Ministria abuzim 23 milionë lekë me fondet buxhetore

Edlira Shehu June 28, 2013 08:56

Ministria abuzim 23 milionë lekë me fondet buxhetore

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur abuzime të rënda të drejtuesve të Ministrisë së Punës gjatë periudhës së auditimit bërë në këtë ministri. Gjatë periudhës së dytë të muajit maj KLSH i përfundoi këto të dhëna për periudhën e audituar nga 1 prill 2012 deri më 30 shtator 2012.  Auditimi u përqëndrua në administrimin dhe përdorimin me efektivitet të pronës shtetërore dhe fondeve buxhetore, si dhe zbatimin në vijimësi të rekomandimeve të lëna nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion i Këshillit të Ministrave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Por përdorimi i këtyre fondeve buxhetore është bërë në shkelje ligjore dhe procedurale në menaxhimin e aseteve të ministrisë dhe në drejtim të menaxhimit të fondeve buxhetore, duke shkaktuar një dëm ekonomik i cili llogaritet të jetë 23.728.976 lekë. Shkeljet më të mëdha janë konstatuar për blerjen e pajisjeve për sallën e mbledhjeve në shumën 1,846,800 lekë, duke mos justifikuar dhe pasur argumente mbi domosdoshmërinë e këtij shpenzimi, për më tepër kur ky shpenzim ishte kryer në fund të vitit 2007.

Caktimin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit në mjaft raste si Kryetar i komisioneve të eventeve sociale apo të komisioneve të prokurimit të fondeve, në kundërshtim me funksionet e përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Ministrisë të miratuar me urdhrin e ministrit. Në organizimin e aktivitetit “Prezantimi i mekanizmit kombëtar të referimit të rasteve të viktimave të dhunës në familje”, janë rezultuar shkelje dhe parregullsi ligjore dhe mungesë të konkurrencës, pasi subjektet konkurruese kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesave, duke shmangur konkurrimin e ndershëm të ofertuesve, me dëm ekonomik për shtetin në vleren 1,526.000 lekë. Në organizimin e ngjarjes sociale “Bota femërore, një sfidë me shumë gra në vendim-marrje”, janë paguar shpenzime të pajustifikuara per dekorin e aktivitetit per 7 dite ne vleren 417.426 lekë, apo shpenzime të padrejta për shërbime jashtë shtetit në vlerën 10,613 Euro dhe pagesa të tjera të kryera padrejtësisht për Këshilltarin e Ministrit për punë fiktive.

Për të gjithë shkeljet e vërejtura KLSH ka bërë katër kallëzime penale në Prokurori për drejtorin e kabinetit të ministrit, këshilltaren e tij dhe drejtorin e përgjithshëm të shërbimeve mbështetëse pranë kësaj ministrie. Masat që janë kërkuar të merren për këta punonjës së administratës shkojnë nga penalizimi në gjobë, apo ulje në detyrë për një periudhë të caktuar kohore. KLSH në kontrollet e tij të auditit që zhvillon nëpër dikastere të ndryshme ka vërjetur në mënyrë permanente shkelje të rënda me abuzimin e fondeve të buxhetit për të cilat ka bërë kallzimet përkatëse, por që gjer tani nuk kanë gjetur përgjigje nga organet e drejtësisë.

Edlira Shehu June 28, 2013 08:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*