Ministri shoqëron në spital fëmijën rom që iu refuzua shërbimi shëndetësor

Redaksia Online September 18, 2013 11:19

Ministri shoqëron në spital fëmijën rom që iu refuzua shërbimi shëndetësor

Refuzimi shërbimit shëndetësor për një fëmijë rom është bërë shtysë për ministrin e ri të Mirëqenies Sociale,Erion Veliaj, i cili e ka shoqëruar vetë në Spitalin Ushtarak vogëlushin.

Veliaj ka zgjedhur të mos mjaftohet me një urdhër, të cilin e zbatojnë të tjerët, por të kujdeset personalisht për 2-vjeçarin e aksidentuar, të cilit bluzat e bardha i kishin refuzuar shërbimin. Jo pak njerëz janë habitur kur kanë parë që nga makina e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka zbritur një vogëlush i komunitetit rom. Me këmbën në allçi dhe në krahët e të ëmës, ai u drejtua për nga dera e spitalit për herë të dytë brenda pak ditësh. Elidoni i vogël, 2 vjeçar, është aksidentuar në 31 gusht në rrugën përballë pallatit me shigjeta, aty ku prej më shumë se pesë javësh familjet rome kanë ngritur çadrat pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit, ku edhe jetonin prej vitesh.

Sipas burimeve, Veliaj e kishte njohur Elidonin gjatë vizitës që kreu në ditën e tij të parë të punës tek 37 familjet e shpërngulura rome. Nëna e Elidonit i qe ankuar se e kishte çuar djalin për vizitë në spital, por që andej kishte dalë e përbuzur dhe pa mjekim. Dy ditë më pas, Veliaj duket se e ka mbajtur premtimin. Ai e ka marrë në makinën e tij Elidonin dhe e ka shoqëruar personalisht në Spitalin Ushtarak, ku fëmija mori trajtimin e munguar mjekësor. Veliaj u shoqërua edhe nga deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti, ish-shef i Urgjencës. Ministri i MSR-së ka premtuar zgjidhje të shpejtë për sistemimin e familjeve rome, të cilat ende sot jetojnë në kushte jo normale.

12

Redaksia Online September 18, 2013 11:19
Komento

26 Komente

  1. Eri September 18, 11:25

    Une besoj se ky vend do behet!

    Reply to this comment
  2. elton September 18, 11:30

    Bravo Erjon, tregoju plerave qe iken se si punohet, shpresoj qe mos te lodhesh duke ju sherbyer njerezve ne nevoje. Flm per kontributin qe jep , ne ndihme te popullit tone te vuajtur.Respekte.

    Reply to this comment
  3. erti September 18, 11:31

    Te Pergezoj Erjon!
    Eshte rast i rralle ne Shqiperi.Uroj te mos ta ulesh tempin e punes.Te Uroj gjithashtu Suksese ne punen tuaj te Re!

    Reply to this comment
  4. Fred.Dibrani.Hamburg September 18, 11:36

    Mir ke bere Zotni Minister.
    Por mos i harro dhe ato 500 femijet e ngujuar nga gjakmarrja.
    Shteti nuk mund te lejoje qe ne vitin 2013 ti vritet e ardhmja.
    Ju keshilloj te mblidhni te gjithe ato voglusha te pafajshem dhe ti shkolloni.
    Jeta ne Shqiperi ka humbur çdo vlere.
    Duhet kthyer besimi tek shteti ligjor.

    Reply to this comment
  5. Arjan September 18, 11:37

    Urime dhe respekt Erjon

    Reply to this comment
  6. butrinti September 18, 12:02

    urime Erjon ,urime dhe faleminderit ,qe po kthen shpresen e njerezve te varfer .

    Reply to this comment
  7. QEMAL LACI September 18, 12:12

    MJEKET QE KANE REFUZUAR QE TE JAPIN NDIHMEN KETIJ VOGELUSHI DUHET TE I HIQET E DREJTA E PROFESIONIT DHE TE PERJASHTOHEN URGJENT NGA SISTEMI SHENDETESOR QE TE BEHEN SHEMBULL PER TE TJERET , KESHTU MUND TE BEHET KY VEND.

    Reply to this comment
    • DREAM September 18, 19:31

      Jane po ata mjeket qe me raste ,ne nevoje te partise kane qene dhe deshmimtare
      Mbiemri Zicishti dhe Berisha kane histori te ngjashme .
      Kane bere betimin e Hipokritit !

      Reply to this comment
  8. ganiu September 18, 12:34

    A vazhdon ai mjeku aty ne spitalin ushtarak qe tha se me 21 janar qyqaret u vrane nga afer?

    Reply to this comment
  9. marjani September 18, 12:47

    bravo erjon se keshtu ka nevoj ky popull.

    Reply to this comment
  10. blendi September 18, 12:52

    Urime te perzemerta per shpresen qe po ju kthene shqipetareve per nje Shqiperi te barabarte,pa korrupsion si gjithe bota. Suksese stafit tuaj te mbrekullueshme si vete kryeministri ne krye.Urime Erjon

    Reply to this comment
  11. Horri i Bulevardit September 18, 13:03

    Ky eshte nje xhest i shkelqyer, per ti treguar shqiptareve se iku koha e pageses per tu mjekuar.
    Ky nuk eshte rasti i vetem, kemi dhe rastin e ministres se Arsimit zonjes Nikolli, qe sa mori detyren, eshte vene ne sherbim te rregullimit te femijeve qe kane probleme me regjistrimin ne klase te pare.
    Ju siguroj se kur koka e qeverise ka deshiren te punoje, atehere te gjithe poshte tij, do te punojne, per te vene ne jete Rilindjen qe do te sjelle ndryshimin e shumpritur.

    Reply to this comment
  12. mehdi September 18, 13:12

    urime z ERION. Dua te pyes redaksine e gazetes a i mmerr vesht qeveria komentet qe bejme ne ketu apo vetem se lodhemi kot . Adresa ime eshte e vertete , jam intelektual dhe nuk kam frike kerkend . UNE KAM FOLUR ME z RAMA tek ASTIRI ne fushate dhe jam bindur qe kjo Qeveri do e beje SHqiperine por ajo duhet ndihmuar. Pergjigjen e dua me shkrin ne gazeten prestigjioze DITA Me respet per ju dhe stafin qeveritar

    Reply to this comment
  13. zekthi September 18, 14:23

    Hallall ju qofte qytetareve te qarkut te Gjirokastres qe te dhane votat si deputet.
    Hallall detyra si Minister !
    Ministrat tek hallet e popullit. Edhe Ministria e Aresimit shkoi aty ku jane problemet e shumta qe la mbrapa pushteti qe perendoi per mos tu kthyer me kurre .
    Rilindja ka filluar te marre rruge. Karvani po ndjek rrugen.
    Qente e vjeter le te lehin mbrapa gardhit .

    Reply to this comment
  14. Pero September 18, 14:40

    Kuptohet qe Ministri nuk ka mundesi praktike te ndihmoje rast mbas rasti,por duke aktizuar vartesit ne drejtim te zbatimit te Ligjit, jane te gjitha mundesite qe ne kete vend te kete me teper respekt per jeten e njeriut.Dikush shkrojti me te drejte per femijt e pa fajshem te ngujuar per ndonje gjakmarje te re apo te vjeter.Ne kete pike shteti te dali ne mbrojtje te tyre.Ne kete vend nuk duhet te funsionoje paralel me Kushtetuten edhe Kanuni i Lekes.

    Reply to this comment
  15. Sadik Balliu September 18, 14:43

    Të lumtë Erion.!

    Reply to this comment
  16. shqipfolësi September 18, 15:44

    Përgëzime z. Ministër! Ndërgjegja qytetare në rradhë të parë! Ky është ai solidariteti qytetar që malokëria as e kishin idenë se nga binte…nuk kishin faj…Kush do tu a mësonte?
    Kur shembulli jepet nga lart, edhe ai që është më poshtë do të bëjë të njëjtën gjë, do ecë në të njëtën rrugë. Gurë-gurë ngrihet kalaja. Ne presim shumë nga kjo qeveri!
    Gjithashtu, bashkohem me shqetsimin për fëmijët e ngujuar. Por mendoj se së pari duhet të zhduket fenomeni i gjakmarrjes, pra SHKAKU. Ndërsa “NGUJIMI” në vetvete përbën PASOJËN. Në këtë kontekst, ne mund ta zbusim pasojën por ajo nuk do zhduket kurrë, për sa kohë shkaku është aty prezent. Detyra urgjente e qeverisë, është zhdukja e fenomenit të gjakmarrjes. Këtu fillon sfida e vërtetë!
    Sepse me thënë të drejtën gjithnjë më ka munduar kjo pyetje: “Përse gjakmarrja u zhduk në kohën e monizmit dhe u shfaq me përmasa të shumfishuara në kohën e demokracisë???”….
    Dhe qoftë një herë të vetme nuk kam parë ish kreun e qeverisë të ndërmerrte aksione dhe veprime konkrete serioze kundrejt këtij fenomeni!
    Dhe të themi që është dhe mjek nga profesioni, por me sa duket nuk ia ndjen as për betimin si mjek as për misionin human që buron prej tij…Siç thotë dhe populli, disa gjëra nuk bëhen me të thënë, por me të dhënë…Atij nuk i jepet as për humanizëm as për solidaritet.
    Etja e tyre e pashembullt për pushtet, pasuri dhe lavdi, qe aq e verbër sa nuk panë e as po e shohin akoma batakun ku kishin rënë…e pra bëjnë mirë të shkojnë aty ku e kanë vendin…Ne qytetarët themi në burg, por fjalën e fundit e ka Drejtësia!

    Reply to this comment
  17. nino malli September 18, 15:46

    Me ne fund nje gjest njerzor i harruar ne vite. Fillimi eshte gjithmone i mire, por edhe me i rendesishem eshte vazhdimi. Uroj te kthehet dinjiteti i humbur.

    Reply to this comment
  18. akizam September 18, 16:09

    suksese ne punen tuaj,bravo per kte gjest human …

    Reply to this comment
  19. foleja e zogut September 18, 16:26

    beje te miren e hidhe ne det. po pse e reklamon. nuk e kuptoni kete propogande o mjrrane askush me dy pare mend ne koke nuk e beson kete veprim te stisur. nuk kishre nje punonjes ta dergonte. hajde lej fen hsjde

    Reply to this comment
    • DREAM September 18, 19:39

      Foleja e zogut …po sa i squt je xhanem .
      E kuptojme qe eshte e stisur ,nuk besoj se Zicishti mban dhe fotografin me vete .
      Por miresevjen nje minister qe qysh diten e pare rri para reflektoreve ,para syve te te gjithve . Do te paguaja dhe taksen mbi fotot e tyre ,vec ti shihja qe qysh diten e pare do punonin . Nuk di cfare do jepja qe mos te me dilnin para syve derrat e dhjamur si ish ministri .
      Jane ndryshe foleja …jane ndryshe !
      Jane te rinj ,te bukur ,te edukuar ,me vullnetin e mire …kaq mjafton mor zog i dashtun …gabime do bejne …por jo faje .
      Nuk do rrihet lypesi pse i afrohet makines se tyre ,nuk do digjen flake per nje cop buk thate .
      Ik zogu ,merru me folene ,se aha keshtu si e kane zene per 12 vjet si heq njeri nga karrigia !

      Reply to this comment
  20. Fillim Hasa September 18, 19:39

    Ky eshte ministri qe kerkon shoqerija jone,besojme se ky vend do ti kthehet normalitetit,mjeket duhet te reflektojne,pasi kembanat bien per ato qe degjojne….te lumte z.minister..

    Reply to this comment
  21. tol francezi it September 18, 20:40

    BRAVO ERJON, PER KULTUREN DHE EDUKATEN TENDE,JE I NDERUAR DHE I RESPEKTUAR

    Reply to this comment
  22. erton September 18, 23:15

    falenderoj zotin dhe njerez qe zoti i ka dergua te qeverisin nje ministrio nje politke jam shume i gezuar xhest humanit qe ka bere
    nje minister jep sherbim nje populli nje femije nje rom apo kushdo qofte eshte per tu admiruar per sjelljen e tij si njeri ne rradhe te pare si nje qenie njerezore dhe si njeri i zotit qe jep me te verte nje deshmi per te dhe ne nje kuptim pozitive qe eksiston respekti midis comunteteve dhe rracave qe ndodhe ne shqiperi dhe ne cdo cep te botes qeveri duhet te shikoj keto seleksionim rracash ideje dhe feje
    sepse jemi njerez rrale te pare kemi zemre dhe shpirt dhe respekt per tjetrin respek dhe pergezim ministrit per kete lutemizoti si gjithe politkanet te bejne ate xhest qe beri ministi i nje dikasteri qe te ndihmojne pollin e cdo krahine apo rrace apo feje t i japin ndihme dhe krahe atyre si ekonomkish ashtu dhe respekt njerezor

    Reply to this comment
  23. Iziplay September 19, 22:58

    Korrupsioni dhe mosfunksionimi i mjeksise shqipetare esht nje pjage per vendin tone shpresojm qe ndergjegja e mjekve te ndershem ti beje menyren per ta permirsuar sado pak sherbimin dhe korupsionin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*