Ministria e Bujqësisë, aksion për dezinfektimin e tokave në zonën e Vlorës

May 6, 2015 09:38

Ministria e Bujqësisë, aksion për dezinfektimin e tokave në zonën e Vlorës

Rreth një mijë hektarë në zonën e Vlorës janë infektuar nga brejtësit që dëmtojnë të mbjellat. Për këtë arsye, në zonën e fshatit Shkozë ka nisur aksioni për luftimin e brejtësve, veçanërisht miut të arave që shkakton dëme të mëdha në bujqësi.

Kjo zonë është një nga zonat më prodhimtari të lartë në të gjithë vendin, por infektimi nga brejtësit sjell rënie drastike të prodhimit.

Sipas drejtorit të Bujqësisë së Vlorës, Beqir Kashuri, situata është shqetësuese dhe për këtë arsye do të bëhet pa ndërprerje spërkatja dhe hedhja e kimikateve që vrasin brejtësit, kryesisht miun.

Problem në këtë zonë vazhdimisht është edhe karkaleci që shfaqet me periudha të ndryshme, duke dëmtuar të mbjellat.

May 6, 2015 09:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*