Ministria heq kriterin e 6 krediteve për mësuesit, do zbatohet ligji

February 20, 2015 18:50

Ministria heq kriterin e 6 krediteve për mësuesit, do zbatohet ligji

Ministria e Arësimit duket se ka qetësuar qindra mësues në gjithë Shqipërinë që janë në procesin e kualifikimit përmes një udhëzimi që e bën të panevojshëm kriterin e 6 krediteve dhe urdhëron zbatimin e ligjit. Sipas disa udhëzimeve të fundit, mësuesi që do të hynte në provimn e kualifikimit për 5, 10, apo 20 vjeçarin, duhet të plotësonte edhe kriterin e 6 krediteve. Ky kriter binte ndesh edhe me nenin 58 të ligjit për arsimin parauniversitar, miratuar me konsensusin e të gjitha palëve në maj të vitit 2012. Në këtë nen thuhet se, mësuesi në një vit shkollor ka detyrim tre ditë trainimi me të paktën një kredit. Ministria e Arsimit dhe Sportit, zonja Lindita Nikolla, ka nxjerr më 9 shkurt një urdhresë nr. 3, me numër protokolli 1359, e cila shfuqizon 6 kreditet dhe urdhëron zbatimin e ligjit për këtë problem, pra që mësuesit i cili do të hyjë në provimin e kualifikimit i mjafton 1 kredit. Vendimi ka qetësuar qindra mësues të cilët ishin në stresin e skualifikimit për shkak të kontraditave ligjore që prodhohen nga ndërhyrjet në ligj përmes udhëzimeve. Dhënia e krediteve për mësuesit është një fushë e cila ka shumë spekulime dhe që në thelb ka dëmtuar procesin. Ndërhyrja e Minisitrisë është pritur mirë nga mësuesit.

February 20, 2015 18:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*