Ministrja Gjonaj kërkon përgënjeshtrim, përgjigjet Zëri i Amerikës

January 15, 2019 21:26

Ministrja Gjonaj kërkon përgënjeshtrim, përgjigjet Zëri i Amerikës

Pas kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti dje Zërin e Amerikës pjesë të “kazanit” sot ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, lidhur me publikimin e bisedave të përgjuara mes ish-drejtorit të arrestuar të Burgjeve Arben Çuko dhe disa deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, ku këta të fundit kërkojnë favore punësimesh ose transferimesh.

Gjonaj tha se Zëri i Amerikës është treguar joprofesional dhe se duhet të përgënjeshtrojë lajmin.

Nga deklarata e ministres rezulton se qeveria ka diskutuar edhe mundësinë e një padie ndaj VOA-s.

Më poshtë, pjesë nga deklarata e Gjonajt për media:

“Procesi i rekrutimit të punonjësve të Policisë së Burgjeve i aplikuar për herë të parë në vitin 2018 ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik i zhvilluar ndonjëherë në sistemin penitenciar në vend.

Shpreh keqardhjen që e gjithë kjo përbaltje tërësisht e pabazë, duke pasur në vëmendje disa përgjime, bëhet nga “Zëri i Amerikës” ndërkohë që do të duhej po nga kjo media, të bëhej një kërkim më profesional, të kërkohej edhe opinioni ynë me qëllim që të vinim në dispozicion pikërisht këtë dosje të konkurimit të zhvilluar nga Akademia e Sigurisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për të krahasuar atë çfarë ka dalë nga lista e Akademisë, pikërisht me urdhrat e emërimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për çdo institucion dhe më pas të shihej nëse këto dokumente përputheshin apo jo.

Por, për fat të keq edhe njëherë tjetër është provuar se në çfarë drejtimi të gabuar dhe çfarë mund t’i shkaktojë shoqërisë përdorimi i elementëve të tillë nga një dosje përgjimi, pa asnjë analizë të mirëfilltë dhe pa pasur asnjë lidhje me procesin e rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve të kryer në muajin Prill 2018.

Kam besim që shqiptarët do të dinë të bëjnë dallimin dhe të gjithë ata që po më dëgjojnë e kuptojnë mjaft mirë që pavarësisht se ne nuk jemi të përsosur, apo nuk kemi arritur ende në përsosmërinë e ngritjes së sistemeve të rekrutimit, kryesisht në sistemin penitenciar, ku u gjet një sistem i kalbur në mënyrën e administrimit, po tentojmë fort dhe kushdo e kupton, që po ndajmë shtetin nga partia dhe po promovohen njerëzit sipas meritës.

Dhe njëherë shpreh gadishmërinë time dhe të institucionit që drejtoj, por njëkohësisht edhe Drejtorisë së Policisë së Burgjeve për të vënë në dispozicion dosjen e rekrutimeve dhe të urdhrave të emërimit dhe çdo dosje të personave të cilët janë emëruar në sistemin e burgjeve, por njëkohësisht kërkojmë, për shkak se nuk do ndjekim rrugën gjyqësore për ta kërkuar këtë, përgënjeshtrimin e këtij lajmi të rremë që ka cënuar integritetin e disa personave dhe ka goditur pa bazë qeverinë”.

Zëri i Amerikës është përgjigjur deklaratës së ministres me një kronikë publikuar sot në mbrëmje.

Më poshtë pjesë nga përgjigja e VOA për Gjonajn:

“Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion. Në komunikimet e tij me funksionarë shtetërorë dhe deputetë, ish-drejtori i burgjeve, u përgjigjet kërkesave dhe interesimit të tyre për të marrë në punë persona të caktuar, apo për të sistemuar të tjerë në vende të tjera pune.

Zëri i Amerikës, ka konfirmuar kryerjen e bisedave edhe me zyrtarët që dalin në përgjime. Ndonëse në përgjigjet e tyre ata e justifikojnë arsyen e marrjes në telefon të drejtorit të burgjeve, kushdo mund t’i shohë e t’i lexojë përgjimet dhe të nxjerrë konkluzonet përkatëse nga konteksti i tyre, nëse bëhet fjalë për një proces etik, professional dhe të rregullt të marrjes në punë, apo nëse ato janë vetëm një provë e asaj që besohet gjerësisht se në Shqipëri ngritja e një administrate profesioniste është ende një sfidë e vështirë, për shkak edhe të ndërhyrjeve të tepruara të politikës.

Në vetë daljen e saj, zonja Gjonaj konfirmon ato që janë thënë në bisedat e përgjuara, se Kryeministri e kishte bllokuar përkohësisht listën. Fakti, që siç u shpreh zonja Gjonaj, Kryeministri ka bllokuar “jo listën e konkurrimeve, por listën e ndërhyrjeve”, provon pikërisht problemin që ngre raporti i Zërit të Amerikës, ekzistencën e ndërhyrjeve të shumta”.

k.a / dita

January 15, 2019 21:26
Komento

20 Komente

  1. Besniku January 15, 21:39

    Zeri I Amerikes, nuk ka punonjes te rene “ nga qielli “ , qe ju “ dogj barku” per ne shqiptaret e Shqiperise.
    Rama ka kusuret e tij kundrejt te majtes shqiptare, por kjo radio, VOA apo z. A. ndjek interesat e bosit te saj, qepadiskutim nuk eshte Amerika.
    Te shohe punen e saj se tonat, sado pershesh jane bere, do jemi te zote t’i rregollojme vete.

    Reply to this comment
  2. Goca tezes January 15, 21:46

    Kjo zogu të thotë vetë iher sa emra ka çu kjo, se ka zëra në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që kjo zogu ndërhyn dhe për sanitaret dhe jo më në listat e fituesve

    Reply to this comment
  3. Gjergj Kastriot Zefi January 15, 22:10

    Hiqet si “ëngjëll” por është djalli i korrupsionit e krimit të organizuar në Shqipëri, në politikë e qeveri, ndaj dhe bindja që ka, se është kontigjent “VIP”, i goditjes së parë prej reformës në drejtësi, ka alarmuar Edi Ramën, për t’i praprirë me vetëmbrojtje, duke caktuar në “pikat kyçe”, të zbatimit të reformës e “Veting”-ut, drejtues institucionesh “ushtarë” të tij, të kapur prej krimit e korrupsioni.

    Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), para 24 orësh, i ka referuar një informacion SHBA e BE-së, lidhur me skenarin e kryeministrit Rama, për të penguar, vonuar e shkatërruar reformën në drejtësi, ndërkohë që hiqet si “flamurtar” i saktësisë dhe përshpejtimit të saj.

    Sipas raportit të faktuar të ONM, tashmë në dorë të drejtuesve të SHBA-BE, thuhet se për të arritur bllokimin, cungimin, vonesën dhe devijimin reformës në drejtësi, sidomos të “Veting”-ut në prokurori e gjykata, kryeministri Rama, po përdor si “bllokazh”, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ish-misionaren e tij private, në disa OJF qeveritare e partiake të PS, që janë marrë me instalimin e klikave në administratën publike, izolimin e informacionit për gjyqtarët e prokurorët me “damka” dhe mos zbatimin e platformave të ONM, BE, SHBA.

    Sipas konstatimit të bërë prej ONM, pukjania Etilda Gjonaj, me detyrë ministre drejtësie kukull e vegël pune, e politikës në pushtet, ka pranuar të jetë e të shërbejë, si “pykë” për të çarë reformën në drejtësi, në ato pika të forta, që urdhëron kapobanda e krimit politikë e shtetëror Edi Rama,

    Janë konstatuar, disa fakte bllokimi të qëllimshëm, të refomës në drejtësi e kryesisht të “Veting”-ut në gjykata e prokurori, përballë të cilave, shefat e ONM, SHBA e BE, kanë humbur besimin dhe durimin, duke vendosur të veprojnë direkt vetë.

    Ndryshe, sipas alarmit që japin ONM, SHBA e BE, nëse reforma dhe “Veting”-u, do vazhdojnë të lihen në dorë të “sanduiçit” të krimit Edi Rama, do të përfundoj, si një “garë qitjeje sportive”, që nuk do “vrasë” por do ksenaksë bosët politikë të krimit dhe bandat e tyre, në drejtësi, polici e biznes.

    ONM, nëpërmjet fakteve të përcjella në SHBA-BE, ka shprehur bindjen totale, se Rama, nën urdhërin e botës së krimit brenda e jashtë politikës, nuk po punon për ecurinë dhe realizmin e reformës së saktë e të plotë, por për dështimin e saj, duke përdorur ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj e nëpermjet saj struktrat e KPK e KPA të “Veting”-ut (rasti i lënies në drejtësi, të Zaganjorit, Osmanit, Ukperajt etj.).

    Ja 9 faktet, që tregojnë përpjekjet Ramës, për pengimin dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi

    Së bashku me qeverinë dhe KPK, hartojnë listat e përzgjedhura, të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të kalojnë në procesin e “Veting”-ut, duke vonuar emrat e “kokave” të krimit e korupsionit në drejtësi.
    Së bashku me kryeministrin, ministrja Gjonaj, urdhëron KPK, që të vonojnë procesin e “Veting”-ut, duke verifkuaur vetëm 30 gjyqëtarë e prokurorë për 1 vit, ritëm i cili për 730 të tillë, përfundon pas 10 vitesh.
    Bashkëpunimi me KLD, Gjykatën e Lartë, Presidentin, Prokuroren e Përgjithshme dhe opozitën, për të vonuar miratimin e ligjit të magjistratëve.
    Mos-dorëzimi në ONM, i informacionit të detyrueshëm Kushtetues, për të dhënat reale të zyrtarëve, të gjykuar, për lidhje me krimin dhe korrupsionin, të cilët janë aktualisht brenda administratës dhe në krye të saj.
    Mos-dorëzimi në ONM, nga ministrja Gjonaj, i dosjeve “VIP” që janë mbyllur nga gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë akoma në funksione të larta në sistemin e drejtësisë edhe në aparatin e ministrisë.
    Mos-bashkëpunimi i qëllimshëm me KLD dhe Prokurorinë, për të vonuar bashkërendimin e zbatimit të platformës në reforemës në drejtësi, të hartuar nga BE-SHBA.
    Raportimi i gënjeshtërt, i ecurisë, saktësisë dhe efiçienës së reformës në drejtësi, veçanërisht i procesit “Veting”-ut.
    Krijimi i pengesave arficiale, të qëlimshme, për të shtyrë zbatimin e implementimit të elementëve kyç, të reformës në drejtësi, që i hapin rrugë goditjes së krerëve shtetërorë e politikë, të lidhur me krimin.
    Ndikimi në vendim-marrjen e KPK dhe KPA, duke diktuar qëndrime anti-reformë e anti-kushtetuese, për emra gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar e bashkëpunëtorë të krimit, për t’i mbajtur në sistemin e drejtësisë, me porosi të kryeministrit.

    Reply to this comment
    • Noci January 15, 22:35

      Po ti mo Gjergj nga e more kete informacionin e dokumentit qe OMN i paska drejtuar drejtuesve te SHBA-se dhe BE-se? Nga digjitali apo Fake Kazani?

      Reply to this comment
      • Gjergj Kastriot Zefi January 15, 23:27

        Po ti nga e ke këtë bindjen që nuk ka dokument, nga kompjuterat e Ministrise së Drejtësise,që ju paguajnë për të bërë komente adhurimi për partinë?!

        Reply to this comment
  4. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... January 15, 22:30

    O Besniku,Rama nuke ka nje pergjegjesi vetem per te majten,por per te gjithe popullin pa dallim,ngjyre,bindjesh, apo besimi qofshin. Nese ti o Besniku i partise ramavice nuke don ta lexosh te zezen mbi te bardhe ,ky nuke eshte problemi yne,dhe as i VOA,por i padijes e servilizmit tuaj,frut i lekeve te piset nendore.Rama me ramavicer po e grabisin popullin me PPP, kompani koncesjonere dhe pasuri kombetare e private duke shtuar pas viktima te rradhes nga pangopesia per leke te piset e pushtet brenda djallit,ti na kerkon ta sheshes si te virgjer.Turp,marri dhe bashkefajesi sebashku. Vate e shkoje koha juaj,prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert po vjen minuti qe nga superlukset me fuqine abuzive te pushtetve ne bangen e Drejtesise dhe ne nje fund te turpshem e pakthim ne burgun e Recit.Besoni,binduni,e ndaluni ne marrite tuaja sa nuke eshte vone,qe SOVRANI,USA,BE,e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
  5. Besniku January 15, 23:12

    Po zotria juaj, pse kercyet, sikur ju hodhen mori pleshtash?! Kaq I besuar te duket Biberaj apo ke hall tjeter? U zgjate e u zgjate…. por,ne nje gje ke te drejte, kur gabojne kryeministrat , pavaresisht I majte apo i djathte e pesojme te gjithe ne.

    Reply to this comment
  6. ASAP January 15, 23:17

    tani po dalin si enveri, qe na bente si patriot i madh dhe kishte kunder te gjithe boten. eh po enverin e beri serbia e rusia, dhe ata mbase dhe i dhane urdhrat qe te behej edh me agresiv, po juve mo qyqar kush do ju mbaje. beni valixhet gati. kerkoni azil ne rusi, iran, serbi. atje do e shikoni sa mire do ju mbajne.

    Reply to this comment
  7. Asap January 15, 23:30

    Oh se harrova Turqinë, edhe atje shkoni… Hani iman bajelldi…

    Reply to this comment
  8. Jak Boston January 16, 00:33

    Jep doreheqje shoqja ministre, pasi jo zeri i Amerikes, por edhe une si qytetar I thjeshte kam informacione per pislliqet qe behen neper burgje dhe pislliqet me te medha i bejne drejtoret qe ti shoqe E. Gjonaj duhet ti mbikeqyresh.
    Pislliqet shkojne deri tek futja e droges dhe celulareve tek te denuarit pasi parapagesat e bera prej te denuareve te kete mberritur tek drejtori perkates dhe drejtori shkon per ” inspektim ” , qe ne te vertete eshte shperndarja e porosive te papaguara.
    Une jam ne dijeni te ketyre gjerave nga pertej oqeanit, po ju ministre pse sjeni ne dijeni?
    Apo jeni pjese e zinxhirt pushtetar hajduto-kriminelo-tradhetare qe po ia merr frymen atij vendi dhe po i beni ate qe cdo pushtues do e kishte zili.
    Doreheqje shoqja ministre ti dhe shefi yt i paafte dhe mashtrues dhe sharlatan.
    Jeni te gjithe pjese e problemit dhe smund te beheni pjese e zgjidhjes se problemit pasi keni konflikt interesi.
    Doreheqje sa me shpejt me mire.

    Reply to this comment
  9. Shullazi January 16, 01:06

    O ministre Etilda Gjonaj (Saliu) pyete një herë veten pse E.Shullazi konfliktohet me stafin e Burgut pasi ju komunikua që nuk do ketë më takime shtesë? Punonjës të 313 thonë që ai ulëret vazhdimisht emrin tënd dhe habitet pse nuk i lejohen takimet se ty ta ka dhene pjesën. Si ka mundësi që tek 302 për rehatine e dyshekut të Ervis Martinajt (që na e keni lënë në dhomë vetëm se helbete, VIP i madh) interesohet vetë i kulluari Stefan Çipa. Apo prit….mos është ky Vis Martinaj që ka atë videon e famshme të burrit tënd??? Se kështu flitet që e ka ai, ndaj po ja bën këto favore ti?!
    Pse në Burgun e Vaqarrit janë kapur celulare dhe drogë dhe keni heshtur, apo se shefi i policisë është emërim i juaji drejt përdrejt. Po për ato fuçitë me bërsi që më pas do bëheshin raki në burgun e Lezhës pse nuk folët?
    Aman….mos na hap barkun e mos dil aty se sado hi syve tu hedhësh këtyre të matufepsurve, ka njerëz që i dinë të gjitha maskaralliqet që bëni dhe të gjitha kanë një burim: Ty Etilda Gjonaj…..ti ose je idiote dhe i thua mendjes c’me duhet mua cfare bej unë, ose po të ikën shalësh situata në burgje dhe do e kuptosh sa rëndë është kur të përfundosh në burg dhe vetë!!!

    Reply to this comment
  10. Adih January 16, 02:38

    Moj Ministre :: Je mashe ne duart e Edi Rames, e,as gje me shume .Nuk ju ndate korrupsionit ju te ripjelljes ,ja keni kaluar edhe Sali largqoftit , ,edhe ne burgje keni shkuar ,per te fituar para ,qe nga celuaret e deri tek droga dhe deri tek emerimet .Apo po genjej ? Kam te drejte ,se sot ne gazeten e nderuar Dita ,dolen me shifra dhe me milionat dollaro nga ,punesimet e juaja ,te bythelepiresve te pa afte partiake ,nderuar dhe hedhur rrugeve te punesuareve te pare te instutucioneve shteterore .Ku kane fituar Gjygjet me te drejte ,dhe keto PARA , moj cupulinke e Rames , i pagojme ne populli i varfer me taksat tona .Qe kur more ate post ,dua te ndihmoj ,je bere koke turku .:.Eshte mbushur kupa prej kohesh ,nuk mban me uje pilafi . Kujdes me popullin ,dhe po ju mori turma perpara, mos gjeni derman ,e vend ku te futeni..,.

    Reply to this comment
  11. intelektuali January 16, 07:01

    PO SA SHPEJT E HARROVE REZILIN E DROGAXHIUT GERON XHAFAJ O KUKLLA SERVILE E EDVIN DROGES?

    sepse:

    Ishte jo “Zeri i Amerikes”, por “Top Channeli” qe me nje emision te posacem t’i zbathi breket dhe te nxorri bythjashte ne afera mafioze per te shpetuar Hetuesin e Enverit, Fatmir Xhafaj nga burgu si fallsifikuesh i ligjeve dhe si avokat i vellait te tij burgaxhi dhe drogaxhi.

    PO SI NUK KANE NJE PIKE TURP KETO KUKLLAT E EDVINIT?

    qe:

    Shajne dhe denigrojne “Zerin e Amerikes” kur kane mbushur Shqypnine me afera korruptive ne tendera fallsifikues duke vjedhur me qindra milione euro, alla “Bashkim Ulaj&Lukuni ne bashkepunim me Banken “Lavatrice te Lindes se Edvinit dhe kercenojne SHBA se do ta hedhin me padi ne Gjyqate, por ne cilen Gjykate? Ne Gjykaten e Arta Markut apo te gruas se Fullan Kusarit qe vodhi banken e shtetit si nje Guvernator i papare ne historine e vendit tone dhe qe Edvini dhe mafia e tij e daroviti me disa paga shtese per kete hajni makaber pushtetare.

    PO SHBA KERCENONI JU O TE PACIPE?

    njashtu:

    Si Enveri dhe Saliu do kohe me pare?

    O RACE E KEQE VEREMLINJ ENVERISTESH TE PACIPE!

    Reply to this comment
  12. intelektuali January 16, 08:54

    SHQYPNIA E EDVINIT I KA SHPALLUR LUFTE AMERIKES SI ENVERI KINES DO KOHE ME PARE

    Tani behet e qarte pse Edi Rama shau dhe anatemoi nga CNN me liber shpie Presidentin e SHBA, Donald Trump, sepse kishte ndermend ne nje moment te pershtatshem t’i shpallte Lufte Imperializmit Amerikan, ARMIKUT te popujve liridashes te Botes dhe Strumbullarit te te gjitha keqiave qe ka rruzulli tokesor,

    njashtu:

    SI ENVERI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES

    sepse:

    Gojet e Liga tregojne nje histori:

    Kur Enveri vendosi t’i shpallte Lufte Kines Komuniste ne vitin 1976, spiunet e Mao Ce Dunit i thane:

    “Shqypnia e Vogel na ka shpallur lufte o Kryetari i Madh Mao!”

    Kryetari Mao ja ktheu me qetesi:

    “Shikoni se ne cilin hotel te Pekinit eshte strehuar Ushtria shqyptare e Enverit, trashegimtare e LANC-it Legjendar dhe me njoftoni menjehere qe t’i rregullojme gjerat me nje dreke miqesore!”

    Reply to this comment
  13. Arben January 16, 09:22

    Ministresha buzet e bukura.

    Reply to this comment
  14. Go west January 16, 11:41

    Gjoni eshte pa asnje dyshim ministri me i mire i drejtesise, pavarsisht te metave e problemeve qe mund te jene si ne te gjitha burgjet e botes.

    Reply to this comment
    • Bre... January 16, 11:56

      Po po të drejtë ke…kështu thonë që është shumë e mirë, po jo për ministre, për ca gjëra të tjera.

      Reply to this comment
  15. Vasili January 16, 11:50

    Zeri i Amerikes,vazhdon te mbetetet zeri i kulles se Saliut,qe paguhet nga amerikanet.
    Nga ta fillosh,nga spikeret injorante,qe nuk dine te shqiptojne dhe fjalen sakte dhe me shpejtesi te foluri kllockash te handakosura,apo te fjetura.
    Apo kryesorja eshte se voa shqiptare ka marre pozicionin ne menyre banale kunder presidentit amerikanTramp,kurse Shqiperine e sulmon nga frengjite e kulles se erret. Saliut.
    Te habit fakti,qe administrata amerikane e zerit te Amerikes,vazhdon ta financoje dhe ta beje sehir kete baterdi antidemokratike.
    Saliu me shpifje dhe sajime tek qeveria amerikane arriti,ta heqe nga Shqiperia para kohe ambasadorin e saj Withers.
    Por Rama qe ka te gjithe te drejten e zotit,si nuk reagon tek drejtoresha amerikane e VOA,per ta hequr qafe,drejtorin shqiptar te VOA,qe se pari prezanton demokracine amerikane ne te kundert te saj,per te qene i lire ne shpifje dhe genjeshtra,per te arritur qellimet e tij te erreta mesjetare?
    Apo rama si rama,vec pordhe e ftohte.

    Reply to this comment
  16. Liqeni January 16, 16:31

    Edi Rama jo vetem nuk e lufton korrupsionin,por e mbeshtet ate plotesuisht!
    I kam derguar e mail atij personalisht se Bashkia e Tiranes vjedh qytetaret me ane te UKT me taksa vendore tre jashteligjeshme,por Rama me hakerrehet se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA”!
    Po popullin kush do ta ruaje nga vjedhjet dhe korrupsioni?
    Po qe buka prodhohet me miell kanceroz serb,a nuk pergjigjet qeveria e rrumpalles?
    Po per cfare e paskemi kete fare qeverie?
    Ja ky eshte Rama kryeminister,qe edhge per dosjet e fallcifikuara keshtu u poergjigfj:”Kudo ne bpte ka dosje te fallcifikuara”!
    Ky eshte koka e korrupsionit!

    Reply to this comment
  17. Dodona mbi Tomorr January 16, 20:17

    Zerin e Amerikes e drejton akoma Elez Biberaj sic drejton Sali Berisha ne fakt PD.Dhe ky Elezi Biberajve mendon se ne Shqiperi sundon akoma Enver Hoxha nga qe nuk i ka dale frika akoma nga ai sistem; prandaj dhe i ka te rralla ardhjet ne Shqiperi qofte edhe per tu takuar me mikun e ngusht Sali qe ja beri”peshqesh” Shqiperise ,duke e vendosur ne pushtet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim