Ministria e Jashtme pranon gafën: Po, ftuam Izraelin me vendet arabe

October 9, 2015 16:16

Ministria e Jashtme pranon gafën: Po, ftuam Izraelin me vendet arabe

Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme konfirmuan dje gafën e diplomatike, ftesën për t’u takuar në një tryezë të përbashkët me vendet e Ligës Arabe, në të cilin u ftua dhe Izraeli dhe u përjashtua Palestina.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Jashtëm, deputetët e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi dhe Kastriot Islami, kanë kërkuar sqarime për këtë incident nga përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të ftuar në mbledhjen e djeshme.

Sokol Gjoka, drejtor i Përgjithshëm i Marrëdhënieve Dypalëshe në Ministrinë e Jashtme, konfirmoi gafën me ambasadorët duke e quajtur atë si “një gabim teknik”, raporton Panorama.

“Sa i takon pyetjes për një takim që pritej të bëhej, në fakt nuk ishte organizuar i tillë për lobimin e Kosovës në UNESCO me vendet arabe dhe Izraelin, më pas, pati një problem teknik në komunikim. U është dhënë një informacion paraprak, i cili ka qenë natyrisht i gabuar. Sepse janë si të thuash ABC-­të e komunikimit me trupin diplomatik dhe veçanërisht me problematikat që dihen.

Është rikuperuar. Takimet janë zhvilluar me vendet arabe natyrisht dhe me Izraelin, ku u është kërkuar lobim dhe mbështetje për Kosovën. Dhe nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë lloj qëndrimi të mëtejshëm apo të themi ndonjë reagim negativ, qoftë nga vendet arabe apo qoftë nga Izraeli”, tha drejtori i MPJ.

October 9, 2015 16:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*