MB u mban lekët nga rroga 320 policëve, harxhuan karburant më shumë

October 19, 2015 17:04

MB u mban lekët nga rroga 320 policëve, harxhuan karburant më shumë

Pavarësisht orëve të gjata në punë, 320 punonjës policie janë të detyruar që të lënë një pjesë të pagës në punë.

Prej disa muajsh, një pjesë e punonjësve të patrullave marrin 5­7 mijë lekë më pak nga rroga, pasi u është faturuar me pa të drejtë karburanti i shpenzuar në periudhën 2011­-2012.

Sipas grafikut të çdo Komisariati Policie në Tiranë, grupit të efektivave të Patrullës së Përgjithshme u ishte përcaktuar një sasi karburanti që duhej të shpenzonin për turn, sipas një kontrate me një dispeçeri në kryeqytet ku ata furnizoheshin.

Sasia e karburantit që ishte llogaritur të shpenzohej për 10 mijë kilometra, shpenzohej për 5 mijë. E gjithë kjo referuar vitit 2011-­2012, pasi më pas përllogaritja ndryshoj, në bazë të vjetërsisë së mjeteve dhe problemeve që u konstatuan në servis.

Edhe pse rezultoi që ishte një gabim në përllogaritje dhe jo abuzim i efektivave me karburantin, sërish sasia e shpenzuar mbi limitin e caktuar, iu faturua efektivave që i kishin pasur në përdorim këto mjete 3­4 vite më parë.

October 19, 2015 17:04
Komento

1 Koment

  1. daku October 19, 21:14

    Dilni dhe mbroni shtetin tani, shpejt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*