësonin shqip) etj. si forca mercenare në drejtim të RPSSH, Kosovës e vendeve të tjera. Kështu këta mercenarë u futën në njësitë speciale amerikane e të vendeve të tjera që i rekrutonin për interesat e tyre kundër Shqipërisë e kombit shqiptar ose për t’i përdorur në agresionet kundër popujve të tjerë, veç spiunazhit etj.

(Vijon)

May 3, 2018 13:29
Komento

25 Komente

  1. Claus May 3, 14:36

    Ja doli perseri Hasan Luci me historite e tij qe i tregon kafeneve te Tiranes. Histori qe me shume nxjerr ne pah injorancen, hipokrizine, punen e tyre si sherbetore te Byrose Politike me blerje syzesh dielli dhe bananesh, por nxjerr dhe ate se c`ka paguar ai shtet per t`i mbajtur leber nga Zona e Pare Operative neper amabsada dhe apartamente me soj dhe sorollop, kur nje punetor i thjeshte merrte nje rroge 4 deri ne 5 mije leke ne muaj.
    Dhe fillon dhe tregon historira se si ja hodhen CIA-s dhe zbulimeve te huaja kur keta kane qene vete, te gjithe te molepsur dhe nuk e kishin per gje te luanin lojera te dyfishta me agjenturat e huaja.

    E ngriten deri ne qiell radiolojen „Liqeni i Vajkalit“ si pune fund e krye sigurimit shqiptar. Askush nga keta, askush nuk e ngriti pyetjen e thjeshte:
    Ore po perse quhej „Liqeni i Vajkalit““ dhe jo Liqeni i Paskuqanit, fjala vjen?

    Ne Bashkimin Sovjetik te dikurshem, sot dhe per mot eshte nje liqen qe quhet „Baikal“ nga e ka marre emrin dhe vete operacioni, duke me bere te besoj qe ai operacion ka qene nen mbikqyrjen e keshilltareve sovjetike ne ate kohe, qe ishin aq me bollek ne Ministrine e Puneve te Brendshme, nga ku u derguan aq shume ne shkollerat Xherxhinski a ku ta di une per tu pergatitur bashke edhe me Kadri Hazbiun.

    Keta genjejne veten dhe vete lexuesin me ato „lojerat“ e tyre kur ky „inteligjent“ e thote vete qe tere ata qe u hodhen ishin mish per top. Po, natyrisht ishin mish per top sepse asnje shtet i huaj me agjensite e tyre te zbulimit nuk ngaterroheshin te benin lufte me desante me disa pleq qe nuk mund te vraponin as 100 metra, qofte ky Hamit Matjani, qofte ai Alush Lleashanaku a ku di une si quhen.
    A keni pare ne gjyq Rrapush Agollin? Ai ishte apo nuk ishte 50 kg, nje plak qe mezi mbahej ne kembe e jo me pastaj te luftonin per permbysjen e pushtetit popullor. Ata ishin vec se kriminele, ish-oficere te Zogut, qe askush nga fuqite nuk mbanin shprese se do te benin dicka.

    Ata u hodhen sepse agjentet ne pushtet si Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Hysni Kapo dhe te tjere kerkonin te forconin pozitat e tyre ne shtet dhe qeveri. Kjo eshte arsyeja e vetme qe keta sa hidheshin binin ne duart e sigurimit.
    Ashtu sic u hodh Xhevdet Mustafa per te forcuat pozitat e Kadri Hazbiut qe ishte gjithmone dhe me shume nen lupen e Enver Hoxhes qe e hoqi nga minister i brendshem dhe e vendosi minister te mbrojtjes, por qe hesapi nuk doli. Edhe per Xhevdetin ishin informacionet se llapnin neper kafenera dhe hane. Aventuriere kriminele ishin, specialiste as nuk me shkon mendja.
    Analizoni per pak vizitat mjekesore dhe xhirot neper Paris te familjes Kapo, te cilet i shoqeronte vete Hasan Luci dhe te tjere. Po Llambi Pecini njeriu i Mehmet Shehut qe ishte shefi i tere grupit te shoqerimit te Mehmet Shehut jashte dhe brenda vendit? Po Ali Ceno qe java shtate dhe Aliu tete ja kerciste ne Stokholm tek i biri i tij Skender? Po Fiqretja qe ja kerciste per vizita mjekesore ne Vjene vetem dhe vetem per nje matje kolesterine?
    Nuk kishin nevoje agjensite e huaja per te marre pushtetin ne Shqiperi. Nuk i bente ndokujt qeder Shqiperia me izolimin e saj.
    Nese CIA do te kishte hedhur desante ata do te ishin jo me shtetas te plakur shqiptare, por marinsa qe te kallnin daten ashtu sic ka bere ne shume vende te Amerikes Latine, Iran e te tjere.

    Aksionet e atyre krimineleve shqiptare ishin pothuaj private duke patur gjithmone udhezimet e rrepta per mosimplikimin e shteteve nga hidheshin. Askush nuk donte skanadale politike me shtete sovrane sic ishte Shqiperia. Aksionet e tyre perfliteshin neper kafenera ku pinin kafe dhe vete diplomatet shqiptare nga ku cdo informacion binte menjehere ne veshin e Shehut dhe Hazbiut te cilet i pritnin si mollet qe binin nga pema.

    Ndoshta me interesantja eshte, ku lexova diku keto dite, qe nje Pilo Shanto qe ka qene ne aksione luftarake kunder bandave te derguara nga CIA sot jeton ne nje lagje ne USA pak kilometra ne afersi te bllokut ku CIA ka godinat e saj!!!!!

    Nese Pilo Shanto do te kishte luftuar kunder CIA-s ai jo vetem qe nuk do te merrte leje qendrim ne USA, por as kockat nuk do te gjendeshin sot, e jo me ti bej sot karshillek a komshillek CIA-s.
    Po nejse, pune llafesh kafenesh Shqiperie.

    Pra lerini brockullat me libra te Lulusheve dhe Belusheve se beheni vetem per te qeshur.
    Kam dhe te tjera, po sot po e le kaq. Hysni, Mehmet, Kadri kishin lidhjet e tyre, ku absurdi ishte qe ne Shqiperi ruheshin me nje taborr shoqeruesish dhe gardistesh, ndersa neper bote dilnin per Pazar, vizita mjekesore dhe …per te pare Kullen Eifel ne Paris dhe Hofburg-un ne Vjene!!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 3, 16:53

      klaus
      më vjen keq të të them se në këtë shkrim ja ke futur POOOOOOORDHËËEËËS!
      nuk dua të hyj e të diskutoj për indoktrinimin e mbetur në kokën tënde,por po të përmënd dy fakte të vockla!njëra pro e tjetra kundër!!
      -është e vërtetë që sovjetikët ishin si këshilltarë të sigurimit shqiptar!është e vërtetë që sigurimi është stërvitur dhe shkolluar në BRSS,dhe falë saj ishte i jashtëzakonshëm!
      -vajkali është një liqen shqiptar dhe jo ai liqen fantastik në rusi!!
      ndodhet disa kilometra nga bulqiza dhe shumë afër me rrugën, folklorike,votë vjelëse, të arbërit!!
      ps:klaus ti je i zgjuar,por në krahasim me ish ushtarakë si fterri dhe fëndx!!ke shumë dijeni në fusha të ndryshme,se sa për punë zbulimi?!rri e mos u ngatërro kot!nuk ke minimumin e kapacitetit llogjik!vetëm se ja fut asaj që e kam shkruar lartë me shkronja të mëdha!!
      të më kuptosh,nuk e kam me keqdashje!!po ta shkruaj që të të mbroj nga figura tmerrësisht e keqe që po i bën vetes!!

      Reply to this comment
  2. ELIOT May 3, 15:51

    CJANE KETO BARCALETA …..I KAM PAR NJA 100 HERE KUR KUBANEZET QE URRENIN FIDEL CASTRON …U REVOLTUAN VETE … DHE I BLEN ARME C I A .. PER TE PERMBYSUR REGJIMIN E DIKTATORIT …. E DHE ME SHQIPERINE POLONINE CEKINE BULLGARINE TE GJITHA VENDET KOUNISTE ME DIKTATORE KISHTE NJEREZ QE DONIN TE HAKMMERRESHIN ME VRASJEN E FAMILJAREVE TE VET…. PRADAJ KY RRENACAKU KOMUNIST MOS TE NA TREGOJE PERRALLA ME NASTRADINA …. AMERIKA I KISHTE PROBLEMAT E VETA KUR NE 1962 RUSIA I COI NE KUBA RRAKETAT E TMERSHME AUTOMIKE ..DHE KENEDI DHE C I A ..SKISHTE MEND TE MIRRTE ME NJE VEND MORRACAK SI SHQIPERIA ….. DHE MOS NA MERRNI PER IDIOTA …SE AMERIKA ANGLIA E DINTE SE EDHE PO TE PERMBYSEJ ENVERI DIKTATURA …. RUSIA DO TE NDERHYNE TE TANKET E VETA … DHE AMERIKA E EVITONTE LUFTEN ME RUSINE ME LINDJEN .PRANDAJ MOS NA MERRNI PER NAIVA ??????SE SJEMI COBANE ……. TE GJITHE DIVERSANTET DHE CETAT E TJERA ME SHQIPTARE ….QE VININ NE SHQIPERI ..VINI NGA URREJTA QE KISHIN PER KAMUNISTAT … DHE NUK ORGANIZOHESHIN NGA AMERIKA NGA ANGLIA ..KETO JANE PERRALLAT E KOMUNISTAVE ..PER TI BERE DISA COABEN QE TE URRENIN AMERIKEN DEMOKRACINE DHE JA KANE ARRITUR QELLIMIT SE KA SHUME LOPE QE I MARRIN PER TE VERTEA KETO PERRALLA ..

    Reply to this comment
    • Bardhi Tolabi May 3, 19:26

      O Eliot futja kot….
      Qenke aq I perditesuar me punet e zbulimit prej sigurimit te shtetit sa ke kurajo e ja fut pordhes…
      Periudha e ndeshjes me diversante perfundoj ne vitin 1954,sepse si pasoje e deshtimeve te njepasnjshme,fuqite perndimore,armiq me Shqiperise e asaj kohe,e nderperene kete forme lufte per permbysje te sistemit ne Shqiperise Pra hane Shan e hane Bagdat I thone fjales,c’pune kishe Halli I Kenedit me raketat Ruse, ne Kube?
      Nga ana tjeter,ndihma midis vendeve miq eshe gjithmone e mirepritur edhe nga ana e sovjetikeve ne ate kohe.A nuk eshe e mirepritur sot ndihma e CIA-s,DEA-s,NATO-s?
      Sigurisht qe po.
      Prandaj kur te shkuash,lexo me pare per problem in.Nuk je Vllah,por je coban dhish dhe e merriton ate emer…

      Reply to this comment
      • ELIOT May 4, 11:30

        KY I CMEDURI SPIUN I HITLERIT JA FUT PORDHES .. KUR THOTE TE ARRATISURIT POLITIKE KRIMINELE LUFTE …. MORE DEBILE SHUME VETA IKEN SE ENVERI ISHTE NJE KRIMINEL QE I VRISTE OPOZITEN KUNDERSHARET QE ISHIN DEMOKRATE DHE JO KRIMNELA …. PER SHEMBULL ABAZ KUPI LUFTOI FASHISTAT NE 1939 ..DHE ENVER ZGJEBSI U FSHIHTE SI MI HALESH … DHE KUR IKU NE PARIS … ZGJEBSAT SPIUNA TE ENVERIT DONIN QE TA BININ NE TIRANE DHE TA GJUKONIN SI KRIMINEL LUFTES ..SIC THOTE KY TRADHEATARI I POPULLIT ..DHE SERVILI I ENVER HITLERIT …POR KA NJE POR NE DEMOKRACIE NUK TE DENON NJERI PA PROVA PA FAKTE … DHE HEROI I POPULLIT BAZI MORRI AVOKATE NGA FRANCA ..DHE JA THANE MASHTRIMET QE BERI ENVERI ..ME 2 SPIUNA SI DESHMITARE ..TE RREME ….SE ABAZI KISHTE ANGLEZET SI DESHMITARE SE LUFTOI NE KRAH TE ALEATEVE …GJE SE KA KUPTUAR KY PLAKU RRENACAK …DH PER BARDHIN .. KUR L E 2 BOTERORE MBAROI ..FILLOI LUFTA E FTOHTE …. RUSET KISHN GJERMANIN LINDORE DHE GERMANIA SKISHTE USHTRI …ISHTE LIGJI I LUFTES …PRANDAJ FORCAT AMERIKANE FRANCEZE DHE EUROPIANE E MBRONIN GJERMANINIE NGA RUSET BOLSHEVIKE .. DHE NUK E KISHIN MENDJEN TE RREZONIN ENVER KACABUNIN … SE PO TE DONIN E BENIN SI NE GREQIE ….A E DIN CFARE NDODHI NE GREQIE COPE MISHI ….CHURCHILLI STALINI VENDOSEN PER FATI E GREKEVE ..DHE JO DISA KOMUNISTA GREK QE DONIN NJE SISTEM BOLSHEVIK…. DHE ANGLIA I COI TANKET DHE VURI NJE REGJIM DEMOKRAT LIBERAL ..QE TI KOQE KATNARI E QUAN KAPITALIZEM ..??? KAPICHE TETE DE BITE .. EDHE KOMUNISTAT NE CUBA NE BOLIVIE NE RUMANIE NE BULLGARI NE TE GJTHE BOTEN SA HERE QE POPULLI SHKON KEQ S JA VENIN FAJIN AMERIKES ….PO AMERIKA KURRE SE KA PERKRAHUR KOMUNIZMIN ..POR QE TE NDERHYJE PER REZZIMIN E ENVERIT …KETO JANE PERRALLA TE NEXHMIJES DHE SPIUNAVE PER TE MBUSHUR GAZETAT ..DHE PER TE JUSTIFIKUAR VARFERIN E SHQIPTAREVE ..DHE MJERIMIN E SHQIPERISE …PRANDAJ SHOKU BARDHI KUR TE SHKRUASH ..MESO MIRE HISTORINE E BOTES DHE JE VETEM NE SHQIP .SE ENVERI E MBOLLI FRYMEN E RRENAVE JU KA BERE TYCA …SIC HITLERI E BERI RININE NAZISTE …. HEJ BARDHI FSHATARI …NAZISTAT E MBANIN HITLERIN PER ZOT …. E JEPNIN JETEN PA U KURSYER PER ATE .. DHE E PANE ME SE FUNDI ..SE GJITHSHKA ISHTE FALLSO . PRANDAJ DHE DUKESH Q E SKE DEGJUAR NDONJEHERE QE LUFTA E 3 BOTERORE ISHTE DUKE FILLUAR NGA CUBA …. TE KUPTOJ ..JE NAIVE OSE …. RUSET E MBUSHEN KUBEN ME RRAKETA DHE DONI TE BOMBARDONIN AAMERIKEN … DHE KENEDI DHE TE GJITHE AMERIKANET U MOBILIZUAN SE PER PAK …… PRANDAJ ..MESO GJERA ..NE AMERIKE KA 1 MILION KUBANEZE ..QE SE DUAN DIKTORIN KASTRO DHE FAMILJE E TIJE .. QE PRESIN RASTIN TA PERMBYSUR .. DHE SIPAS KETIJ SPIUNI TE REGJIMIT TE DIKTATORIT …CDO GJE E ORGANIZON AMERIKA …????? MERCI ..

        Reply to this comment
  3. Orteku i Fekenit May 3, 16:01

    Ti morri i tipit C i paske kuptuar te gjitha ti qenke me i zgjuari dhe ish sigurimsat te gjithe te pa afte ! Brockulla ! Qe ushtria dhe zbulimi kishin ngjyre sovjetike s’ka dyshim se ne BS u shkolluan kuadrot drejtuse po ti ve ne dyshim cdo sukses te zbulimit se shum te bukura per te qene te verteta.!
    Puna e zbulimit per nga vete natyra nuk eshte komplet e hapur dhe per rrjedhoje eshte e lehte te vihet ne dyshim se akoma ka enigma.
    Pa hyre ne studime te arkivave e deshmite ish agjenteve te CIA s ose MI 6 etj niveli nuk ka qene i dobet! Shiko armet e tjera Artileria Aviacioni Marina . Kuadrot e pare u pregatiten ne BS me vone ata drejtuan shkollat tona! Teknika me kalimin e kohes u vjeterua por pregatitja ishte e nje niveli te mire! Nje nendetese ose nje Mig o di o sdi ta perdoresh!
    Ne kohen e luftes se Vietnamit teknika jone ishte e njejta!!!! Pati edhe oficere nga ne qe u cuan atje. Nga shkolla e bahkuar mbas 90 u cuan per rishkollim edhe njeher ne ne ahkollat e Nato s ne Gjermani Usa Turqi etj nuk u be figure e keqe! Po ti o morr c kto nuk i di vazhdo llap dhe poshtroje veten se mbase ndihesh me mire!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 3, 16:58

      shumë të drejtë!!
      ne kemi një ndjenjë inferioriteti,që ja kalon asaj të superioritetit folklorik!
      klausi nuk është nivel i ulët,por në të njëjtën kohë është një zero me bisht përsa i takon njohjes së profesionit të zbuluesit!!
      sa për elin gocën sharabajgë të nastros,nuk ja vlen me fol!!unë e lexoj gjithnjë për të bërë klasifikimin e idiotësisë!!është i vetmi që thyen rrekorde!!gjithnjë të vetvetes!!

      Reply to this comment
  4. edbo May 3, 17:12

    Une nuk mendoj se Hasan Luci tregon perralla dhe diku diku as dy komentuesit.
    Pas emigrimeve te medha vine perdorimet dhe sherbimet sekrete qe i permbledhin me deshiren e tyre,pra te emigruarve,ne lojra e imponime etj etj, po ata qe prej lufterave “per demokraci”(ju plasi barku per demokracine apo diktaturat ne vende te tjera),interesat shohin dhe sigurisht qe se pari ato jane ekonomike e gjithanshmerisht,shfrytezuese e shkaterruese.

    Ne fakt,e verteta eshte se shteti shqiptar u shkaterrua nga shqiptaret,dhe Ramiz Alise nuk i mbeti vec shitja te Amerikanet e sigurimit te shtetit etj,per te dale nga varri veterremihes qe shqiptaret me se pari jane natyrshmerisht te talentuar.

    Mund te mburren shqiptaret se dolen nga varri qe vetendertuan,dhe nga nje sigurim shteti,realizuan nje CIA ,duke kapur kreun e saj ,si dhe realizuar nje shqiperi me prespektiva e si krah te djathte te Amerikes,sepse e verteta eshte qe ishin dhe jane superfuqite ato qe vendosin fatet dhe te ardhmen e shqiptareve.

    Por histori me te lavdishme se ajo e 50 vjeteve te komunizmit,as kane pasur as do te kene shqiptaret.

    Ps
    Amerika terhoqi te gjitha potencialet njerezore dhe bashkepunuse apo te deshirushme per te shkuar ne Amerike,e kjo bazuar ne interesa e prrograme te saj per Shqiperine e Shqiptaret.

    Gjithcka tjeter “e vertete”,eshte e pavertete.
    Flm.

    Reply to this comment
  5. I tille je , sa here hap gojen May 3, 17:18

    Nuk merret kush me idjotesite e tua Claus ! Ne mun gese totale te argumenteve , s`te mbetet vec shpifja , nxirja e perbaltja e gjitheckaje te mire ,qe eshte bere ne sherbim te vendit , atehere , me pas dhe , deri ne ditet e sotme ! Je pasardhes i denje ne gen , i parise se shitur antikombetare ! Kete e verteton ne cdo fjale , shpifese , fyese e baltosese , sa here qe hap gojen !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 3, 17:24

      kurse ti gjithnjë fantastik me argumentet e tua!!
      vetëm një problem i vogël është!!
      nuk duken askund!!
      klausi,pavarsisht se ja ka futur …,prapë ka përdorur një farë llogjike!!
      ti vetëm lidhje nuk me me të!!
      nuk e di a më kupton??
      për llogjikën e kam fjalën!!

      Reply to this comment
  6. na beni per te dhjere May 3, 18:12

    Dolen gjithe te deshtuarit filozofa e gazetare ti shesin dengla njeri tjetrit, ha ha ha …

    Reply to this comment
  7. lenci May 3, 18:13

    Claus…me mire mos fol per gjera qe duan mend per t’u kuptuar. Kur nuk di gjeografine e vendit tend, mendo te dish gjeografine e nje vendi te madh si Rusia!
    Liqeni i Vajkalit eshte nje operacion i rralle i sherbimeve inteligjente shqiptare. Ngjarjet e ketij operacioni, qe zgjati dicka me shume se 16 muaj, jane bere leksione qofte nga ruset, qofte nga amerikanet, ne institucionet perkatese te vendeve te tyre, ku pergatiten agjente te sherbimeve sekrete.
    Po t’i kishin hartuar dhe drejtuar ruset ato operacione, do kishte dokumente. Vete amerikanet, ne librin e Alfred Lulushit “Operation Valuable Fiend:, deklarojne se deri sot nuk ka asnje te dhene qe sovjetiket ishin ne krye te tyre. Kurse amerikanet, qe u demtuan nga ai operacion, nuk do kishin pertuar ta thonin nje gje te tille, aq me teper, qe ne kete rast, deshtimi do ishte me i justifikuar.
    Me cudit, o Claus, kur perserit lajthitjet e Enver Hoxhes se CIA dorezoi grupet e armatosura qe u futen ne Shqiperi per te forcuar pozitat e Mehmetit e te Kadriut ne qeverine shqiptare. Amerikanet, qe donin ta shkepusnin Shqiperine nga perandoria sovjetike, paskan bere gjera te tilla.
    Mehmeti dhe Kadriu kane qene agjenturiste te shkalles me te larte dhe u perleshen me dy superfuqi, SHBA dhe Britania e Madhe, dhe 3 fuqi te tjera, Italia, Jugosllavia dhe Greqia.
    Ben mire te dish se, ne vitin 1952, ne valen e agresionit kunder Shqiperise, Britania e Madhe i propozoi SHBA-ve qe Shqiperia te ndahej midis Jugosllavise dhe Greqise. Bile te gjendej edhe menyra per te kenaqur edhe Italine. Eshte ne nderin e SHBA, qe nuk pranuan kete perpjekje per copetimin e katert te Shqiperise, por eshte merite e sherbimeve inteligjente shqiptare, e ushtrise sone e, ne menyre te vecante te shqiptareve te thjeshte, qe e hodhen ne ere nje perpjekje te tille. Keshtu deshtoi edhe kjo perpjekje per copetimin e Shqiperise.
    Mbi 1200 anetare te sigurimit, ushtrise dhe njerezve te thjesht rane ne fushen e nderit. Dhe korbat, pasardhesit e tradhetareve te vendit, atyre qe bashkepunuan me nazifashistet dhe vendet, qe nuk e kane dashur kurre Shqiperine, si Jugosllavia dhe Greqia, bertasin per vrasje pa gjyqe kur behet fjale per banditet, qe u vrane ne keto luftime. Po keta, te anes kundershtare, me gjyq u vrane?
    Me e pakta, ti Claus nuk jeton ne Shqiperi dhe nuk lexon te gjitha palet. Ben mire te mesosh historine e gjeografine e vendit tend te origjines.

    Reply to this comment
    • Claus May 3, 19:21

      Lenci e ke filluar komentin si ata sigurimsat me xhakete doku dhe te qethur karre.

      “Mos fol per gjerat qe nuk i di”, thonin, a thua se me “sekretet” qe mbanin ata siguronin nje shtet te tere.
      I atille me dukesh dhe ti.

      Nejse, mund do me ndjekesh ne serialin e neserm, se nese gjej kohen e duhur kam dhe ca te tjera nga soji i sigurimsave qe ndiqnin ca fshatare nga Puka dhe per ca nga lloji qe pinin kafete me emigrantet se dieta e tyre tor se dilte.
      Te perbashket kishin injorancen dhe Zonen e Pare Operative nga kishin ardhur, shkurt ishin te klanin Kapo dhe Shehu.
      Duro deri neser, ndoshta do ju “gajas” edhe njehere me dijet e mia te nje injoranti qe nuk Jeton ne Shqiperi.
      Kam njohje te medha, kete mbaje mend mire. Njoh shume njerez duke filluar nga politikanet te vjeter dhe te rinj e deri te Lymi i Tutit a Tuti i Lymit, merre si ta duash

      Reply to this comment
  8. Vajkali May 3, 21:13

    Claus. Ne shqiperi eshte fusha e Vaikalit.Ku kazhvilluar nje beteje Skenderbeu. Bajkali me Vajkalin jane hume larg. te ngaterrosh keto a nuk eshte injoranve

    Reply to this comment
  9. demo May 3, 21:15

    Se ke me ngjan,se ke me ngjan?E gjeta. Gjuha Hasan Lucit i ngjan(ne fakt sikur vazhdon rrefimin pas 300 vjetesh)gjuhes te nje misionari turk te oborrit te sulltanit,qe u verdallis kendej ne vitet 1660-1670.Ky quhej Evliah Celebi dhe misioni i tij ishte te rekrutonte ushtare ne Shqiperi.Ky agjent i turqve pushtues i ra Shqiperise kryq e terthor,dhe pikerisht si Hasan Luci sot,vlereson si tradhetare te popullit te tyre DUKATIN, qe qendronte atehere si nje keshtjelle ne portat e Laberise per te mos depertuar pushtuesi turk.Dukati per misionarin turk perfaqesonte Laberine dhe Himaren.Te ndihmuar nga Venecianet Laberit e krishtere te lidhur me kishen e Romes nuk lejonin deprtimin e pushtetit osman ne malet e Labwerise.Laberit e Dukatit,malesoret e Malit te Zi,(ne ate kohe ishin te gjithe shqiptare katolike)qytetaret e Kotorrit,Arbereshet e Morese ishin “tradhetare te vendit te tyre”,ndryshe nga qytetaret e fshatrat e Beratit,por sidomos sanxhaku i Elbasanit,qe ishte lepe-peqe,shume besnik ndaj urdhrave te sulltanit,nxorren tellallet me daulle per te mbledhur ushtare kunder shqiptareve kryengrites te Morese dhe kunder shqiptareve kryengrites te Kotorrit..
    Kjo eshte edhe llogjika dhelparake e sigurimsit Hasan Luci..Shqiptaret qe u hodhen ne Shqiperi per te shkrepur qofte edhe nje pushke kunder terrorit te kuq ndaj familjeve patriotike te malsise shqiptare,ky agjent i sigurimit i quan,tradhetare te vendit te tyre.Por jo mor Hasan se nuk ke ngelur ti te gjykosh kush ishin tradhetare e kush patriote.Po te ishte normal dhe po ta donte populli ,pushteti komunist nuk mbante gjithe ate aparat ushtarak e policor te pashembellt ne te gjithe juntat policore ne bote.Ne nje vend me 1 milion banore,sherbenin 70 mije ushtare,oficere,police,te armatosur.Gati nje e dhjeta e popullsise.Keto Marka Gjonat e Bib Dodat,Hamit Matjanat dhe Lush Lleshanaket,nuk vinin ne Shqiperi se ishin supermena e do rrezonin me tre vete nje junte terroriste te armatosur deri ne dhembe,me nje popull te tmerruar nga dhuna qe spiunonte edhe kafshet e malit kur hynin ne kufi,se ndryshe perfundonte ne Tepelene.Keta vinin ne misione vetevrasese si kamikaze,per te shpaguar familjaret e dhunuar,perdhunuar,nga terrori enverist.Keta ishin thjesht individe,ne zgrip te deshperimit,Origjinen e misionit te tyre kerkojeni ne fushatat e terrorit qe ushtroi batalioni i mbrojtjes se popullit ne Malsi,ne familjet e malesoreve,fshat me fshat e shtepi me shtepi.Nuk erdhen malsoret ne kazermat e partizaneve te mobilizuar pas lufte,por shkuan keto te fundit ne Malsi.
    Sa per ate radiolojen e famshme qe nuk paska pasur shoq ne rruzullin tokesor,,po ju them nje fakt interesant ,te ndodhur 10 vjet para kesaj loje radio-amatoreske.
    Ne vitet 43-44 Abwehr(sherbimi inteligjent) gjerman zhvilloi nje loje te tille me sherbimin inteligjent anglez SOE,por te permasave shume me te medha.Gestapo shtiu ne dore radistet e diversanteve ilegale qe hidheshin nga deti dhe ajri nga anglezet dhe me ane te tyre kerkonte ndihma,arme,forca ushtarake,qe kapeshin sapo binin ne toke nga Gestapo.Keta ishin franceze te arratisur,ose vullnetare polake,.Operacionet zhvilloheshin ne pyjet e Vandese dhe ne brigjet e Pas de Kale.Kur u merziten me keto dergesa te njepas njeshme,gjermanet i dhane fund operacionit me fjalet:-Faleminjderit per Ndihmat.Boll me kaq! Anglezet u pergjigjen:-Do tjua kthejme reston! Me keto zbarkime te njepasnjeshme ne Pas de Kalais,Hitlerit ju mbush mendja qe aleatet do te zbarkonin ne Ngushticen e Pas de Kalais,Pergjigja qe mori ishte Zbarkimi ne Plazhet e Normandise,Ky ishte kusuri Anglez.A
    Sherbimi inteligjen anglez(me budallai ne bote!),qe e kishte pesuar njehere kete loje nga Abwehr,nuk zuri mend?Ne rastin e pare hidhte ne gojen e gjermaneve franceze dhe polake,;ne rastin e Shqiperise hidhte kamikaze shqiptare.Po pse nuk hidhnin angleze keta torollake?Se kur prune misione per te armatosur cetat partizane hodhen Mc Cleinin,Kolonelin Hill,Emmerin etj.Pse nuk derguan bashibozuket e Zogut keta atehere?,
    A e dinte KGB sovjetike kete loje,qe e aplikoi edhe ne Shqiperi?Edhe skemat piramidale i cpiku Sudja me Kadrijen dhe gjeneral Xhaferrin

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 4, 09:47

      dem
      më pëlqejn jashtëzakonisht kjo zgjuarsia tënde!!
      ti do të kishe kaluar,aleksandër,çezar,fushe e tërë njerzit më të shquar të botës,nëse të gjithë të tjerët do të kishin luajtur sipas mëndjes tënde!!
      e fillon me dukatin e vitittttttt,nuk e di se kur,pastaj me lojën e gjermanëve dhe reston e anglezëve!!
      por harron o dem djali se gjërat nuk janë dhe nuk mund të jenë ashtu si do ti paraqesësh ti!!
      ne e dimë fare mirë se popuj të ndryshëm në kohë të ndryshme,o mund të hyjnizohen o duhen shfarosur për atë që kanë bërë!dimë gjithashtu se dhe persona të veçantë në veprimtarinë e tyre kanë qënë sa pariotë dhe tradhëtarë!!por po të flasësh vetëm për atë që të intereson ty dhe interesave të tua!?
      kjo nuk është zgjuarsi!!është vetëm LIGËSI!!pra ti përdor zgjuarsinë tënde për të arritur një qëllim të lig!!
      meqënëse ky artikull është për agjenturën,atëherë do të themi se shqipëria në liqenin e vajkalit dhe në disa raste të tjera i’a bëri 8me2 anglezëve dhe amerikanëve!por në raste të tjera humbi!ja bënë 20me1 të tjerët!!tashti të të lidh me klausin dhe indoktirinimi që ai ka akoma,ndoshta rrjedh nga familje ish ushtarakësh të dënuar në kohën e beqirit,spekullimi tim!UDB,jugosllavët, pavarsisht humbjeve të shumta,të nivelit të ulët, që patën në përplasje me SSH,ata aritën atë që deshën!!eleminimin total të sigurimit të shtetit!!jo vetëm në vitin ’82,por dhe sot e kësaj dite nuk egziston një gjë e tillë!pavarsht “përkrahjes” që kemi nga të mëdhenjtë e botës!!
      ne mburremi,një pjesë nostalgjikësh,dhe ti je i tillë për anën tënde,me disa fitore,të mëdha për njësi,por nuk themi asgjë për humbejet,HUMBJEN e MADHE që kemi pësuar!!
      ne vërtetë fituam disa beteja,shumë të bukura,por sot jemi katandisur në atë derexhe sa K/ministri “atdhetar”,”patriot”,bile “nacionalist” i paparë propozon për drejtues të agjenturës shqiptare një gërk!!një antar të një kombi shovinist, në përgjithësi,në mënyrën ekstreme ndaj shqipërisë!!
      dem sado të përpiqesh ta zhversosh ti me shëmbuj budallenj,sigurimin e shtetit,prap nuk do tia arrish të bësh atë që ai i bëri vetvetes!!
      nuk qe në gjëndje të jetonte asnjë ditë më gjatë se jeta,efektive,e krijuesve të tij!!
      sot ish sigurimsat e djeshëm i ke agjentë të shumfishtë të zbulimeve të huaja!!vëndin e parë e mban mosadi izraelit!
      dem,dem sa posht e ul veten me këtë urrejtje patollogjike!!
      të jep përshtypjen siku shkruan nastradini,por me një kusht!!pasi ka marë dozën ditore të qetsuesve!!
      nuk e ke nivelin të tillë dem!!
      dhe këtë ti e di mirë,nëse ta thotë një person që nuk ndan të njëjtat mendime me ty!në përgjithësi!!
      por që të do të mirën!!

      Reply to this comment
  10. Muci May 3, 22:10

    Aman gjere kur me me keto perralla. Fabulat e keti spiuni matuf as nipcet e ti muk ja besojne me.
    “Terrori ishte i ndaluar në punën tonë. Vrasja do të konsiderohej menjëherë si një akt terrorist. Ishte porosi direkte e Enver Hoxhës kjo. Madje kur i shkoi propozimi ynë për ta eliminuar Zogun, ai tha prerë “Jo!” dhe mos ma kërkoni herë tjetër këtë. Ne nuk jemi terroristë!, tha Enveri.” Po are debil i pa turp terrori ishte shtylla e pushtetit komunist qe nga Lenini e gjet te Kin IL SUN I SOTEM.

    Reply to this comment
  11. nuk kam faj une May 3, 22:25

    Mua e duken du Hasan Luçi; nje qe e merr Albert Xholi ne interviste dhe kepuste broçkulla dhe tjetri ketu qe flet shume seriozisht e konkret. Mos valle edhe gazetari influencon se çfare duhet te kerkoje?

    Reply to this comment
  12. Turi May 4, 01:55

    Kishit KimFilbin o mashtrusa se per nje mije vjet nuk kishit per te kuptuar dhe kapur gje

    Reply to this comment
  13. Arben May 4, 06:49

    Ku eshte tani, ti fusim plumbin kokes.

    rrace e qelbur

    Reply to this comment
  14. Leshi May 4, 07:39

    Qeky Hasan Luçi rrjedh nga nje familje me mbiemër Luci sepse paraardhesi i tij ka qene lucë dhe kete Partia e perdori si të tille. Me keto përralla me mbret vazhdon të tregoje qe eshte i denje per atë mbiemer qe ka…
    Me sa duket, nuk e ka harruar dajakun qe e ka ngrene ne Paris kur sherbente si luci i partise…….

    Reply to this comment
  15. une tropojani May 4, 10:23

    Ky Demua e ky Claus jane me gomere se gomeret e vertete, por ata bejne nje pune te pakten, transportojne mallra e njerez, ndersa keta te dy qelbin dynjane; te tillet duhet te cohen neper shtepite e riaftesimi (cmendina), ngaqe ndotin mjedisin intelektual.

    Reply to this comment
  16. Orteku i Fekenit May 4, 10:52

    Luci ka qene punonjes ambasade nuk punuar direkt ne “terren” dmth trnsmetonte urdhra e mblidhte informacin. Qe Hoxha te kete thene nuk bejm terror nuk do te thote qe paska qene i “ndershem” ose i “drejte” por thjesht nuk donte “namin” e nje terroristi .Ne 48 me Greket ka thene “asnje predhe ne territorin grek” Kjo nuk e ben me te” mire ”
    Kjo qe ben pershtypje ke tregimet e Lucit eshte aftesia e atyre zbulusve te thjeshte qe punonin ne terren..Kim Filbi s’ma merr mendja qe ka thene “kapeni Matjanin ke liqeni i Vajkalit ” edhe sikur te kete qene ashtu ather kjo eshte prova qe CIA e MI6 e kishin marre ne dore punen e rrezimit te pustetit komunist
    Perball ata paten si kundershtar oficere SHQIPTAR qe ju imponuan nga ana profesionale respekt. Kto tradita profesionale ne kohen e sotme kane humbur po shifet qe nuk ja dalim dot me ca banda drogaxhish

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*