Ministria e Mbrojtjes, në krye të palës shqiptare për shpëtimin e pasagjerëve

December 29, 2014 11:01

Ministria e Mbrojtjes, në krye të palës shqiptare për shpëtimin e pasagjerëve

Operacioni për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit “Normal Atlantic”, ka angazhuar tre vende, Italinë, Greqinë dhe Shqipërinë.

Nga pala shqiptare, Ministria e Mbrojtjes ka treguar gadishmëri totale, duke vendosur në dispozicion anije dhe njerëz.

Ministria e Mbrojtjes u angazhua në operacionin e shpëtimit të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e tragetit “Norman Atlantic”, nder te cilët 22 shtetas shqiptare, pas njoftimit për zjarr në garazhin e saj.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, Qendra e Bashkuar e Koordinim Shpëtimit në Pire(JRCC), Greqi, në ora 06:50, të dites së djeshme, njoftoi Qendrën Kombëtare të kërkim Shpëtimit në QBO Shqiperi se trageti “Norman Atlantic” i linjës Igumenicë (Greqi) – Ancona (Itali), ka kërkuar ndihmë, pasi në hangarin e tragetit kishte rënë zjarr. Anija ndodhej 16 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit, por jashtë ujrave territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Nga JRCC Greqi, u bë e ditur se ishin nisur në drejtim të Tragetit “Norman Atlantic” , anija “Cruz Europe” dhe 5 helikopterë (nga pala greke dhe italine).

“Komanda e Forcës Detare ka angazhuar menjëherë anijen e gatshme në Operacion SAR. Menjëherë është nisur anija Butrinti drejt zonës së operacionit ku ndodhet aktualisht”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Anija Butrinti është angazhuar në evakuimin e pasagjerëve si dhe shuarjen e zjarit në tragetin “Norman Atlantic”.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi.Kodheli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, kanë ndjekur hap pas hapi operacionin.

Ministrja Kodheli ka komunikuar me homologen italiane, ministren Roberta Pinotti, lidhur me operacionin dhe kontributin e dy vende në këtë operacion.

Ndërsa shefi i shtabit, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka pasur komunikime të vazhdueshme me homologun e tij grek.

Aktualisht, nga operacionet e përbashkëta kanë shpëtuar 365 pasagjerë.

Nga të shpëtuarit, 8 janë shtetas shqiptarë.

December 29, 2014 11:01
Komento

7 Komente

  1. info analitike December 29, 11:17

    Sa e kane marre vesh italianet dhe greket se kush eshte ne krye te Ministrise se Mbrojtjes kane preferuar te mbarojne pune vete e ta kufizojne bashkepunimin tek “komunikimi”.

    Reply to this comment
  2. treporti December 29, 12:47

    Mos genjeni kot.Qendra shqiptare u lajmerua ne 6 e 50,ndersa anija Butrinti arriti ne vendngjarje ne oren 15,pra 8 ore pasi u lajmerua. Porti i Vlores eshte vetem 10 milje larg anijes ne flake,ndersa anijet italiane nga porti i barit qe ishte 60 milje distance,arriten 5 ore para nesh. Kjo fraza e ministres,qe po ndjek hap pas hapi ngjarjen dhe po menazhon situaten u ka shpetuar mediave boterore,qe mender nuk e permenden fare Shqiperine me ministri mbrojtje.

    Reply to this comment
  3. sagitari December 29, 12:55

    — info analatike –
    Ti do deshiroje qe komenti yt te kishte Pak te vertete Brenda , por nuk ka .
    Hap syte dhe veshet — shiko e degjo kanalet italiane se cfare thone per ministren e mbrijtjes
    Forcat shqipetare Jane pjese e forcavete shpetimit

    Reply to this comment
  4. info analitike December 29, 13:51

    sagitari

    Pikerisht se i degjova/lexova shkrova komentin. Cfare dmth. forcat shqiptare jane pjese e forcave te shpetimit? Cfare po bejne apo bene konkretisht?
    Urdhero cfare shkruan “Corriere della sera”
    http://www.corriere.it/cronache/14_dicembre_29/traghetto-fiamme-329-salvo-naufrago-ho-visto-4-morti-d6811520-8f34-11e4-b2e8-757fd60bcfb4.shtml

    Reply to this comment
  5. andrea December 29, 15:37

    kush e pordhi shqiperin me nje varke butrinti,italianet nuk lane as greqine te merte pjese jo neve

    Reply to this comment
  6. "Horri i Bulevardit" December 29, 17:41

    Info rakitike dhe spurdhjake te tjere berishiane, smund te lavderojne pergjegjesine qe mori pala shqiptare, ne ate det te trazuar, se keta birbo malokesh, te pagdhendur, qe kishin si orientim kur vinin ne Tirane kalin e Skenderbeut dhe mbasi lanin kepucet me balte, ne shatrivanin, ja fusnin gjumit, mbas pallatit te kultures, shtrire si derra.
    Puthini bythen saliut o saleshe.

    Reply to this comment
    • info analitike December 29, 17:47

      Ore Horri mos u lodh kot se e morem vesh qe paskesh qene shtruar ne nje cmendi me te gjatin. Me delirantet si puna jote eshte e kote te merresh.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*