Ministrja Gjosha: Asnjë mbledhje qeverie me ministrat teknikë të PD

June 7, 2017 21:27

Ministrja Gjosha: Asnjë mbledhje qeverie me ministrat teknikë të PD

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha komentoi sot marrëveshjen e 18 majit dhe pasojat e saj.

Ne kemi kontribuar shume qe te arrihej nje marreveshje qe opozita te ishte pjese e zgjedhjeve te qershorit, nuk mund te ndodhte ndryshe, por fatkeqesiht qe nga ajo dite, marrevshja po prodhon me shume surpriza. Ne kishim menduar qe do te ishte nje marreveshje e stabilitetit dhe nderkohe po ndodh e kunderta, duke pare deri ne largimet nga administrata shteterore te cilat kane shkaktuar shume pasiguri. Do te kemi te gjithe keta punonjes te administrates qe do ti drejtohen gjyqeve, une kam bindjen qe shume prej tyre do te fitojne ceshtjen dhe do te marrin edhe demshperblimin qe ata meritojne, por demshperblimi, mos harrojme paguhet serish nga taksapaguesit shqiptare nuk paguhet nga asnje politikane”, tha Gjosha për Ora News.

Marrëveshja thuhet se eshte bere ne funksion te rruges se integrimit europian…

Kjo qe po ndodh me administraten nuk e ndihmon aspak rrugen e integrimit, perkundrazi, e frenon ate.

A kemi te bejme me nje strategji te mirefillte politike kunder LSI?

Une mendoj qe po. Nuk e di nese eshte pjese e marreveshjes por qe surprizat po i shohim çdo dite.

E demtojne LSI?

 Absolutisht qe jo, LSI behet me e forte sa here tentohet e kunderta.

A keni bere ndonje mbledhje qeverie qe nga dita kur asaj iu bashkuan Ministrat teknike te PD?

 Jo, nuk kemi bere asnje mbledhje me pranine e Ministrave teknike.

Para pak ditesh u ngrit task forca pa LSI….

Besoj qe duhet te jete pjese e marreveshjes.

June 7, 2017 21:27
Komento

1 Koment

  1. Besoj June 8, 13:49

    Kjp vuri gure ne rota per te penguar drejtesine sa u lodh, si kamikaze e likes. Bool santazhuan shtetin. Larg qeverisjes keto hijena te demokracise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*