Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon drejtor, ja kushtet që duhet të plotësoni

October 21, 2017 14:50

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon drejtor, ja kushtet që duhet të plotësoni

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, fton të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme dhe preferenciale, të detajuara në këtë shpallje, për pozicionin vakant të Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil të shprehin interesin e tyre brenda datës 29 Tetor 2017.

Përshkrimi i Punës:

Në bazë të Ligjit Nr. 10233/2010, “Për Autoritetitn e Aviacionit Civil”, i ndryshuar, Neni 13, Drejtori Ekzekutiv i AAC ka këto përgjegjësi e detyra:

  1. a) është përgjegjës për drejtimin dhe administrimin e veprimtarisë së Autoritetit;
  2. b) paraqet për miratim në këshillin drejtues rregulloren e brendshme të funksionimit të Autoritetit;
  3. c) paraqet për miratim në këshillin drejtues buxhetin dhe programin përkatës të punës përpara fillimit të çdo veprimtarie;

ç) harton dhe paraqet për miratim në këshillin drejtues programin ekonomiko-financiar të Autoritetit, si dhe vlerat e tarifave që do të zbatohen për të gjitha autorizimet, certifikimet dhe licencat që lëshon ky Autoritet;

  1. d) përfaqëson Autoritetin në marrëdhëniet me të tretët;
  2. dh) ushtron të gjitha detyrat e Autoritetit, në zbatim të Kodit Ajror dhe nënshkruan të gjitha autorizimet, lejet, licencat e kategorizimet.

Gjithashtu, përvec përgjegjësive dhe detyrave të paraqitura më sipër, Drejtori Ekzekutiv duhet të ndjek dhe zbatojë objektivat e Programit të Qeverisë 2017-2021, sa i përket përfshirjes në zhvillimin e infrastrukturës së re aeroportuale në vend, plotësimin e detyrave integruese të këtij sektorit dhe sjelljen në standard ndërkombëtar të institucionit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

 Kriteret e Përgjithshme:

Me qëllim përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe detyrave të detajuara më sipër, kandidatët e interesuar në këtë pozicion pune duhet të përmbushin kriteret e përgjithshme, sipas Nenit 14 të Ligjit Nr. 10233/2010, “Për Autoritetitn e Aviacionit Civil”, i ndryshuar, si më poshtë:

  1. a) të jetë shtetas shqiptar;
  2. b) të ketë arsim të lartë;
  3. c) të ketë përvojë, të paktën 5 vjet, në administratën publike në fushën e menaxhimit, administrimit dhe të jurisprudencës;

ç) të ketë integritet moral dhe profesional;

  1. d) të jetë i paangazhuar në funksione drejtuese partiake;
  2. dh) të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale;
  3. e) të mos jetë përjashtuar nga shërbimi civil;

ë) të mos ketë konflikt interesash me detyrën, në përputhje me detyrimet e legjislacionit në fuqi.

Kriteret që Preferohen:

Me qëllim përmbushjen me sukses edhe të sfidave të sektorit sipas Programit të Qeverisë 2017-2021, kandidatët preferohen të përmbushin kriteret si më poshtë:

  • Të kenë kryer studimet e larta në fushën e aviacionit civil
  • Të kenë eksperiencë në fushën e aviacionit civil, në sektorin publik dhe/ose privat
  • Të kenë eksperiencë minimale 3 vjecare në nivel drejtues, në sektorin publik dhe/ose privat
  • Të kenë njohje të mirë të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e aviacionit civil
  • Të kenë eksperiencë në manaxhimin e projekteve infrastrukturore komplekse në sektorin publik dhe/ose privat
  • Të kenë aftësi negociuese të kontratave komplekse infrastrukturore në sektorin publik dhe/ose privat
  • Të kenë aftësi të provuara manaxheriale dhe lidershipi në pozicione të mëparshme

 Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Ndarja e pikëve të vlerësimit të kandidatëve do të jetë si më poshtë:

Për sa më sipër, të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e mësipërme janë të lutur të depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë MIE dhe/ose elektornikisht në adresën [email protected], si më poshtë:

  • CV
  • Dëshmi Penalitetit, jo më të vjetër sesa 3 muaj
  • Kopje të diplomave të shkollës së lartë dhe/ose certifikata trajnimesh

brenda datës 29 Tetor 2017.

 Për kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme, do të kontaktohen nga MIE për të vijuar në fazën e intervistave pranë këtij institucioni.

October 21, 2017 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*