Ministria e Financave, lotari për të nxitur përdorimin e kuponave

October 6, 2014 22:39

Ministria e Financave, lotari për të nxitur përdorimin e kuponave

Ministra e Financave po planifikon që të organizojë lotari për të nxitur përdorimin e kuponave tatimorë te konsumatorët, të cilët do të mund të fitojnë dhurata të ndryshme, nëse marrin dhe ruajnë kuponin në momentin që bëjnë një blerje në një dyqan. Plani është vetëm në fazën e parë të hartimit, ndërkohë që burime nga Financat pohojnë se po ngrihet grupi i punës, që do të hartojë strategjinë përkatëse. Llotaria pritet të fillojë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, sipas planeve paraprake. Ky është një model që është përdorur dhe në Maqedoni e Serbi me synim uljen e evazionit fiskal. Lotaria vlerësohet se përmirëson disiplinën fiskale, teksa më shumë konsumatorë do t’u kërkojnë dyqaneve dhe shërbimeve faturat e mallrave për të cilët kanë paguar. Njerëzit do të ndihen më të motivuar të kërkojnë faturat fiskale nga shitësit. Në Maqedoni, psh, në lotarinë e nisur në mesin e vitit 2013, duke dërguar zarfin që përmban 20 fatura, njerëzit mund të fitonin një shtëpi, një apartament, makina, kompjuterë dhe shpërblime të tjera. Në Shqipëri mbetet ende të përcaktohet se si do të funksionojë llotaria, çfarë dhuratash do të jepen dhe nga do të sigurohet fondi (mendohet që një pjesë e të ardhurave nga TVSH të përdoret për këtë qëllim).

October 6, 2014 22:39
Komento

7 Komente

  1. xhonson October 6, 23:03

    Do te deshtoje pa filluar kjo LOJE!!
    Te gjitha firmat private e bejne kete loje,por ASKUSH NUK DI TE THOTE se ka qene i interesuar per kete qellim!
    Menyra me e mire per te nxitur bleresit shqiptare do te ishte,qe T’U PAGUHEJ ATYRE NJE PERQINDJE E CAKTUAR NGA SHUMA E MALLRAVE TE BLERE!!!
    Le ta beje LLOGARINE Ministria e Financave dhe do te kuptoje se FITIMI PER SHTETIN DO TE JETE KOLOSAL!!!
    LLOTARIA ESHTE …..PORDHE ME RIGON!!!

    Reply to this comment
    • beni October 7, 10:09

      Firmat private vetem genjejne konsumatoret, per te ritur xhiron, kurse kjo e shtetit ka dhen efekte ne ekonomin sllovake, qe ministri e financave duhet te me shperbleje konkretisht mua si individ per dhenjen e kesaj ideje teper fitimprurse ne tatimet e shtetit! Kjo esht ideja ime, dhe duhet kurorzuar me emrin llotaria e kuponit beni! Kudo idete per reforme ne finance kan nje emertim!

      Reply to this comment
    • Eri October 7, 12:04

      Xhonson edhe ideja jote do deshtonte nese keto kupona fiskale nuk do faktoheshin qe te perkasin ty. Atehere ne koshat e plehrave nuk do shihje me te varfer qe kerkojne kanaçe, por qe kerkojne kupona fiskale per t’i perdorur ne rimbursim te TVSH-se.
      Ideja jote behej ne kushtet kur te gjithe shqiptaret do pajiseshin me nje karte blerje (sikurse e kane dyqane e medha ose marketet) dhe per cdo te tille rimbursimi te behej ne moment, ose le ta quajme zbritje nga vlera e blerjes. Nderkohe qe veprimi regjistrohej ne serverat e tatimeve e keshtu edhe shitesi edhe bleresi edhe shteti do ishin te vetedijshem qe s’ka pas abuzim me kete skeme. Kjo ide kerkon pak investime fillestare ne pajisje, servera dhe software, por ne fund te nje ose dy periudhave tatimore ka per ta shlyer vetveten.
      Ndersa ideja e llotarive kombetare duket interesante por do krijoje teper konfuzion. Ne nje dite te zakonshme nje familje normale mund te bej mbi 10 blerje (perfshi kafet, cigaret, cumcakizat deri tek mallrat e shportes etj). Ne fund te nje muaji mund te perfundoje me 500 kupona fiskale qe nje zot e merr vesh si mund t’i trajtosh si bileta llotarie.
      Gjithesesi shumica jane te mendimit qe kjo amulli me kuponat fiskale dhe taksat duhet te perfundoje nje here e mire dhe ekonomia te formalizohet per te ecur vendi perpara.

      Reply to this comment
    • voj sava December 12, 12:31

      të jepet % nga blerjet.edhe jashtë shtetit kështu veprohet..

      Reply to this comment
  2. TROJA October 7, 13:19

    Ky eshte deshtimi i ministrise se Financave.

    Reply to this comment
  3. Ardi October 8, 08:56

    Nuk quhet shpikje kur dikush e ka zbatuar me pare dicka te tille.Tek Ne nuk funksionon per faktin e thjeshte se oligarket kane qene dhe jane ne pushtet.Keshtu e pesojme te gjithe vetem per hater te tyre.Teorite e llotarive jane 100 vjecare.

    Reply to this comment
  4. lavdosh October 8, 09:23

    Ne kohet moderne me IT, cdo njeri me eksperience e bene kete pune ne menyre automatike.
    Psh per cdo sasi lekesh (ne brakets), sistmei krijon numra llotarie per cdo fature.
    Cdo muaj keto numra futen automatikisht ne llotari
    Ky system (per 100,000$ une mund tju bej programet qe te perdoren kudo ku ka kasa fiskale
    Cdo gje tjeter eshte budallallek.
    Sistemi duhet te jete i thjeshte, automatic (pa ndermjetesine e njerezve-qe do tthote eliminon korrupsionin)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*