Ministria publikon të dhënat: Sërish numër i lartë të prekurish dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Tirana mbetet zonë e nxehtë

January 15, 2021 17:22

Ministria publikon të dhënat: Sërish numër i lartë të prekurish dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Tirana mbetet zonë e nxehtë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 3530 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 641 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (15 Janar 2021)
Raste të reja ditore 641
Të shëruar në 24 orë 379
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3530

Testime totale 307,638
Raste pozitive 66,635
Raste të shëruara 39,625
Raste Aktive 25,745
Humbje jete 1265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14827
Fier 1893
Shkodër 1407
Durrës 1447
Lezhë 1030
Vlorë 1019
Korçë 909
Elbasan 1002
Berat 826
Dibër 538
Gjirokastër 465
Kukës 382

o.j/dita

January 15, 2021 17:22
Komento

2 Komente

  1. ?!! January 17, 09:42

    A e keni vën re që është paksuar numri i vdekjeve nga korona virusi, saktësisht mbas denoncimit nga Saimir Kodra të Tirës dhe makabritetit të vdekjes së pacientes që mjekët heronjë të “shëndetsis që duam ” të Edi Ramës që edhe ilaçet e blera nga e bija dhe ushqimet ja vidhnin, madje dhe një pikë ujë nuk i jepnin. Mos ky fakt dëshmon që në spitalet vdekjet nuk janë shkaktuar nga kovid 19 por nga neglizhenca kriminale e mjekëve, infermjerëve dhe sanitareve që nuk shërbejn por meren me shqyerjen e xhepave të familjarëve të pacientëve si bandë e mirëorganizuar kriminale, madje si tenardje të vërtetë rrëmbejnë edhe sendet me vlerë të të vdekurve?

    Mos vall duhet që SPAK të zëvëndësohet me ekipin e gazetarëve investigativ të Saimir Kodrës sepse prokurorët e këtij institucioni nuk janë të aftë që të bëjnë atë që bëjnë këta gazetarë, përkundrazi prokurorët janë Tirat e drejtësisë, janë hallkë e korrupsionit dhe kusarisë të kthyer në sistem në qeverisjen e Tirave të PD, PS dhe LSI, Sali Berishës, Fatos Nanos , Ilir Metës dhe Edi Ramës.
    Vetëm denoncimi publik i Saimir Kodrës paksoi numrin e vdekjeve nga neglizhenca në spitalet e kovid 19, po të kishte prokurori që të hetonte dhe të arrestonte dhe gjykata të dënonte qoftë edhe një mjek nga mjekët përbindsha të bandës së kusardoktorçakenjve të “mjeksisë që duam” të Edi Ramës, shumë gjëra do të ndryshonin në psikologjinë e personelit mjeksor, madje edhe të popullit që u mësua që ta grabisin edhe kriminelët që janë betuar kundër Hipokratit, përveç grabitjes së kusarëve profesionistë qeveritarë. Të jeni të sigurtë që prokurorët do ti mbyllin gojën Tirës sikurse po përpiqen ti mbyllin me paturpsi sfiduese publikisht gojën gazetarëve të emisionit Stop, në kundërshtim flagrant me ligjet që organizojnë veprimtarinë e prokurorisë. Mallkuar qoftë kjo farë prokurorësh , mbrojtës të flliqur e besnikë të krimit dhe korrupsionit të kusarpolitiqënve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim