Ministria e Brendshme: Lajmi i CIA-s për Shqipërinë, i pasaktë
Nga Arkiva
- Moti i keq paralizon Europën, kaos në udhëtime dhe viktima nga acari 0
- Vangjel Dule takohet me Zv/Presidentin e SHBA, Joe Biden 11
- FUSHATA / Rama i dyzuar për Durrësin, mesazhi që iu dha të besuarve: Do të jem udhëheqës politik, por ja çdo të bëj me postin e deputetit. Basha garon në po të njejtin qytet 12
Ministria e Brendshme sqaron se lajmi i dalë në media në lidhje me publikimin e një raporti të ri të CIA-s mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, është i pasaktë dhe keq-orientues për publikun.
Sqarojmë se nuk ka ndonjë raport specifik të kësaj organizate të publikuar në ditët e fundit në lidhje me situatën në Shqipëri.
“The World Factbook”, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i “Factbook” si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë.
Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016. Bashkëlidhur me këtë njoftim përcjellim edhe fotot “print-screen” të faqeve përkatëse të “Factbook” sipas viteve.
Spekulimet politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Ministria e Brendshme ka qenë dhe mbetet e hapur dhe transparente me median duke informuar me korrektesë për ngjarje që kanë të bëjnë me luftën kundër paligjshmërisë e kriminalitetit.
Lajmin, të cilit i referohet Ministria e Brendshme mund ta lexoni KETU
o.j/dita
hahahahahahahahahahahahahhaha
Babalizmi semundje ngjitese !
Ore po si doli ajo ekspertiza me zerit e Babales , si shume u vonua??? Gardiani ka ndonje te dhene apo jo????
Bashkefajtore edhe bashkevuajtes
Po dihet mo CIA dezinformacion ben.Shkeputni marredheniet me cian dhe lidhuni me Kinen.Se Amerika me Cian nuk u del ajo qe u ka punuar Enveri dhe kane 26 vjet qe nxerrin kunj me shqiptaret dhe Shqiperine.Vetem budallenjte nuk e kuptojne.
Njehere e kishte fajin perkthimi tani CIA e pasakte! Vetem ERTV eshte etaloni i gjithckaje. Kur relaiteti e tejkalon cdo sketch humoristik.