Ministri për diasporën, mazhoranca mbështet propozimin e shoqatave shqiptare

October 19, 2015 08:45

Ministri për diasporën, mazhoranca mbështet propozimin e shoqatave shqiptare

Kërkesa e një përfaqësie të shoqatave shqiptare në Itali, për një Ministri të posaçme për diasporën dhe votën e emigrantëve ka gjetur mbështetjen e përfaqësuesve të të gjithë kaheve politike.

Ngritja e një Ministrie të posaçme për diasporën, duket se do të gjejë mbështetje nga politika shqiptare, raporton Ora News.

Propozimin e ardhur nga një përfaqësi e Shoqatave shqiptare në Itali, gjatë takimit me kryeparlamentarin,Ilir Meta, e mbështesin deputetë e ministra.

Mimi Kodheli: Unë besoj që propozimi do të konsiderohet me seriozitetin që i takon diasporës shqiptare që ka ndihmuar kaq shumë që vendi të përparojë.

Lindita Nikolla: Politika dhe programe të gjera në të gjitha Ministritë kanë në fokusin e tyre punën me disporën. Sigurisht që është një propozim që duhet shikuar.

Blendi Klosi: Institucione më të forta që të mendojnë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë tashmë dhe të mos trajtohen më si emigrantë, por si mendje, si njërëz që jetojnë, si njerëz që punojnë.

Petrit Vasili: Po ta shoh sesi është ndërtuar arsyetimi i saj, atëherë mund të jap dhe një gjykim timin për këtë gjë.

Mimoza Hafizi: Nuk e di a duhet të kemi një Ministri të veçantë apo duhet shpërndarë sipas tematikës.

Fatmir Toçi: Duke pasur parasysh që kaq shqiptarë janë jashtë, pse jo.Por gjithsesi këto janë në programet që ka qeverisja.

Ngritja e kësaj Ministrie ka qenë pjesë e programit qeverisës së PS, sikurse edhe vota e emigrantëve, për të cilën socialistët shpresojnë që të mundësohet që nga beteja e ardhshme elektorale.

Petrit Vasili: Ne kemi qenë mbështetës të fortë të kësaj gjeje, edhe nismëtarë të kahershëm.

Mimoza Hafizi: Duhet bërë përpjekje maksimale për ta realizuar, por dihet që ka vështirësi të mëdha teknike.

Lindita Nikolla: Ka qenë në programin e PS, kështu që patjetër shkon me të njëjtën koherencë.

 

October 19, 2015 08:45
Komento

3 Komente

  1. Media e lire. October 19, 09:41

    Mbeshtet do te thote,prit gomar te mbije bar.Pas mbeshtetjes kalojne 3 vite me shqyrtime,pas shqyrtimeve kalojne edhe 3 vite me rishqyrtim,pas 6 vitesh kjo pune shtyhet ne infinit.

    Reply to this comment
  2. fshatari pafshat October 19, 12:56

    Keto shtazet, ose me sakte emrat e tyre, qe jane deklaruar me shkrim per nje Ministri te Diaspores, nuk e kane idene me fillestare se cfare eshte Diaspora. Kapini ato ministra apo ishministra ne rruge, dhe i pyesni, intervistoni – ju gazetaret, reporteret e DITES – dhe do te me besoni.
    Ato nuk e dine se cfare eshte Diaspora sepse: ata nuk kane lexuar asgje per diasporen, as edhe librin e Nasho Jorgaqit “Fan Noli” ku flitet deri ne detaj per vendin, rolin, ndihmesen etj., etj., e diaspores shqiptare shqiptar, jo me llafe po me pune konkrete nga viti 1906 deri ne 1964. Nga libri ne fjale kupton fare qarte se duhet apo nuk duhet nje Ministri e Diaspores ne kushtet e anarkise demokratike, kapitalizmit shtazarak, percarjes krahinore, polarizimit te skajshem te shtresave shoqerore, paqendrueshmerise ne politiken e jashtem, kaosit institucional ne Kosove dhe Maqedoni etj., etj. Nje Ministri e Diaspores nuk do te ishte gje tjeter vecse:
    1. Nje Instrument Institucional Shtetror qe do te hidhte edhe me shume Helm te sheqerosur per shpejtimin e vdekjes se paralajmeruar tashme te kombit shqiptar.
    2. Ministria e Diaspores do te mbante te ndare Kosoven nga Shqiperia, dhe Viset e tjera te banuara nga shqiptaret n` vendet fqinje.
    3. Ministria e Diaspores do te vendoste nje vije ndarese te thelle midis vete diasporave shqiptare qe ndodhen ne shtete dhe kontinente te ndryshme te botes.
    4. Nje shtet nje diaspore, dhe nje kontinent nje diaspore. Pra do te kemi diasporen shqiptare ne Amerike, dhe diasporen shqiptare ne BE?!.
    ETj., et., etj., ……………………….
    Ministrat jane nje tufe bolesh qe dine vetem te vjedhin, dhe po te plase dicka shkojne ne nje nga diasporat e me lart shenuar ku do ta shkojne jeten te gjate me dollaret dhe eurot e vjedhura nga xhepat e shqiptareve te Shqiperise. VFLPopullit shqiptar qe eshte edhe pak popull gomar.
    3.

    Reply to this comment
  3. Plaku i mocem October 19, 14:23

    Per kete shqetesim me perpara duhet t’i jepet pergjigje pyetjeve:
    Kur do filloje qe qytetaret shqiptare te diaspores, te vjeter e te re, do te marrin pjese ne vendimarrjen ne Shqiperi,pra, kur atyre do tu mundesohet e drejta per te votuar atje ku e punojne?C’eshte bere e c’po behet per kete problem deri tani?
    Vetem eshte folur,pra,vetem llafe dhe kaq.
    Kur te arrihet te realizoheta kjo gje,pra kur diaspora e ka te gjithe aksesin dhe infrastrukruren per te votuar, atehere ata,shqiptaret e diaspores, jane bere pjese e pa ndare e shtetit shqiptar.Kjo e drejte u sigurohet atyre me ligj te vecante nga parlamenti.Pas kesaj i vjen radha Ministrise se Diaspores.Me perpara blihet kali pastaj freri.Te tjerat jane thjesht politike,per interesa te caktuara ,te grupeve te caktuara brenda Shqiperise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*