Ministria e Inovacionit propozon rregulla të reja për mediat online

March 7, 2016 19:10

Ministria e Inovacionit propozon rregulla të reja për mediat online

Mediat online pritet t’i nënshtrohen një rregullimi të fortë përsa i përket kuadrit ligjor.  Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito nisi  konsultimet publike lidhur me ndryshimet në ligjin “Për Tregëtinë Elektronike”. Ligji që mban nr. 10 128, DATË 11.5.2009 edhe pse është në fuqi prej 7 vitesh, njihet pak, ndërkohë që ka pasur vështirësi në zbatimin në praktikë.

Në ndryshimet e propozuara me projekt-ligjin e paraqitur së fundmi synojnë:

1. Vendosjen e rubrikës së raportimit për lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme.

2. Vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bëjnë ç’aktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj, nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe atij Civil.

3. Qartësimin e detyrimit të portaleve online (ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit) për të pasur një pikë kontakti të identifikuar.

4. Përcaktimin e organeve mbikqyrëse të zbatimit të këtij ligji, që në kohën kur ai ishte miratuar në vitin 2009 nuk ekzistonin, si ALCIRT, sektori i krimit kibernetik në polici etj.

Në këtë konsultim kanë marrë pjesë drejtues dhe përfaqësues të portaleve informative, aktiviteti i të cilave, si ofrues të shërbimeve të shoqërisë së informacionit, rregullohet nga ligji aktual, i cili është miratuar në vitin 2009. Kërkesa për përafrimin e legjislacionit në këtë fushë është pjesë e angazhimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, marrëveshja e stabilizim-asocimit.

March 7, 2016 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*