Ministria e Jashtme greke thërret në takim urgjent ambasadoren shqiptare Adriana Hobdari

October 29, 2018 19:32

Ministria e Jashtme greke thërret në takim urgjent ambasadoren shqiptare Adriana Hobdari

Ministria e Jashtme greke ka thirrur në një takim urgjent pasditen e sotme ambasadoren shqiptare në Athinë, Adriana Hobdari. Lajmi i dhënë nga mediat greke konfirmohet edhe nga zyra e shtypit të ministrisë se Jashtme në Shqipëri.

Ky takim zhvillohet pas vrasjes së një minoritari grek nga forcat e policisë shqiptarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Bularat të Gjirokastrës. Mediat greke bëjnë të ditur se Ministria e Jashtme e Greqisë do të dorëzojë një notë proteste për autoritetet shqiptare.

Po sipas mediave greke, policia greke po bashkëpunon me palën shqiptare në hetimet e kësaj ngjarjes të ndodhur në Bularat.

v.l/ Dita

October 29, 2018 19:32
Komento

3 Komente

  1. Nje shqiptar October 29, 20:01

    Protesten duhet ta beje Ministria Jone e Jashteme, te thrrase Ambasadorin e Greqise ne Tirane dhe ti dorezoje nje note proteste me tone shume te forta sepse Athina ka nis nje kriminel, i njohur mire nga policia greke si pjesemarres ne grupet kriminale qe ne 2009, dhe me tendence vrasese ne territorin tone, madje ne Festen e Greqise. Ambasadorja e jone as qe duhet te marre ne dorezim protesten e Greqise.

    Reply to this comment
  2. Dardan October 29, 21:06

    Ministria e Jashtme e Republikes se Greqise e ka per detyre te therrase ambasadoret e cdo vendi kur ka raste te
    vrasjeve te bashkekombasve te vet. Ambasadorja duhet ta marre noten e protestes dhe t’ia dergoje Ministrise se Jashtme te Shqiperise. Kjo eshte rutine zyrtare dhe nuk perben ndonje shqetesim. Ministria e Jashtme e Shqiperise pyet MPB dhe i kthen pergjigjen e merituar MPJ te Greqise. Marredheniet e shkelqyera Shqiperi-Greqi nuk cenohen aspak nga nje gangster i frymezuar nga thirrjet e armikut te betuar te popullit shqiptar Sali Berisha, i cili po pergatitet per Grusht Shteti. Natyrisht, Berisha dhe Luli do te marrin plumbin krese, pavaresisht protestave te MInistrise se Jashtme te Serbise!

    Reply to this comment
    • Nje shqiptar October 29, 22:38

      Dardan, i dime shume mire praktikat diplomatike, por ketu kemi te bejme me nje akt shume shume provokues dhe terrorist qe eshte nisur nga Greqia. Eshte e drejte e jona made detyre qe. Ministria e Jashteme Shqiptare te thrrase Ambasadorin Grek dhe te komunikoje noten tone te protestes si dhe qendrimin tone sepse Athina nise nje bashkekombes te saj te armatosur, te njohur mire nga policia greke qe ne 2009, te veshur me uniforme per te qelluar me automatik forcat e rendit tona qe ishin aty per siguruar rendin ne Festen e Greqise si dhe per te ruajtur autoritetet e larta greke qe ishin te pranishem.. Neoftese ky terrorist konsiderohet shqiptar Athina nuk ka perse te shqetesohet.ky eshte qendrimi yne. Ne vetem mbi bazen e parimit te reciprocitetit dhe duke denuar shume ashper cdo provokim te disa qarqeve keqedashese greke mund te permiresojme edhe me tej marredheniet me shtetit fqinje. Leshimet dhe heshtjet ndaj provokimeve terroriste jo vetem demtojne keto marredhenie por i rrezikojne.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*