Ministria e Mjedisit fillon pastrimin e lumenjve

March 9, 2014 09:23

Ministria e Mjedisit fillon pastrimin e lumenjve

Ministria e Mjedisit ka nisur një aksion për pastrimin e shtretërve të lumenjve, ndotja e të cilëve është kthyer në një shqetësim të madh për të gjitha zonat ku ato kalojnë. Aksioni i parë ka nisur në zonën mes dy urave të Shijakut në lumin Erzen, ku morën pjesë punonjës të Ministrisë së Mjedisit, Drejtorisë së Shërbimit Publik në Durrës, drejtori të tjera të qytetit dhe rreth 150 të rinj. Ministri i Mjedisit  Lefter Koka e ka vënë theksin tek fakti se dëmtimi i lumit Erzen, ku edhe është përqendruar aksioni i parë është kthyer në vendgrumbullim plehrash nga komunat dhe bashkitë, të cilat e përdorin si vend për të hedhur mbetjet e tyre. Shtretërit e lumenjve janë tejmbushur nga mbeturinat si pasojë e hedhes së tyre përgjate rrjedhës. Në mungesë të landifilleve, bashkitë dhe komunat që ndodhen pranë lumenjve e përrenjve i hedhin mbeturinat urbane në shtretërit e tyre që më pas transportohen nga uji duke ndotur të gjithë luginën ku rrjedhin këta lumenj.

 

March 9, 2014 09:23
Komento

3 Komente

  1. timi March 9, 09:33

    falemnderit edhe te rinjeve qe marrin pjese la ta sjellim vendin ne normalitet….sepse eshte nje nga vendet me natyre te bukur qe nuk e meriton kete gjendje…po duket me ne fund qe vendi ka zor…jo hajdute e kriminele ne qeveri

    Reply to this comment
  2. timi March 9, 09:34

    doja teb shkruaja po duket me ne fund qe vendi ka ZOT

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit March 9, 10:08

    Pastrojeni Shqiperine, pastrojeni nga plehrat, kthejani Shqiperise bukurine, eshte pastertia qe ja u mbyll gojen haleve te Saliut.
    Kthejini ato lumenj, kur dikur laheshim ne ujin e kthjellet dhe kenaqeshim, me bukurine e natyres sone.
    Dikur Erzeni, lumi ku cdo dite te veres, krilleshim ne uje, plot kalamaj, te gjithe te shkathet, kenaqeshim.
    Kthejani lumit bukurine qe zoti i ka falur per mijra vjet, se ai lume, eshte jete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim