Ministri italian, mesazh Shqipërisë: Godisni të paprekshmit

November 3, 2017 12:39

Ministri italian, mesazh Shqipërisë: Godisni të paprekshmit

 

Duke e quajtur histori suksesi bashkëpunimin mes dy vendeve, ne operacionin kundër kultivimit të kanabisit, ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti ka dhënë një mesazh për Shqipërinë, duke kërkuar të luftohen “të paprekshmit”.

Ai theksoi se ky është objektivi i rëndësishëm për të cilin duhet të punojmë së bashku, pasi në Europë dhe në Itali nuk ka të paprekshëm

Shpreh përgëzimet e mija për kolegun tim shqiptar, i cili ka organizuar një takim kaq të rëndësishëm, i cili sinjalizon shëndetin e shkëlqye të bashkëpunimit tonë. Një marrëdhënie që ka lindur para shumë vitesh, ka parë të bëhen vetëm hapa para. Sot na dorëzon një bashkëpunim të rëndësishëm në fushën e sigurisë, kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Guardia Di Finanza ka kryer një punë të jashtëzakonshme dhe për këtë e falenderoj. Bashkëpunimi ka çuar në rezultate të jashtëzakonshme.

Ne kemi përballë një operacion të suksesshëm, që prej vitit 2013-2017 kemi parë një rritje progresive edhe të rezultateve dhe sido qoftë në momentin që theksojmë se kemi të bëjmë me operacion suksesi unë nënvizoj: Operacionet e suksesshme duken në kohë, këto rezultate duhet t’i mbajnë edhe në vitet e ardhshme.

Në luftën kundër krimit të organizuar, në këtë objektiv strategjik do të keni bashkëpunimin e plotë të qeverisë italiane. Ne duam të godasim organizatat e mëdha, duhet të godasim të paprekshmit, pasi në Itali e Europë nuk ka të paprekshëm, për këtë objektiv duhet të punojmë së bashku.

Në këtë projekt dhe objektiva është angazhuar i gjithë sistemi italian që kanë bashkëpunuar me Shqipërinë dhe këtë e tregojnë edhe të dhënat. Ky raport, kjo marrëdhënie përfshihet në një marrëdhënie edhe më të gjerë mes Shqipërisë, Europës dhe vendeve të Ballkanit”, tha ministri i Brendshëm i Italisë.

November 3, 2017 12:39
Komento

4 Komente

  1. livadhisin mbi gjak shqiptarësh November 3, 15:36

    Ne duam të godasim organizatat e mëdha, duhet të godasim të paprekshmit S.Berisha ,L.B asha Ilir dhe Mona Sudja (Meta ), pasi këta vazhdojnë të livadhisin mbi gjakun e shqiptarve dhe shkatrrojnë shqiprinë.

    Reply to this comment
  2. Lisi November 3, 16:10

    Unë njoh tre të paprekshëm :
    SALI BERISHA
    ILIR. META
    LULE BASHA
    Këta janë të paprekshëm sepse mbrohen nga Amerika dhe BE .
    Vettingu shqipëtar ka për të qenë një gënjeshtër e bukur , për ne popullin e prapambetur . E meritojmë të na tallin e të na përbuzin !

    Reply to this comment
  3. perkthyesi November 3, 16:41

    More, te paprekshmit nuk do te preken kurre! Harrojeni! Ketu do te jemi, dhe do te shohim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim