Ministritë vjedhin foto nga profilet në Facebook për fushata promovuese

July 13, 2016 16:49

Ministritë vjedhin foto nga profilet në Facebook për fushata promovuese

Ndodh shpesh që puna intelektuale apo krijimtaria në vendin tonë të mos vlerësohet.

Mirëpo, absurditeti shkon më shumë se kaq.

Punën e dikujt e përvetësojnë institucionet shtetërore dhe e paraqesin si pronë të tyren.

Një denoncim e ka bërë sot fotografi Fation Plaku në faqen e tij në Facebook pasi ka konstatuar se fotot e tij janë marrë pa kurrëfarë leje nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe janë përdorur në postera promovues.

3Më poshtë statusi i Plakut në FB:

“Te dashur miq.
Sot zbulova qe abuzimit me te drejten e autoresise se fotove te mia, i eshte shtuar edhe Ministria e Transportit dhe Infrastruktures. Pas Ministrise se Ekonomise dhe Turizmit tundimit ndaj vjedhjes se pronesise time, nuk i shpetojne jo vetem bizneset private si Delta Group, Dast por edhe nje organ tjeter i larte shteteror, Ministria e Transportit dhe Infrastruktures.

Me poshte keni fotot e vendosura ne akset nacionale nga kjo Ministri duke vjedhur mundin, sakrificen, pasionin dhe punen time te kushtueshme

Fation Plaku

Fation Plaku

nepermjet nje klikimi kopjues ne faqen time.
Me e rende kjo situate behet ku organet shteterore qe supozohet se duhet te na mbrojne ne nga abuzimet dhe shkeljet e ligjit, jane ato te parat qe abuzojne me ligjin dhe me pronen time private, tallen me perkushtimin tim dhe injorojne punen e madhe dhe investimin personal qe qendron mbrapa atyre fotografive.

Ju siguroj te gjithe ju miqve te mi, shqiptareve e te huajve te ndershem qe gjithmone keni vleresuar punen time, se une nuk do te lejoj asnje cenim ndaj prones time krijurse. Per kete kam marre menjehere mbeshtetjen nga Agjencia Kolektive e te Drejtave te Autorit Albautor, organizatat nderkombetare ne kete fushe per te mbrojtur ne rruge ligjore punen time ndaj vjedhjes se saj te vazhdueshme, per me keq nga organe shteterore”, shkruan  Plaku në Facebook.

4

 

July 13, 2016 16:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*