Ministri turk u dërgon mesazh grekëve nëpërmjet medias së njohur: Çmenduria juaj me ishullin dy kilometra larg Turqisë, kushtet krijojnë kundër-kushte

September 15, 2020 15:19

Ministri turk u dërgon mesazh grekëve nëpërmjet medias së njohur: Çmenduria juaj me ishullin dy kilometra larg Turqisë, kushtet krijojnë kundër-kushte

Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor duket se do të zgjasë për një kohë më të gjatë, pasi pala turke nuk heq dorë nga kërkimet për naftë dhe gaz natyror, ndërkohë që grekët nuk janë dakord me diçka të tillë.

Së fundmi, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu i ka dërguar një mesazh palës greke sa i përket situatës në Egje, shkruan Kathimerini.

 “Preferenca jonë për Mesdheun Lindor është diplomaci e pakushtëzuar”, është shprehur ministri i jashtëm turk në një artikull për Kathimerini, duke theksuar se përpjekjet për të përjashtuar një vend si Turqia me vijën më të madhe bregdetare në rajon, një popullsi në rritje ishin joreale.

“Hyrja e Turqisë në detet e hapura dhe zonat e saj detare nuk mund të ndërpritet duke pretenduar 40,000 kilometra katrorë të shelfit kontinental për një ishull të vogël si Meis ose Kastelorizo i cili është vetëm 2 kilometra larg Turqisë dhe 580 kilometra nga territori grek. Asnjë ligj ose kuptim i ligjit nuk do të lejonte një argument të kundërt”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm turk shtoi se ai pret që Greqia të rinovojë të gjitha kanalet e dialogut me Turqinë pa asnjë kusht, duke theksuar se kushtet krijojnë kundër-kushte të tjera.

Kreu i diplomacisë turke sulmoi Francën, duke vërejtur se kohët e fundit qeveri si ajo në Francë po tregojnë një mall të pamatur për të kaluarën e tyre koloniale.

“Modeli i pranimit të sjelljes së zotërve metropolitanë që imponojnë vullnetin e tyre në rajon ka mbaruar. Ajo që ne bëjmë sot do të përcaktojë jo vetëm të tashmen, por edhe nesër dhe ju e dini shumë mirë se Turqia mund të ndjekë Greqinë në çdo rrugë që ajo zgjedh. Zgjedhja nuk i përket në të vërtetë Turqisë ose Francës, ose kujtdo tjetër mbi këtë çështje, por udhëheqësve të respektuar dhe popullit të Greqisë”, ka thënë Çavusoglu.

j.l./ dita

September 15, 2020 15:19
Komento

1 Koment

  1. demo September 15, 17:43

    Po e lepin si karamele Greqine?
    Kur do t`ja ngulesh dhembet?
    Kane rene ne usta greket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim