Ministri Klosi inspekton situatën në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër: Ajo që ndodhi, ngjarje shumë e trishtë

July 8, 2015 18:56

Ministri Klosi inspekton situatën në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër: Ajo që ndodhi, ngjarje shumë e trishtë

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi pa sot nga afër situatën në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, pas ngjarjes së bërë publike në media, ku një nga edukatoret e këtij institucioni dhunonte fëmijët e strehuar në të. Për këtë qëllim, ai ka zhvilluar fillimisht një takim me stafin e këtij institucioni, ku dhe u njoh më në detaje mbi ngjarjen në fjalë dhe situatën e përgjithshme që ekziston në këtë institucion.

Në një deklaratë për mediat, Klosi u shpreh se ndihej i trishtuar për atë që kishte ndodhur në këtë qendër, ndërsa falënderoi edhe median që e denoncoi këtë rast.

“Ajo që ndodhi në qendrën e jetimëve socialë këtu në Shkodër është një ngjarje shumë e trishtë, ngjarje që trishton dhe revolton jo vetëm ata që e panë, por gjithë qytetarët e këtij vendi dhe qytetarët e përgjegjshëm, jo vetëm administratorët publikë, por edhe ne si prindër, duke menduar si për fëmijët tanë për mënyrën sesi fëmijët u keqtrajtuan nga një staf me problematikat e veta. Prandaj e them fare sinqerisht që gjithsecili prej nesh mban përgjegjësitë e veta”, – tha për mediat ministri Blendi Klosi.kls 2

Më tej ai bëri të ditur se, përveç pushimit nga puna dhe kallëzimit penal në prokurori të tre punonjësve të kësaj qendre që ishin prezentë në ngjarjen e dhënë në media, kishte vendosur edhe për shkarkimin e drejtoreshës së kësaj qendre, Anjeza Gjeluca.

Sot isha në takim me stafin e këtij institucioni, duke kërkuar marrjen e masave për shkarkimin e drejtoreshës së këtij institucioni dhe për zëvendësimin e saj deri në një moment kur ne duhet të kuptojmë fare qartë se çfarë ndodhi”, – tha ministri Klosi.

Ai gjithashtu ka theksuar se për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, kishte kërkuar nga Shërbimi Social që të ketë kontrolle si dhe teste të rrepta për të gjithë stafin dhe personelin e këtyre institucioneve.

July 8, 2015 18:56
Komento

10 Komente

  1. Drejtsia July 8, 19:06

    pSA C PERGHESHSI KA DRWJTORESHA.nE QOFT SE NUK KA DITUR GJE PERGJEGJSIN E MBAJNE ARI QE KANE VEPRUAR
    APO SI NE KOHEN E XHAXH ENVERIT PER NJE PLESHT DIGJEJ GJITH FSHATI KJO ESHT LUFTE KL E PA DREJTE
    ah po ka ditur e nuk ka kontrolluar e ska marr masa ti jepet edhe gjyqite

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati July 9, 04:56

      Shume gabim e ka qe shkarkon Drejtoreshen —-Drejtoresha nuk ka asnje faj ne kete rast

      Drejtoresha nuk mund te jete brenda trurit te atyre punonjeseve qe kane shpirt akrepi

      Te kesh drejtor edhe ndonje ekspert te FBI-se, dhe nuk ka ca te beje ne kete rast

      Se drejtuesi nuk esht ne pune edhe mbasdite , qe te shikoje se ca bejne keto punonjese qelbesira

      Ndaj eshte e pa-drejte te shkarkohet Drejtoresha –Duke shkarkuar Drejtoreshen ju ben qejfin ketyre punonjesve qe u pushuan,

      Aty ne ate institucion, nuk ka mangesi organizimi dhe drejtimi, por ka dicka qe rjedh nga morali i atyre grave qe punojne aty , gje qe Drejtoresha nuk ka ca ti beje

      Vetem vendosja e kamerave i jep fund kesaj sjellje kriminale qe bejne keto punonjese me shpirt te qelbur

      Drejtoreshen ktheje ne pune o Zoti Minister, se nga sa e degjova une ne tv kete drejtoreshe ,
      Ajo ishte nje femer me te vertete inteligjente ,dhe fliste shume bukur ne lidhje me punen e saj si drejtuese –

      -C’ka esht gje e rralle per drejtuesit e tjere qe keni ju dhe qe jane te gjithe me arsyetim te gjymtuar dhe qe mezi cojne nje fjali deri ne fund ne menyre koherente

      Z.Minister ! Shume keq qe e perdor forcen e postit per te goditur ata qe jane te pafajeshem
      Duhet te kesh respekt per drejtesine e tjetrit , jo ta shkelesh ate me te dyja kembet pse ke postin

      Kush ka bere faje pushohet nga puna –jo ata qe nuk kane ebre faj
      Apo ti ecen me mendimin e qemotit –Indiferenti me i rezikshem se fajtori ..?.lol

      Reply to this comment
  2. Mali me bore July 8, 19:14

    Shko meso mire gjuhen e bukur shqipe, o “drejtsi”!

    Reply to this comment
  3. [email protected] July 8, 19:54

    Zoti minister !

    Gjithmone ,behen shembuj njerezit e keq ,kur kapen .

    Duhet te vendosni sistem kamerash ,ne te gjitha jetimoret e vendit,sepse ajo qe ndodhi ne Shkoder ,nuk eshte raste i vetem,besoj se duhet te kete te tilla gjera edhe ne jetimore te tjera te vendit.
    Beso dhe kontrollo ,,,thoshte ,ai miku ,qe disa skutha e shajne sote ate.

    Reply to this comment
    • nazim July 9, 01:47

      Ai duhet te pyesi femijet pa pranine e edukatoreve jo te beje loogje me edukatoret. Cfare kujton ministrit se edukatoret e tjera nuk i kane abouzuar femijet dhe nuk e dinin se ajo qe u kap( te tjerat nuk jane kapur) abuzonte.

      Reply to this comment
  4. Arben July 8, 20:30

    SITUATA ESHTE E NJEJTE NE TE GJITHA JETIMORET E SHQIPERISE.

    MUHABETE KOTI

    MJERE ATA TE SHKRETE THUAJ.

    Reply to this comment
  5. LABI July 8, 21:01

    Zoti minister! Behu me njerezor. Qendro me kemb ne toke. Mos u mundo ta fshehesh realitetin, se nuk eshte HERA E PARE qe ai staf sillet ne menyre KRIMINALE me jetimet. Kjo histori eshte si ajo “ajo rruga e miut ne mustaqe”……. Behuni baba per ata jetime. Bej DETYREN qe te takone. Veprimi stafit te jeti ores se Shkodres ka vetem nje emer KRIME ME PARAMENDIM NDAJ TE MITURVE JETIME” . E ky lloj bande kriminale qe ushtrine aktivitetin e vet ne fmije, ne gjeneraten e te ardhmes, ne farishten e Shqiparise, ka asgje me pake nga ajo Banda kriminale e Lazaratit apo nga krimineli qe ekzekutoi turistat Ceke. Kjo bande me edukatore qe paguhet nga taxapaguesit Shqiptere, eshte duke i dhene leksionet e krimit gjenerates se brishte, ndaj nuk duhet anashkaluar….
    Ne se ka avokat, prokurore, gjyqtare, minister apo edhe polishejtane qe jep version mediokri, ata pe dyshime jane me kriminel se “KRIMINELET EDUKATORE”

    Kur keto qenie cnjerezore arijne te filmohen kaq lehte, te lutem perdore Ligjet e Propabilitetit te kuptoshe se sa te aplikuara jane keto metoda cnjerezore, dhe Jo vetem ne Shkoder por ne te gjitha Jetimoret e Shqiperise.

    Keto bushtra nuk duhen toleruar, ne te kundert urejtja popullore do te bjere mbi qeverine,e pa dyshim ju do te jeni me i percmuari…..

    Reply to this comment
  6. shqipja July 8, 21:18

    shtepite e femijve duan nje grua te pjekur ne moshe e dedikuar e perkushtuar edhe edukatoret te pjekura me femije te rritur dhe te kene bere nje stazh te mire pune me perpara e pastaj te kalojne ne keto shtapi .grua me zemer e shpirt

    Reply to this comment
  7. Kris 1 July 8, 23:19

    Drejtoreshen kengetare e vume,simpatizante e Rames dhe ushtare e Metes.Gjithe diten u kendo te femijeve kenge per udheheqesin.Naten nuk e dime cfare bente.Duhet ta dije partia qe mbeshtet profesinalizmin.Tashti eshte koha ta leme qeverine te punoje se e arthmja do te jete e ndritur.

    Reply to this comment
  8. meri July 9, 10:31

    abuzimet e medhaja kane ndodhe ne kete shtepi femije. ta dini ju te gjithe se anjeza ka qene “pjese e TOM DOSHI”” group, dhe pastaj kur u muar vesh nga megi ajtyreza kjo i kaloj ne dore te Mark frrokuT E KOMPANY.AJO ISHTE NJE TURP TE ISHTE ATY DERI TANI E JO MA TE RRINTE PERSERI ATY.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*