YouTube fshin videon skandaloze, reagojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Policia

January 5, 2015 16:54

YouTube fshin videon skandaloze, reagojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Policia

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me video skandalin që është publikuar sot në versionin online të gazetës DITA dhe u shpërnda në rrjetet sociale.

Një njoftimin e ardhur nga zyra e shtypit thuhet se “Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëj me dije për opinionin publik, se menjëherë pas njohjes me videon e publikuar sot [03/01/2015] pasdite, ku aludohet për abuzim seksual nga disa të rinj me një paciente, – një akt i cili supozohet të ketë ndodhur në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, – me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë”.

Ky grup pune kryesohet nga Zëvendësministrja Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.

Edhe Policia e Tiranës reagoi duke deklaruar se ka nisur një hetim për identifikimin e personave që shfaqen në videon e publikuar në DITA online.

Disa orë pas publikimit dhe shpërndarjes YouTube e ka fshirë videon.

January 5, 2015 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*