Ministrja Ekonomi viziton biznesmenin libanez

September 20, 2016 14:16

Ministrja Ekonomi viziton biznesmenin libanez

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, vizitoi sot në spital biznesmenin libanez Faad Mitri, i cili u dhunua me 10 shtator të këtij viti nga tre persona.

Pas vizitës, Ministrja tha se i shprehu mbështetjen biznesmenit dhe e inkurajoi për të vijuar investimin.

Ekonomi: “I shpreha mbështetjen e Qeverisë shqiptare për ta vijuar investimin e Omnix.I garantova mbrojtjen e tij dhe familjes nga skrukturat e Policisë së Shtetit.Shteti in gatshëm ti vërë në dispozicion mbrojtje gjatë 24 orëve.I shpreha gjithashtu gadishmërinë e strukturave shëndetësore për vijimin e rehabilitimit të tij.Biznesmeni më shprehu falenderimin ndaj qeverisë shqiptare për kujdesin e treguar për të dhe familjes në këtë moment të vështirë”.

Më herët, kompania Omnix Albania deklaroi se tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë.

Omnix Albania do të ndërtonte një kompleks turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalzit.

September 20, 2016 14:16
Komento

6 Komente

  1. shoku September 20, 14:49

    Po te isha une do t’ju beshyja ne fytyre, ptuh u kujtove ti ( shtet).

    Reply to this comment
  2. perkthyesi September 20, 14:59

    Kjo eshte nje nga arsyet qe investitoret largohen, dhe nuk i ofrohen vendit tone. Sigurisht, motivi kryesor mendoj se eshte pushteti i kapur dhe totalisht i korruptuar! Dalja para mediave, dhe deklaratat se niveli i investimeve te huaja eshte rritur, nuk eshte gje tjeter, vetem se nje perralle, qe askush nuk e beson me. Prandaj njerzit i jane sulur hashashit, pasi, nuk kane me rrugdalje per sigurimin e nevojave per ijetese! Kete duhet te beje qeveria, te analizoje problemin se pse mbillet kaq shume droge, e jo ti beje reklame kapjes e kultivuesve te saj!

    Reply to this comment
  3. demo September 20, 15:06

    ku i gjeti 40000 m ne bregdetin me te bukur shqiptar?Pse cfare u be Shqip. sa Rusia?Mire ja kane bere dhe te veje mend se ajo toke ishte :”Toke e xanun”katunari qe ja shiti e kishte te zaptueme.Me gjyqet e kurvave te Argites nuk merret prona.Te behet c`pronesimi e tokes dhe te veje ne te semes

    Reply to this comment
  4. Llumi Dixhital September 20, 15:33

    ah moj Milva. ju nuk jeni ne gjendje te adresoni problemet qe kane investitoret e huaj ne shqiperi dhe pastaj ata ikin nje e nga nje. shteti kujtohet per problemet e tyre vetem kur ata kane ngritur plackat per te ikur. Probleme te ngjashme kane edhe biznese te tjera te huaja por qe ju beni veshin shurdh. epo pastaj mos thoni pse nuk vine investitoret. ke dy shembuj ne fushen e turizmit 1. Club Med dhe by rasti ne fjale.

    Reply to this comment
  5. Bardhi Tolabi September 20, 15:35

    Shpejt u kujtove per viziten ne spital,zonja Ekonomi.Nje qendrim i tille,tregon mosperfilljen tuaj ndaj nje investitori te huaj.Mund te jesh e ngarkuar me pune,por nje vizite e kryer ne diten e keqtrajtimit te tij,do te fliste shume per interesimin dhe mbrojtjen e Shtetit ndaj biznesmeneve te huaj…Iku kjo se bashku me ato 450 milion dollaret investime,me ato vende te reja pune,me ato te ardhura tatimore qe do merreshin ne fund te investimit.Por me e keqja eshte se u tremben investitoret,te cilet kane deshiren,por edhe friken per te investuar ne Shqiperi.
    Persa te shkruaj,duhet ta kuptosh demin e madh qe ke sjelle.Une qe te shkruaj jam nje simpatizant i te majtes,i PS-se me konkretisht,por kjo nuk me pengon te bej nje verejtje,jo vetem dashamirese por edhe shume te vlefeshme per te ardhmen….

    Reply to this comment
  6. info analitike September 20, 20:06

    Shikoni se si po grabiten pronat private ne jug te vendi nga Zamiri me Pandin dhe lexoni justifikimet qesharake qe japin kur u kerkohen shpjegime: http://www.respublica.al/2016/09/20/resorte-turistike-n%C3%AB-bregdet-mbi-prona-t%C3%AB-grabitura-qeveria-di-gjith%C3%A7ka-por-vazhdon-t%C3%AB
    Keta jane nje bande hajdutesh e kriminelesh qe nuk ndalen perpara asgjeje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*