Ministria e Energjisë: Ndërpritet kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve

April 15, 2019 13:15

Ministria e Energjisë: Ndërpritet kontrata me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati njofton se ka shkuar në 17 numri i kontratave të ndërprera në mënyrë të njëanshme me 17 subjekte për ndërtimin e HEC-eve. Në një deklaratë për mediat, Bonati nënvizoi se kjo shifër mund të rritet.

Ndërprerja e njëanshme e kontratës është për shkak se subjektet nuk kanë respektuar kushtet ligjore dhe afatet procedurale, përfundime këto të mbërritura nga monitorimi i bërë në terren nga ana e ministrisë.

Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kontratës nga ana e subjekteve, për këtë arsye ka nisur procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.

Më herët, në fillim të muajit mars, ministria njoftoi se pas skanimit të 54 dosjeve të kontratave që janë dhënë për hidrocentrale, 8 prej të cilave rezultuan me probleme.

Procesi i skanimit të situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve që kanë përfituar kontrata për ndërtimin e HEC-eve ka vijuar me ritme të shpejta, sipas planit të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.  Në zbatim të Urdhrit nr. 47 dhe nr. 48, datë 30.1.2019, “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015, për burimet hidrike të energjisë”, janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më frekuentet janë:

  • Mosrespektimi i afateve proceduriale;
  • Mosrespektimi i kushteve ligjore dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara.

Nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, tashmë ka përfunduar procesi monitorimi dhe verifikimit i situatës në terren dhe puna është fokusuar në praktikën dokumentare dhe në koordinimin e qëndrimeve me institucionet e tjera, si:

-​Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;

-​Agjencinë e Manaxhimit të Burimeve Ujore; për të dalë në konkluzionet finale mbi procedurat dhe hapat që do të ndiqen.

 Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste.

Sikurse është thekuar edhe më parë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po procedohet me kujdes, për të minimizuar risqet e mundshme dhe implikimet financiare për Buxhetin e Shtetit. Problematikat e konstatuara në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, po analizohen në funksion të riinxhinierimit të gjithë procedurës për lidhjen e kontratave koncesionare, sikurse dhe për procesin e monitorimit dhe kontrollit të kësaj të fundit“,  thuhet në njoftimin për shtyp.

o.j/dita

April 15, 2019 13:15
Komento

4 Komente

  1. Valbona April 15, 13:51

    Derisa nuk publikohet lista e objekteve te anulluara publiku ka te drejte te hedhe dyshime se keto lloj njoftimesh jane vetem manovra korupsioni!

    Reply to this comment
  2. HEC April 15, 14:47

    Dihet fare mire qe shume nga keta naiv i mashtroj Gjiknuri, merr rryshfet jep lejet
    Jane dhene me qindra leje te tilla pa kriter dhe per kete cmenduri duhet te pergjigjet Gjiknuri

    Reply to this comment
    • Toni April 15, 16:35

      Jane paguar te drejtoret e gjiknurit 30,000 euro per nje hec me fuqi 1 mega. (deshmitar okular :))). imagjinoni ato me fuqi me te madhe. Tani dalin dhe i anullojne po kto qe kane dhene lejet. ato qe kane probleme me afatet jam dakort, po kto dalin tani dhe thone ngjit me hecin eshte zone e mbrojtur. Pse more zoteri se verifikove si ministri dhe mos ma jepje lejen apo te pelqyen eurot. Le pastaj qe do shkosh te ministria e turizmit, te ministri kumarxhi qe i duhen eurot per kazino. ai do 30,000 tjeter. Dhe hajde bej investim ne shqiperi pastaj.

      Reply to this comment
  3. Toni April 15, 16:36

    Jane paguar te drejtoret e gjiknurit 30,000 euro per nje hec me fuqi 1 mega. (deshmitar okular :))). imagjinoni ato me fuqi me te madhe. Tani dalin dhe i anullojne po kto qe kane dhene lejet. ato qe kane probleme me afatet jam dakort, po kto dalin tani dhe thone ngjit me hecin eshte zone e mbrojtur. Pse more zoteri se verifikove si ministri dhe mos ma jepje lejen apo te pelqyen eurot. Le pastaj qe do shkosh te ministria e turizmit, te ministri kumarxhi qe i duhen eurot per kazino. ai do 30,000 tjeter. Dhe hajde bej investim ne shqiperi pastaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*