Ministri Majko dhe Nikolla, me shqiptarët në Modena

March 25, 2018 17:40

Ministri Majko dhe Nikolla, me shqiptarët në Modena

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko po zhvillon një vizitë pune së bashku me Ministren e Arsimit znj. Lindita Nikolla në Modena të Italisë, ku po trajton si çështje emigracionin dhe hapat e ndërmarra ndaj tij.

Ministri Majko foli për rëndësinë e konsolidimit të lidhjeve mes shqiptarëve në Itali dhe shtetit shqiptar. Ai përmendi se nuk ka statistika lidhur me numrin total të shqiptarëve në emigrim, megjithatë ai foli për marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Kosovës, me qëllim që shqiptarët e saj të mos trajtohen më si të ndarët e diasporës.

Ai tha se brenda një kohe të shkurtër ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm si: ngritja e një Nënkomisioni Parlamentar, krijimi i Komitetit Shtetëror për Diasporën, kalimi i ligjit për Agjencinë e Diasporës, votimi në parim i Projektligjit për Diasporën, Projektligji për Fondin e Zhvillimit si dhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me organizatën “Germin”.

 “Ne jemi fokusuar që të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me diasporën të kalojnë me ligj të veçantë, pasi duam të garantojmë jetëgjatësinë e tyre pavarësisht ndërrimit të qeverive”, u shpreh Majko.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar i drejtuan pyetje z. Majko, lidhur me të drejtën e votës dhe projektet sa i përket arsimit. Ministri tha se në tryezë gjenden disa modele që do të shqyrtohen me shumë kujdes, dhe sa i përket arsimit, ministri përmendi si arritje përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shtetëror në një zonë të Gjermanisë, në një rajon të Kanadasë dhe New York.

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit theksoi rëndësinë që për herë të parë po realizohet një regjistër i të dhënave në bashkëpunim më Ministrin e Shtetit për Diasporën, sidomos për numrin e studentëve jashtë vendit.

Në përfundim, z. Majko pohoi se nevojitet një organizim më i madh në nivel rajonal dhe shtetëror, dhe në këtë kontekst, Majko kujtoi mbajtjen e samitit të dytë për diasporën, ku do të flitet për gjërat që duhen bërë.

s.a/dita

March 25, 2018 17:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*