Ministri Naço urdhëron nisjen e inspektimit ndaj gjyqtarit Ali Koleci

July 20, 2015 19:28

Ministri Naço urdhëron nisjen e inspektimit ndaj gjyqtarit Ali Koleci

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, urdhëron Inspektimin për Gjyqtarin Ali Koleci, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga verifikimi paraprak rezulton se ky gjyqtar, me vendim të datës 03 Korrik 2015, ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së dënimit për të dënuarin U.S, nga “Burgu i Sigurisë së Lartë Burrel” duke e transferuar atë në “Burg të sigurisë së zakonshme” në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Shtetasi U.S., është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Dhjetor 2014, me 35-vjet burgim, për veprën penale të “Vrasjes për gjakmarrje dhe armbajtje pa leje”, duke vendosur se vendi i ekzekutimit të dënimit do të ishte “Burgu i Sigurisë së Lartë”. Gjyqtari Ali Koleci, në 3 Korrik 2015, duke vlerësuar se i pandehuri U.S, nuk karakterizohet nga sjellje që pengojnë qëndrimin e tij në burg të sigurisë së zakonshme, ka vendosur ndryshimin e vëndit të vuajtjes së dënimit. Bazuar ne rregullat e rendit dhe të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të burgjeve, ndryshimi i vendit të vuajtjes së dënimit për këtë të dënuar është në kundërshtim me ligjin”, theksohet në njoftim.

Ministria e Drejtësisë, do të verifikojë këtë rast dhe rreth 50-raste të tjera të ngjashme, ku sipas saj, në kundërshtim me kriteret ligjore, gjykatat kanë ndryshuar apo kanë lënë pa përcaktuar institucionin e ekzekutimit të vendimit penal për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

July 20, 2015 19:28
Komento

4 Komente

  1. Emigrant July 20, 19:38

    Gjyqtaret e Matit megjithese nje vend i vogel njihen per korupsion te shfrenuar si ky dhe ai Murat LLeshi jane njerzit me te peshtire per korupsiojn ne ate vend nuk e di pse mbahen akoma ne sistemin gjyqesor.

    Reply to this comment
  2. roberto July 20, 20:37

    Pse u dashka bere kontrolli i gjyqtari vetem kur i “FRYHET” ministrit te Drejtesise?Pas cdo vendimi te gjyqtarit mund te fshihet nje PA AFTESI,RYSHFET,KRIM.GJYQTARET JANE KANCERI I SHTETIT!

    Reply to this comment
    • i ri July 20, 21:26

      Akoma institucionet tona funksionojne me bodec nuk e njohin punen e pamvarur sipas ligjit,nga qe jane edhe te korruptua o z.Robert.Ne cdo gjyq kerkohet vetem mekanizmi i vjeljes se parase ose i rjepjes,kurse vendimi ,ka pak rendesi.Jane sejmenet e lindur te korrupsionit.

      Reply to this comment
  3. Arben July 21, 06:17

    PO NACOS KUR DO TI VEJE KONTROLLI????!!!!!!!!!!1

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim