Ministrja: Kemi një precedent në 2017 për 30 qershorin. Shkarkimi i Presidentit? E bën vetëm Gjykata Kushtetuese

June 13, 2019 21:55

Ministrja: Kemi një precedent në 2017 për 30 qershorin. Shkarkimi i Presidentit? E bën vetëm Gjykata Kushtetuese

Ministrja e Drejtësisë, thotë se data 30 qershor është vendosur me dekret dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Gjonaj tha për TV Klan se Kushtetuta i jep presidentit të drejtën për të përcaktuar datën e zgjedhjeve, por jo për ta anuluar atë.

“Në rastin konkret (për anulimin e datës së zgjedhjeve) në konstatimin tonë, akti i presidentit është një akt administrativ.

Kemi një vendim të 2017 të Gjykatës Kushtetuese, të Forca Rinia që e ka çuar në Gjykatën Administrative. Duhet të vihen në lëvizje organet administrative. Kolegji zgjedhor është një gjykatë” – u shpreh ajo

Në vijim, Gjonaj pranoi se rezoluta e votuar këtë të enjte në parlament nuk e shkarkon Metën.

“Më pas procedura është shumë e qartë si dhe rregullorja e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese e thotë fjalën e fundit”.

E pyetur se kur Gjykata Kushtetuese do të formohet, ministrja tha se

“KED është në fazën e fundit të kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese. Do jenë tre anëtarët që do zgjedhë presidenti. Nëse presidenti nuk zgjedh ka një mekanizëm zhbllokues, ai që është i pari që është zgjedhur më me shumë pikë nga KED do kalojë”.

e.ll./dita

June 13, 2019 21:55
Komento

2 Komente

  1. Zef Shpatari June 13, 23:44

    DENONCIM NE VEMENDJE TE KRYEREDAKTORIT TE DITES!!!!

    Bashkëshorti i ministres, bixhozxhiu Irvelin Gjoni, i përfshirë në konflikte rruge për borxhe kumari, me detyrë ish-Drejtor Regjistrimi Fillestar Biznesesh në Tatimet-Tiranë në periudhën gusht 2007- janar 2016, punësuar si sekser i Shkëlzen Berishës, u shkarkua nga kjo detyrë prej pushtetit të PS, për korrupsion, gjobë-vënie banditeske ndaj bizneseve e falsifikim dokumentacioni, ndërsa prej afro 2 vitesh, po përdor 15 drejtoritë e Ministrisë së Drejtësisë, për punësime, transferime, leje e lirime në burgje, për licenca noteri e përmbarimi, vendime kadastrale, ekspertiza ligjore në hetime e gjyqe…

    Harrojini pak sekonda, sekserizmat e Zenit, bërë me pushtetin e “baba Saliut” 8 vjet kryeministër, sepse prej mëse 1 viti, ka dalë në skenë e po bënë kërdinë me pushtetin e gruas, krye-sekseri Irvelin Gjonaj, bashkëshort i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që me urdhër të Edi Ramës, ka në dorë vulat dhe firmat e 15 drejtorive, të shërbimeve publike bazë në sektorin e drejtësisë.

    Emri i bashkëshortit të ministres Etilda Gjonaj, ka qenë këto ditë, objekt i një debati të ashpër, mes shefave të mëdhenj të policisë e prokurorisë, për shkak të 7 denoncimeve penale, të bëra kundër tij, me akuzën e marrjes së ryfshfeteve, për ndikim e favorizim punësimesh e benefitesh shtetërore, me ndikim tek vartësit e gruas ministre.

    Denoncimet janë bërë, në harkun kohor të 4 muajve të fundit, nga 3 shtetas nga Tirana, 2 nga Puka e Kukësi, 1 nga Shkodra dhe 1 nga Durrësi, të cilat janë pranuar nga shërbimi policor i krimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Policisë-Tiranë, por janë lënë pezull nga policët gjyqësor, për faktin se i akuzuari i 7-fisht, është bashkëshort i ministres Etilda Gjonaj.

    Frika nga dekonspirimi i këtij fakti të rëndë në media, ka detyruar policinë dhe prokurorinë e Tiranës, të nisin hetimin penal, ndaj të akuzuarit Irvelin Gjonaj, por informacioni ka shkuar deri tek drejtuesit e lartë Arta Marku e Ardi Veliu, të cilët para 1 jave, kanë kërkuar “shoqërisht e konfidencialisht” nga vartësit e tyre, të pezullojnë hetimin dypalësh dhe që “rasti të mbahet sekret”, deri në “konsultim” me kryeministrin Edi Rama.

    Bëhet fjalë, për 7 raste marrje pagesash ilegale, direkt nga burri ministres dhe nga sekseret e paraqitur prej tij, në vlerë totale 92 milionë lekë të vjetra, për emërime, transferime e ngritje në detyrë policësh burgjesh, heqje masash administrative, leje e ulje dënimesh me amnistinë që pritej; pagesa për punësime në administratën e Ministrisë së Drejtësisë dhe në drejtoritë e saj qendrore ku “bëhen lekë”; për licenca noteri e konkurse përmbaruesi; për akte-ekspertimi ligjor fals të ngjarjeve në hetim e gjykim; për certifikata pronësie hipoteke dhe për vendime kthimi e kompensimi, nga Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP).

    Sipas informacionit që ka SHISH nga burime brenda Drejtorisë së Policisë të Shtetit, këto 7 denoncime, janë bllokuar në mirëkuptim mes dyshes Marku-Veliu, duke i hequr nga skeda e çështjeve të regjistruara e pranuara për hetim, por flitet edhe për zhdukje të krejt dosjes e për skenar, se si mund ta zgjidhin këtë hall, “me negocim privat” me denoncuesit e vjedhur nga Irvelin Gjonaj.

    Nëse do ishte ndonjë fakir, që ka vjedhur 1 mijë lekë energji elektike, ose ka ndërruar tjegullat e çatisë, do ishte prangosur me sirena policie e bujë mediatike nga lolot Lleshaj-Veliu, por në rastin konkret nuk po veprohet e po heshtet, sepse 7 denoncimet e krimit për vjedhje me mashtrim 92 milionë lekë, kanë lidhje me burrin e ministres Gjonaj.

    Bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është person me precedentë të mëparshëm penalë, hetuar për aktivitet krimi ekonomik-financiar, me shpërdorim detyre në 9 vitet kur ishte Drejtor Regjistrimi Fillestar tek Tatimet-Tiranë, si dhe në disa akte auditimi biznesh false si ekspert privat, por edhe për konflike fizike me armë zjarri e armë të ftohta, në botën e zezë të bizhozit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*