Ministria e Arsimit: S`ka shërbim me koncesion

March 22, 2016 10:12

Ministria e Arsimit: S`ka shërbim me koncesion

Pas lajmit të publikuar në media se qeveria shqiptare do të jepte një tjetër shërbim me koncesion, atë të skemës së e kualifikimit të arsimtarëve, reagoi Ministria e Arsimit.

Ajo sqaroi se një nga mundësitë e zhvillimit të skemës së re të kualifikimit dhe trajnimit profesional të mësuesve mund të jetë dhe përfshirja e agjencive private dhe e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik dhe Jopublik.

“Identifikimi i nevojave për trajnimin e drejtuesve dhe mësuesve u krye për çdo Drejtori Arsimore Rrajonale/Zyrë Arsimore, shkollë dhe mësues duke krijuar për herë të parë mundësinë e pajisjes së hartës kombëtare të nevojave për trajnim në fushat e planifikimit, metodologjisë së mësimdhënies, etikës dhe komunikimit dhe zhvillimit profesional. Të dhënat e dala nga ky proces ofrojnë mundësinë që zhvillimi profesional të mos ofrohet njëlloj në tematika apo module por sipas nevojës individuale për çdo mësues”, sqaroi ministria duke iu referuar edhe një interviste të Gerti Janaqit, drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit./E.T

March 22, 2016 10:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*