Ministri serb: OKB-ja duhet të verifikojë marrëveshjen me Kosovën

March 14, 2019 17:38

Ministri serb: OKB-ja duhet të verifikojë marrëveshjen me Kosovën

Këshilli i Sigurimit tëOKB do të ishte një shembull logjik që duhet ndjekur nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje

Ky ka qënë mesazhi i përciell nga Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai u shpreh se ky është vazhdimi logjik i ngjarjes duke marrë shkas nga deklarata e Federica Mogherini.

Është një vazhdim logjik i ngjarjes. Gjithçka që pajtohemi duhet të kalojë përmes një trupi të huaj për të fituar legjitimitet ndërkombëtar, për të verifikuar atë që kemi rënë dakord”, tha kryediplomati serb për televizionin Happy.

Daçiç komentoi deklaratën e kryediplomates evropiane, Federica Mogherini, se marrëveshja e ardhshme në mes të shqiptarëve dhe serbëve duhet të pranohet nga Këshilli i Sigurimit.

Më lejoni të falënderoj secilin prej jush për qasjen konstruktive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndaj dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Për rifillimin e plotë të bisedimeve, tarifat e vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe duhet hequr. Ditën kur kjo do të ndodhë, do të thërras menjëherë një takim të ri për dialogun, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të adresojë të gjitha çështjet e jashtëzakonshme dhe do të sjellin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.”, tha Mogherini.

 

 

b.b/dita

March 14, 2019 17:38
Komento

2 Komente

  1. Bjerini legenit ju bjerini - Kosova eshte e lire nese ju pelqen apo jo March 14, 18:41

    Hahaha keta skuptojne akoma qe Kosova eshte histori. Keta kujtojne se mund te vazhdojne te mbajne koloni ne shekulline 21-te. Kolonite kane marre fund or tej serb kokegdhe! Ju nuk patet problem qe te ndaheshit me Sllovenine, Kroacine, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedonine. Perse me Kosoven nuk ju mbushet rradakja akoma. Por nese ju mbushet apo jo eshte puna e juaj. Kosova ka qene eshte dhe do te jete pjese e Shqiperise. Ashtu sic do te jete edhe Cameria dhe Suli, me ngadale por me siguri.

    Reply to this comment
  2. Lili March 15, 12:10

    Tregoni serbise harten e Serbise sipas qeverise ruse ne 1817 qe te kuptojne ku eshte vendi i ture e sa eshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*