Ministrja: Do humbasin 60 mijë vende pune, të tjerët rroga minimale

April 7, 2020 20:56

Ministrja: Do humbasin 60 mijë vende pune, të tjerët rroga minimale

Ministrja e Financave, Anila Denaj  parashikon që në një muaj e gjysmë bllokim të aktiviteteve ekonomike do të humbasin 50-60 mijë vende pune.

“Ka të bëjë me një impakt të padëshiruar situate. Edhe fondi i garancisë sovrane, i cili nuk është i detyruar, por një marrëdhënie kontraktuale mes dy klientëve, biznesit dhe bankës, u ofrua për këtë qëllim që bizneset të mos largojnë punonjësit nga puna. Por jemi koshient që do të ketë një rritje të numrit të të papunëve. Në 50 mijë -60 mijë persona në 1-1,5 muaj. Por nëse situata zgjat, parashikimet do të zgjerohen”- shprehet Ministrja e Financave.

Ajo u kërkoi bizneseve që të respektojnë Kodin e Punës e veçanërisht nenin144.

“Nuk dua të shkoj tek neni 148 që flet për pushimet kolektive. Ka një zgjidhje që të mos largojnë punonjësit; të ulin rrogat e t’u ofrojnë punonjësve rroga minimale deri në normalizimin e situatës”- shpjegoi ministrja Denaj.

Ministrja sqaroi më tej se për sektorin që aktualisht është më i prekuri dhe numëron më shumë punonjës, ai fason, qeveria ka menduar të ndërhyjë për të ridimensionuar kontratat. “Ne sot po diskutojmë që për industrinë fason të bëjmë një shndërrim për kontratën e porosisë, nga për rroba që nuk po kërkohen aktualisht në Itali si pasojë e epidemisë, në prodhim të maskave apo produkteve të tjera që ka nevojë tregu aktualisht për tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo bëhet për të mbajtur njerëzit në punë, jo me fond page, por me sigurim të punës.”- tha ministrja e financave.

Denaj tha se biznesi duhet të vazhdojë të paguajë të gjitha detyrimet dhe arka e shtetit pati të ardhura më shumë se ç’ishte parashikuar.

“Marsi qe i kënaqshëm; 5,5 mld diferencë me planin. Humbja më e vogël se ç’kisha parashikuar. Marsi është një periudhë e lidhur me disa pagesa të mëparshme si ç’është edhe tatimfitimi.”- tha ajo.

Ministrja deklaroi se nëse situata do të përmirësohet dhe trendi I të infektuarve të rinj do të vijë në rënie, bizneset do të hapen të gjithë  deri në fund të majit, por kjo do të ndodhë në  mënyrë të përshkallëzuar.

e.k. / dita

April 7, 2020 20:56
Komento

10 Komente

  1. Kadia April 7, 21:33

    Paga e luftes eshte menduar per 60.000 persona me nje vlere 26.000 leke secilit. Thuhet se jane 34.000 biznese qe perfitojne…
    Me keto te dhena duket sikur shteti po ben shume apo jo?
    Por po te shohesh sa eshte fatura e kesaj pakete fillon dhe mendon pak…. U tha paktea 300 milion dollare ne fillim… por perfitimi direket per qytetaret me siper eshte vetem 12 milione euro… ose sa jane te ardhurat ditore te shtetit shqiptar nga taksat….
    Nderkohe PPP/Koncensione arrijne ne vleren 120 milione euro kete vit….
    Ndaj nuk ka pakete ekonomike sepse do te thote te heqesh dore nga politikat e paracaktuara per dhjete vitet e ardheshme…. Ekonomia sot nuk mundet te ndihmohet se ikin 10 vite te ardhura per… ke??

    Reply to this comment
  2. Berati April 7, 22:20

    Kjo.ministre eshte shume optimiste. Edhe pse me nje ekonomi rudimentale Shqiperia nga kjo krize do te rrafshohet keqas. Keta e kane kuptuar qe kete radhe gjendja do te jete katastrofe dhe po vene duart perpara. Por kete radhe ska me :fajin e ka Saliu.

    Reply to this comment
  3. Loni April 8, 00:59

    Marsi eshte viti pare qe nuk realizohet nga 92….te mendosh we meret fitim I 2019…….

    Reply to this comment
  4. U kthyem 100 vite pas? April 8, 01:21

    “Guvernë s’kemi; parlament s’kemi; gjyqe s’kemi; arka është e zbrazur; miq s’na kanë mbetur; armiqtë përgjojnë. Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer çandat ministeriale janë të kënaqur.”

    — Faik Konica, 10 prill 1924

    Reply to this comment
  5. Arben April 8, 06:56

    Por ama kemi lidr botror.

    Reply to this comment
    • KORÇARI April 8, 11:45

      Qeveria do bënte mirë, të merte disa lekë nga ata që përfituan nga PPP-të Qindra Milion Euro në mënyrë që të mbahet shteti më këmbë, ndryshe ..psohat nuk dihen

      Reply to this comment
  6. Tori April 8, 07:41

    Ne kemi Ramen sa gjithe liderat e qeverite boterore ,Po se besuat shkoni e pyesni Bolinon

    Reply to this comment
  7. Xon Thrapi April 8, 14:44

    Po të kishte halla loqe do i thonim dajë.

    Do humbim 60.000 vende pune nga 30.000 gjithsej 😉

    Kjo surratpetlla e po e bën si puna e atij vrapistit.

    – O Xono, i sati dole?
    – I treti.
    – I modh plako, bravo. Dhe sa veta ishin?
    – Tre
    – Ptu langaraq.

    Reply to this comment
  8. R. April 8, 17:05

    Ministri financave duhet te jete nje njeri me dinjitet e personalitet. Kjo me kete surrat skorbutik ka harruar fare qe eshte dhe ministre e ekonomise.

    Reply to this comment
  9. info analitike April 8, 19:41

    Po kjo shoqja eshte aty vetem per konstatime apo qe te marre masa per te shmangur katrahuren ekonomike?
    Kur qeverite e te gjithe botes jane angazhuar per te gjetur menyrat si te shpetojne ekonomite e tyre ne Shqiperi ka nje kendes qe ligjeron nga mengjesi ne darke here me kercenime e here me lavderime dhe nuk po ben asgje per shtresat ne nevoje dhe bizneset familjare. I vetmi aspekt ku i shkoi mendja eshte ai i qirave, pikerisht aty ku mund te ndeze konfilkte sociale e qe jo vetem nuk ndihmon ekonomine por krijon nje tjeter problem te madh.
    Eshte koha qe ato miliarda euro te vjedhura t’ia kthejne vendin qe eshte ne emergjemce. E meqe jemi ne gjendje fatkeqesie natyrore ti sekuestrohen te gjitha asetet e vena me abuzime ligjore e favoritizma qeveritare duke filluar qe nga Kriiekaqoli e deri te k zagaret e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim