Ministrja e re e Drejtësisë: Një vendim skandaloz i gjyqtarëve, sot i mori jetën një kolegeje të tyre

August 31, 2017 21:54

Ministrja e re e Drejtësisë: Një vendim skandaloz i gjyqtarëve, sot i mori jetën një kolegeje të tyre

Ministrja e re e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila aktualisht është zv.ministre e Drejtësisë, ka reaguar për vrasjen e gjyqtares Fildese Hafizi.

Reagimi:

Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh. Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre.

Ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. I bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!

U prehsh në paqe, mikja dhe kolegia jonë e dashur!

Ky mesazh jo vetëm si zv. Ministre e Drejtësisë, por edhe si grua dhe si nënë.

Etilda Gjonaj (Saliu)​

August 31, 2017 21:54
Komento

7 Komente

  1. Peza August 31, 23:16

    Bejini ligjet qe edhe gjyqtaret qe shkelin apo interpretojne ligjet sipas interesave te tyre te dalin para drejtesise njelloj si cdo qytetar shqiptar!
    Jane bere gjyqtaret si perendi,te marrin jeten,pronen,djersen e ballit si pa gje te keq dhe koleget e tij te cdo shkalle me lart mbrojne kolegun dhe jo ligjin!

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku August 31, 23:25

    Spekullim i paskrupullt i ministres se re. Ka shume raste, me vend apo pa vend kur jane amnistuar te denuar. Ne kete rast ndodhi qe i amnistuari kreu krimin per mbetjen ne tentative te te cilit ishte denuar me pare. Me kete llohjike qe perdor ministrja jone e re e mrekullueshme, vete koncepti i amnistise nuk duhet te egzistoje ne drejtesi.

    Reply to this comment
  3. Arben September 1, 11:24

    EPO ATA, SI NDER NDAJ KOLEGES SE TYRE

    E DHANE KETE VENDIM, MOJ SHOQE.

    NUK LAHET M….. ME SH…..

    Reply to this comment
  4. lili September 1, 14:00

    pertej vendimit,qe ju si drejtuese e po kesaj institutione nuk ju takon ta komentoni keshtu,ju si qeveritare po edhe si qytetare duhet te shtroni tjera pyetje, se vendimi nuk kishte si te ishte ndryshe ne shtetin tone, kur ai qe vertet ka vra rri ne liri…
    Pra Zoje, beni vetit e shtetit pyetjet e duhura e mos ‘shfajsoni’ vetin si institution vetem me fjalen ‘skandaloze’ skandaloze eshte mungesa e psykologut per te trajtuar kete njeri, qe tash u ba kriminel. Skandaloze eshte mungesa e veprimeve ne kohe kur dnodhin divorcet e kur ciftet duhet prape te ‘lajne’ hesape rrugeve per mosveprimin e juaj per paret per femijet ,per prinderit etj etj
    problemi eshte edhe jodrejtesite ne kateranet per te cilat jemi deshmitare e per te cilat po vriten njerezet cdo dite… Sa dosje keni te tilla, sa neper burgje pse vendos me ba drejtesi mbasi shteti hesht?
    Skandalin eshte ne qeverisjen, qe nuk kontrollon asgje ,as edhe vendimet’skandaloze’!!!
    skandalin eshte te mospergjegjesia juaj si qeveritare !!

    Mos u shfasojni as me lotet e krokrodilive as me vendimet e dhane, se ju i keni nen vartesine e juaj..pra ju jeni pergjegjeseset kryesore.

    Reply to this comment
  5. dn September 1, 14:02

    shpresojme mos te jete nje premtim si ai i 21januarit per femijet e Vezirit!

    Reply to this comment
  6. perkthyesi September 1, 15:00

    Vettingu eshte bere jashtezakonisht emergjent! Nuk e di pse vonohet kaq shume, apo serish do na zhgenjejne me premtimet bajate?

    Reply to this comment
  7. etilda September 1, 16:35

    pse reagim eshte ky moreeeeee.
    cfare niveli ??? pu pu pu?
    cfare varferie mendimi !!!
    po kjo i lexoi vendimet e kolegeve te saj se dhe vete ti moj zuske ketij sistemi i perket, ketij sistemi shtet qe te vuri ty ne maje te gjese megjithese ishe anonim.

    matu mire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*