Ministri Panariti: Fermerët me ndihmën e qeverisë dhe pushtetit lokal të orientohen më mirë në treg  

May 22, 2015 19:54

Ministri Panariti: Fermerët me ndihmën e qeverisë dhe pushtetit lokal të orientohen më mirë në treg   

Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, për Bashkinë e Pogradecit,znj. Diana Mile zhvilloi sot në fshatin Stropckë, të komunës Dardhas, një takim me fermerët e kësaj komune, Komunës Buçimas dhe Çerravë. Këtë takim kandidatja e zhvilloi së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti dhe të deleguarën e LSI-së për Pogradecin, znj. Klajda Gjosha.

Ministri i Bujqësisë, theksoi se  zhvillimi i bujqësisë  është e ardhmja e vendit, ndaj po i kushtohet një rëndësi shumë e madhe nga qeveria  dhe pushteti lokal me reformën e re territoriale.

Ministri u shpreh se kryebashkiakja e ardhshme e Pogradecit, Diana Mile ka një  sfidë të madhe përpara pas datës 21 qershor dhe shprehu bindjen se do të mbështesë fermerët.

“Krijimi i një shoqate fermerësh, të cilën Diana e ka premtuar, është një hap shumë i rëndësishëm  për ti bashkuar ata, në mënyrë që të punohet toka me një çmim të leverdishëm, në mënyrë që  fermerët të organizohen drejt një kulture të caktuar prodhimi dhe të jenë të mirë orientuar ndaj tregut”, tha z. Panariti.

Ministri nënvizoi se rëndësi do ti jepet edhe  ujitjes së tokave bujqësore  për të garantuar një administrim sa më të efektshëm. “Bashkia e re do të ketë një sektor  të veçantë për kullimin dhe vaditjen, pasi me ligjin e ri kjo kompetencë i ka kaluar pushtetit lokal, ndaj sërish unë jam i bindur se Diana, do t’i kushtojë vëmendjen më maksimale administrimit  sa më të mirë dhe efektiv”, u shpreh Ministri i Bujqësisë.

May 22, 2015 19:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*