Megjithëse të vlefshme, përdorimi i pasaportave dhe kartave të identitetit shqiptare do kushtëzohet me këtë dokument

July 16, 2019 13:16

Megjithëse të vlefshme, përdorimi i pasaportave dhe kartave të identitetit shqiptare do kushtëzohet me këtë dokument

Ministri Sandër Lleshaj bën me dije një vendim që mund të ndëshkojë qytetarët shqiptarë.

Ka të bëjë me pasaportat dhe kartat e identitetit, që edhe pse kanë datë skadence nuk mund të përdoren deti në atë datë.

“Për fat të keq, konstatojmë që ende flukset e aplikimit nuk janë ato që duhet, sepse ne përgjithësisht ne tentojmë t’i lëmë gjërat për në sekondën e fundit. Por gjej rastin edhe njëherë t’i ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike, ende sa ka kohë, sa sportelet janë të lira për arsye se shumë shpejt ne do të ndërmarrim masa shtesë që do të thotë, ne do t’i kushtëzojmë përdorimin e dokumenteve aktualë, megjithëse janë ende në fuqi, me aplikimin”, tha Lleshaj.

Sipas Lleshajt, kjo do të thotë që në një periudhë të caktuar, e cila do të shpallet, besoj nga muaji tetor, nëse dikush do të tentojë të udhëtojë jashtë shtetit me një pasaportë, të cilës i mbaron afati në dhjetor, nuk do të mund të udhëtojë pa pasur bashkë me pasaportën që skadon, edhe një dokument që vërteton që ai e ka bërë aplikimin për pasaportën e re.

Po kështu shërbimet që lidhen me kartën e identitetit, nuk do të ofrohen nëse karta nuk shoqërohet me një dokument që provon se qytetari e ka bërë aplikimin për të renë. E gjitha kjo bëhet për t’i kujtuar qytetarët që 31 dhjetori është afati i fundit, por nuk mund të prodhohen të gjitha kartat në datën 31 dhjetor! Do të duhet që gjithë kjo kohë, përpara datës 31 dhjetor të shfrytëzohet nga çdo qytetar në mënyrë që të evitojmë radhët, stresin dhe të gjitha problemet që lidhen me këtë çështje – deklaroi ministri Lleshaj.

e.t./dita

July 16, 2019 13:16
Komento

13 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 16, 14:13

    Ne gjithe boten kur duhen bere rinovime dokumentash nuk nxirren jashte perdorimit te gjitha dokumentet egzistuese pa perjashtim. Ato lejohet te perdoren deri diten e skadences se tyre. Keshtu evitohet grumbullimi i te gjitha aplikimeve diten e fundit. Shteti shqiptar si cdo gje tjeter edhe kete e ka bere me bythe.

    Reply to this comment
    • Dunavatasi i vjeter July 16, 15:40

      Dhe ti me kete qe shkruan je muti i kesaj bythe or palo plak…

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku July 17, 20:46

        Or ti bolekoqe prej dunavati une kam dal prej shume kohe prej asaj haleje qe ju e quani Shqiperi e vrapova pa e kthyer koken mbrapa per mijera kilometra dhe shpetova. Mutin qe dhjeva ne ate hale ta kam lene ty dhe cave si ty qe ta pertypni mire e mire me shprese se kushedi ju shkrin copa e betonit qe keni ne kafke e filloni e kuptoni nga pak se si rrotullohet kjo dunja se nuk jane vetem pordhet e Edvinit dhe Saliut qe duhen mbajtur ere. Pjerdh edhe Trumpi, edhe Merkeli, po me te forta i ka ai francezi, ai qe ka gjyshen e vet per grua.

        Reply to this comment
  2. Sic volio sic uibeo July 16, 15:46

    Plehrat u duhen ca leke tani dhe bejne thirrje per aplikim. ..po pse nuk thoni z.minister pse I duhet nje emigranti ne Greqi apo Itali te prese 5 deri ne 6 jave per te marre pashaporten dhe “izolohet”per tw levizur…pse nuk shikoni pak ato rradhet e gjata me Sekser per te aplikuar dhe pasi aplikon te thuhet “shiko se nuk mbaj pergjegjesi nese foton nuk ta pranon Tirana do te duhet te aplikosh perseri se ti je djal nuk ke floke te gjate dhe te del hija tek veshet…. (turp dhe nje aparature e nje ambjent nuk krijoni dot te sakte per te bere nje palo foto…raste te perseritura keto ne Athine beni nje xhiro dhe informohuni )”

    Reply to this comment
  3. Komunist i Penduar Thelle ne Kanada July 16, 20:02

    Plaku Xhuxhumaku sa per dijeni ,ne te gjithe boten kudo qe te shkosh pasaporta qe ka edhe 6 muaj kohe qe te skadoj nuk eshte e vlefeshme per te udhetuar

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 17, 18:12

      SHume e sakte, por ama pasaporten qe ka edhe dy vjet kohe nuk te detyrojne ta ndrrosh para afatit. A e more vesh o Komunist i pemduar thellë fallco??? Apo do noi vizatom qe ta kuptosh.

      Reply to this comment
  4. Vjola July 16, 20:05

    KY PLAKu Xhuxhumaku si duket nuk ka shkuar me tej se katuni i vet

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 17, 18:13

      Vjola Buçla e paske kap per bishti kesaj rradhe, tamam vallahi nuk kam dale prej Surreli qysh se kam le. Pune katunari, mo po qe i njef buçet 2 km larg.

      Reply to this comment
  5. Iliria e bashkuar July 16, 21:02

    Pse flisni keq ? Kjo eshte gje normale ne Europe.

    Reply to this comment
  6. Emigranti July 16, 23:14

    Si gjithe pune e tjera ne Shqiperi edhe kjo e passaportave eshte bere mos me keq. Si eshte e mundur qe pa asnje llogjite te nxirren kaq shume dokumenta me nje dite skadimi te njejte. e para eshte mungese sigurie per ate dokument pasi ne shume aplikime ne bote kerkohet data e skadimit te dokumentit si pjese e sigurise teknike dhe kur ti afrofe e ve te njejten per nje numer qytetaresh ajo eshte e lehte per tu gjetur apo ditur. e dyta dhe me kryesorja, perse u desh qe keto dokumenta te leshohen me te njejten dite 31 dhjetor. cdo njeri e ploteson aplikimin kur ka nevoje per dokumenting gjat vitit dhe ate date qe leshohet dokumenti merr dhe daten e skadimit bazuar ne moshen e subjektit dmth : nese personi eshte minoren athere nga data 15/7/19 deri m15/7/24 eshte data e skadences ( pese vjet, nese eshte maxhoren e njejta kondite plotesohet per 10 vjet dhe keshtu cdo njeri e di vete kur e ka skadimin e dokumentit dhe zyrat e shtetit nuk ngarkohen me pune vetem ne data te caktuara por gjat e gjithe vitit. dhe e fundit ajo qe thote ministri qendron kudo. Ne USA nuk te lejojne te levizesh jashte vendit nese pasaporta ka me pak se 6 muaj nga data e skadences. qe do te thote qe duhet ta rinovosh brenda atyre 6 muajve nese do te levizesh jashte USA.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 18, 22:01

      Jo or mik, jo nuk jane te gjitha me te njejten date skadence. Por kane gjetur nje prodhues te ri dokumentash dhe te gjitha pasaportat e meparshme PA PERJASHTIM dhe pavaresisht se kur skadojne, duhet te zevendsohen me te reja. DMth ti mund ta kesh nxjerre pashaporten dy vjet para dhe ajo mund te kete edhe 3 vjet te tera afat, qeveria mafjoze shqiptare e quan te pavlefshme me 31 dhjetor, thjesht se ashtu i do menderja dhe ti duhet te pajisesh me pasaporte te re, Ajo puna e gjashte muajshit qe ngaterron ky ministri e ca te tjere ketu gjoja si te mençur eshte si puna e kosit, po si me kos si pa kos ajo puna suhet e q_me.

      Reply to this comment
  7. Lili July 17, 07:14

    Kane bere kontrata qe duhet t’ju sigurojne kaq dokumenta ! Edhes’po ju dell hesapi si jane paku rrenet per ato milliona shqiptare?!!
    Hajt se edhe shqiptaret e kane kuptuar se me ju eshte kot e ma mire nje pashaport te botes se sa kjo e juaja qe s’vlen gje e te duhet nje stermindim e humbje kohe e pare per me marr!

    Reply to this comment
  8. Foti tota July 18, 11:22

    Pse duhet te nxjer karte identiteti kur ajo skadon ne vitin 2028

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim