Ministria e Bujqësisë: 5 persona preken nga antraksi në Tepelenë

April 21, 2014 16:57

Ministria e Bujqësisë: 5 persona preken nga antraksi në Tepelenë

5 persona janë prekur nga antraksi në Tepelenë, si pasojë e mungesës së kontrollit ushqimor. Ministria e Bujqësisë, dikasteri përgjegjës për të garantuar sigurinë ushqimore, i konfirmoi këto raste, por bëri përgjegjës fermerët, për papërgjegjshmëri.

Ndërkohë pesë personat e infektuar në Tepelenë i janë nënshtruar terapive shtesë.

“Rastet e evidentuar ne Tepelenë me plasje ne pesë persona të izoluar dhe janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria individuale e fermerëve në zona të ndryshme të vendit”, tha Shpresa Arbi, Drejtore e Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë thotë se sëmundjet që kalojnë nga kafsha te njeriu janë nën kontroll të plotë por pranon se masat për rastin e Tepelenës janë marrë pasi është përhap sëmundja.

“Ministria e Bujqësisë pas njoftimit që morri nga Instituti i Shëndetit Publik në rrethin e Tepelenës në fshatin Arrës e Madhe morri të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së plasjes. E gjithë zona u vu nënkontollin veterinar dhe u vaksinuan  4 mijë krerë që mbarësoheshin në këtë zonë”, u shpreh Shpresa Arbi.

Ministria e Bujqësisë ka për detyrë të sigurojë konsumatorët që ushqimet që dalin në treg nuk janë të rrezikshme, por fakti se disa nga kafshë nuk janë verifikuara para se të dalin në shitje e pranojnë edhe  vetë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

“Ne fusim në vatër vetëm atëherë kur shfaqet sëmundja. Ne nuk kemi pse të vaksionojmë të gjitha kafshët të cilët janë në terrriorin e Shqipërisë”, theksoi drejtoresha Arbi.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Luljeta Alla thotë se mishi i infektuar mund të dallohet vetëm nga specialistët. Antraksi që mund të shkaktohet nga konsumimi i mishit të kafshëve të prekur nga sëmundja e plasjes është i rrëzikshëm nëse nuk trajtohet me mjekim të specializuar.

 

 

April 21, 2014 16:57
Komento

5 Komente

  1. shefi April 21, 17:05

    po hame gjera te pa kontrolluara dhe plot me kimikate. zonja shpresa dihet qe njerezit kane tendence te anash kalojne ligjet por jo ju si pergjegjese direkte per keto fenomene.ne qofte se nuk jeni e afte te beni punen hapni rugen atyre qe kane deshire te punojne.

    Reply to this comment
  2. qaushi April 21, 18:34

    Pasi ta exportojme drogen do merremi edhe me mishin.

    Reply to this comment
  3. hito April 21, 19:59

    “Ne fusim në vatër vetëm atëherë kur shfaqet sëmundja. Ne nuk kemi pse të vaksionojmë të gjitha kafshët të cilët janë në terrriorin e Shqipërisë”, – theksoi drejtoresha Arbi.
    Nuk e di cfare profesioni ka kjo Drejtore e Veterinarise ??? Neqoftese eshte Mjeke Veterinere eshte e paafte fare , po te kete profesion tjeter hallall kete deklarim .
    Le te lexoje Ligjin Veterinar ” qe detyron vaksinimin e gjithe kafsheve cdo vit e ne vatra te Anthraxit 2 here ne vit “.
    Le te shprehen veterineret , pse heshtin , pse e nenvleresojne veterinarine ?????

    Reply to this comment
  4. Etien April 22, 08:02

    Ministria e Bujqesise dhe ministri Panariti surrat meiti kane pergjegjesine per kontrollin e ushqimeve per popullaten. A po e bejne kete? Jo vetem qe nuk po e bejne por dhe po mashtron popullin me gjoja laboratore kontrolli qe nuk punojne e ku Pana Ridhi ben show me perparese te bardhe ( !!! ) Shkarkimi nga minister eshte me e pakta per kete mashtrues ordiner e minister koti.

    Reply to this comment
  5. PROF-DR.EXPERT-INFEKCIOLOGJIE. April 22, 09:13

    me e keqja e tragjike se komentuesit dhe 98% te publikut nuk e dijne per qka eshte fjala.

    .BACILLUS ANTHRACIS- bacille immobile a gram positif kapsul e spurulante aérobies qe kjo bakteri prodhon TOXINA te fuqishme VDEKJEPRUSE.

    .kjo semundje i preke shtazet dhe mishine e papaster kontaminuar,por kjo bakteri shume lehte mirret edhe ne drejtime tjera,si me qumshte te prishure e prdukte tjera te kontaminuara dhe nga kontanieret e berllogut medistance te afert.

    .semundja renditet ne bakteri te veqanta spacifike ku krijone SPORE qe krijojne rezistenc ne shume antibiotik,e eshte nje espes e veqante qe i rezistone te gjitha tretmaneve atntibiotiku,si penicillin-g,tertacyclin-doxycyclin,ciprofloxacin etj, dhe medicina e quane ket bakteri BIO-TERRORISME qe manifestohet tmerrshume e shume shpejte vdekje prues.

    .pra asgje ska te perbashket me terrorizem me anthraks pluhur apo sulme terroriste,por eshte BAKTERI e GJALL qe mirret si te gjitha bakterit tjera dhe MEDICINA e quan keshtu sepse terrorizon interrn imunitetin dhe gjithe organizmin dhe manifestohet tmerrshum.pra si ti themi BIO-BIOLOGJIK ska asgje te beje me terrorizem atentate,por terrorizem bakterien biologjik per njeriun e kontaminuar.e them ket qe ta kuptojne vete gazetaret e publiku ,se munde te mendojn per materje tjera Kimiko-toxike te intraksit qe perdorin terroristat.

    .situata e ktyre 5 personave duhet te mirret shume serioze,dhe shpresoje qe nuk eshte ne pytje nje espes i veqante qe bene pjes ne grupen e bacillve qe jepin semundjen SHABRON eshte emri i semundjes,a vetem bacillet-bakterit quhen intraks,dhe urgjente te filloje me tretmanin PENICILLIN-G IV qdo 6 h,ne raste rezistence bakteriane PENICILLIN G + GENTAMYCIN + METRONIDAZOL, ky eshte tretmani me specifik qe njefit vetem nga expertat e rralle te infektiolgjis,se te ky espes i veqate rezistante CIPROFLOXACIN,TETRACYCLIN-DOXYCYCLIN e PENICILLINIT vetum nuk e tretine bakterin dhe……………)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*