Ministrja Gjonaj raporton para ambasadorëve të BE: Po godasim krimin dhe korrupsionin

May 31, 2018 15:44

Ministrja Gjonaj raporton para ambasadorëve të BE: Po godasim krimin dhe korrupsionin

 

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtare Antikorrupsion, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj,  ka raportuar sot përpara ambasadorëve të vendeve të BE, lidhur me gjithçka është bërë në drejtim të masave për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, si një nga prioritetet qeverisëse dhe po ashtu një kriteret bazë për ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.

Në një takim të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Gjonaj ka folur për masat e marra nga Qeveria Shqiptare, përmes implementimit efektiv të reformave të thella shtetformuese, si Reforma në Drejtësi, Reforma në Administratën publike dhe të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.

“Shqipëria tashmë ka zhvilluar një politikë të qartë antikorrupsion mbështetur në Strategjinë Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015-2020. Qeveria shqiptare ka forcuar transparencën dhe llogaridhënien duke riorganizuar strukturën anti-korrupsion si organ mbikëqyrës për të siguruar koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe Planit të saj të Veprimit”, është shprehur ministrja Gjonaj.

Ajo është ndalur në veçanti në ngritjen e dy strukturave shumë të rëndësishme për zbatimin e strategjisë antikorrupsion, që janë Komiteti Koordinator ministror, në të cilin çdo ministri përfaqësohet në nivel zv.ministri dhe Task Forca ndërinstitucionale, e cila është përgjegjëse për inspektime ndërinstitucionale dhe është tashmë operative.

“Aktualisht janë kryer disa inspektime me fokus kontrollin administrativ dhe ligjor të veprimtarisë së institucioneve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve, si dhe zbatimin e procedurave të prokurimit publilik”, tha Gjonaj.

Sipas ministres, një vëmendje e veçantë i është kushtuar përfshirjes në këtë aksion të gjerë antikorrupsion, të sa më shumë aktorëve, përfshirë shoqërinë civile, përfaqësuesit e biznesit dhe komunitetin ndërkombëtar. Angazhimi i tyre do të ndikonte në rritjen e transparencës së aktivitetit qeveritar dhe për këtë qëllim është inicuar një proces konsultimesh të vazhdueshme me përfaqësuesit e këtyre aktorëve.

Nga ana e tyre ambasadorët e vendeve të BE kanë vlerësuar nismën e ministres Gjonaj për një raportim periodik të masave dhe rezultateve antikorrupsion. Ata gjithashtu vlerësuan angazhimin e qeverisë në luftën antikorrupsion dhe masat e marra në këtë drejtim, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të dhënë mbështetjen e tyre në përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për parandalimin e dhe goditjen e korrupsionit.

l.h/dita

May 31, 2018 15:44
Komento

5 Komente

  1. Dibrani May 31, 16:02

    Zonja ministre raportet per korrupsionin transparencen dhe llogaridhenjen e bejne institucionet e pavarura,…dhe jo qeveria.

    Cdo qeveri ne bote per veten e vet raporton suksese …edhe pse ne te vertet ato qe thuhen mund te jen te kunderta

    Mos e shitni Shqiperin si popull bagti ne sy te Europes .
    Europjanet nuk jan aq qorra sa ju mendoni

    Reply to this comment
  2. fteri May 31, 16:26

    Po mirë për goditjen e krimit që thoni se po punoni ,por shikoni çerdhen e krimit e korrupsionit hipotekën e tiranës që po bënë kërdinë !
    Çfar po bëhet ?…

    Me zvarritje çertifikatsh,me mbivendosje,me llojë ,llojë pagesash në dorë e nënë dor për të marrë dokumentin e pronësisë edhe sikur të keshë legelizim nga aluizni ato nuk i marrin në konsideratë .

    Kur prona të shkojë te i zoti ,atëherë e keni kryer detyrën z. Minisre e drejtësisë,të tjerat jan llafe sa për të kaluar radhën !!!!.

    Reply to this comment
  3. Adih May 31, 18:00

    Z Ministre ,leri llogjet boshe te propogandes enveriste..
    Arsyeja eshte , nuk keni bere as edhe nje detyre .
    1…. Shkelni me te dy kembet kushtetuten , nenin 181 te saj , konkretisht per ceshtjen e pronave .Me gjithe se para mandatit kryeministri ,ose kryeministrat e ketyre 27 viteve bejne betimin para kushtetutes ,para se te ngrofin bytthet ne karrigen e kryemin..????A e di ti moj vajze , se jane shume dosje pa dale nga gjykata e strasbourgut kunder shtetit shqiptar dhe sa te tjere presin nga pronaret te shkojne kondra shtetit shqiptar per ceshtjen e pronave .Si ju ze gjumi ,qofshi ju . Ju mbani personalisht pergjegjesi , per keto katrahura .

    2 Gjermanet i hapen ne cast dosjet per stasin ,po ju pse nuk i hapni dosjet e sigurimit ,posacerisht e me urgjence te politikaneve ,apo deskrititoheni nga te gjithe krahet .
    3..Po zhduk korrupsionin propogandon . E te shpelafte mortja ,ku jeton ti moj vajze buze qumesht , deri tani nuk ka treg te lire shqiperia ,eshte monopolizuar cdo gje ,cdo qelize me brutalitetin me cnjerezor , nga ju mafja e ketyre 27 viteve . Pse me finte enveriste doni ju te genjeni pa skrupull BE .??Sinqerisht te keshilloj ,me me karakter moj vajze ,te drejtohem ,se ke nje post ,te rendesishem , nuk i jepet cdo njeriut rasti ,por moj vajze dua te them ,se eshte kenaqesia me e madhe ne jete , kur hyn per mire ne histori , se sa rri per te lepire ndonje kocke dhe i serviloseni ,jo vetem ti ,por te gjithe ministrat ,piktorit te deshtuar pardesy bardhe ,anti prone e anti zhvillm..Njelloj si Saliu dhe Like bllokun .

    Reply to this comment
  4. Lili May 31, 18:24

    Po qytetaret ne kete mes ku i futet more Zoje,se ato jane vezhguesit n1 te korruptionit mbasi e pesojne vete,si munden ato me marr pjese e me ju kontrolluar?Ku va keni lane vendin?
    Ju doni ne qeverisje pa qytetaret, po edhe keni bukur sukses mbasi shqiptaret po largohen se nuk pyet kush per ta.

    Reply to this comment
  5. Arben May 31, 19:42

    Me ca Po lufton moj Aman.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*