Zbardhet takimi i Xhafajt me kryeprokuroren, në fokus Vetingu

December 29, 2017 09:25

Zbardhet takimi i Xhafajt me kryeprokuroren, në fokus Vetingu

Ka zgjatur rreth gjysmë ore takimi i Ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafaj me prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Takimi mes tyre nisi mëngjesin e sotëm, rreth ores 09:00 dhe u mbyll pas 30 minutash. Ai u mbajt ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme.

Takimi mes tyre duhet te ishte bere te merkuren, por Xhafaj njoftoi vete se ishte shtyre per shkak te axhendes. “Për shkak të axhendës. Me thënë të drejtën, por bëre shumë mirë që më the. Po i kërkoj një takim institucional këto ditë”- tha Xhafaj per median.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku priti në një takim Ministrin e Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë realizimin e procesit të Vetingut, luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Në takimin e zhvilluar ditën e Premte (dt. 29.12.2017), në qendër të diskutimit ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, si edhe i njëjti proces i pritshëm edhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Dy titullarët shprehën dakordësinë e plotë se këto procese kërkojnë një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë dhe të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal.

Në vijim të takimit, zonja Marku theksoi rëndësinë specifike që ka bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme në forcimin e sigurisë në vend, si edhe në pëmbushjen e prioriteteve të vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për koordinimin ndërinstucional, me qëllim zhvillimin me sukses të hetimeve të rëndësishme, si edhe të çdo procedimi penal me impakt të lartë shoqëror.

Ministri i Brendshëm, z. Xhafaj garantoi se institucioni që ai drejton, si edhe Policia e Shtetit, do të vijojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për rritjen e hetimeve proaktive, ku prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit.

***

Dje prokurorja e pergjithshme, pati nje takim me ambasadoren gjermane. Marku shprehu vlerësimin për ndihmesën e madhe që kanë ofruar autoritetet gjermane për Prokurorinë Shqiptare, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në koordinimin për hetime të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm garantoi ambasadoren Schütz se do të intensifikohet aktiviteti institucional në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, si edhe do të forcohet më tej bashkëpunimi vendas dhe ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.

December 29, 2017 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*