Ministrja Gjosha: Hapat përpara drejt Bashkimit Europian, vetëm duke përmbushur standardet e kërkuara

October 31, 2015 11:40

Ministrja Gjosha: Hapat përpara drejt Bashkimit Europian, vetëm duke përmbushur standardet e kërkuara

Ministrja e Integrimit Europian,  Klajda Gjosha e mbylli vizitën e saj në Francë me disa takime me deputetë, senatorë dhe drejtorë që mbulojnë çështjet e integrimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.

Ministrja Gjosha zhvilloi një takim me  Florence Mangin, Drejtoreshë e Europës Kontinentale në Ministrinë e  Punëve të Jashtme franceze.   Në fokus të këtij takimi,  ishin masat e marra për përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Europian, pritshmëritë për progres-raportin e ri që do të publikohet në pak ditë si dhe përpjekjet e Shqipërisë për të kaluar në fazën e radhës të procesit që është hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministrja Gjosha,  u shpreh se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, ashtu sikurse është e vetëdijshme që asnjë hap përpara nuk mund të bëhet pa përmbushur detyrimet dhe standardet e kërkuara.

Ministrja Gjosha, bëri një përmbledhje të të gjitha reformave që janë ndërmarrë dy vitet e fundit, duke nënvizuar se këto reforma ndikojnë së pari në zhvillimin e vendit dhe do ti kenë efektet më të mëdha në vijim.

Bashkëbisedueset u ndalën tek reforma në drejtësi, rëndësia  dhe lidhja e saj e drejtpërdrejtë me 2 prioritetet e lëna nga Komisioni që janë : Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministrja Gjosha, nënvizoi se me reformën në drejtësi qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi tek sistemi, por nga ana tjetër do të mund të kenë më shumë arritje në përmbushjen e dy prioriteteve duke ecur kështu më përpara me axhendën europiane.

Drejtoresha e Europës Kontinentale në Ministrinë e  Punëve të Jashtme franceze, rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Francës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se rezultatet me reformat janë treguesit më të mirë për të ecur përpara me procesin.

Në vijim, Ministrja e Integrimit znj. Klajda Gjosha, zhvilloi gjithashtu një takim me Senatorin Alain Richard. Z. Richard, u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por është e domosdoshme që  përparësi t’i jepet zhvillimit ekonomik të vendit. Bashkëbiseduesit diskutuan për procesin e Berlinit, rëndësinë e tij për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojën e projekteve të përbashkëta konkrete të cilat pritet të kristalizohen në Konferencën e radhës që do të zhvillohet në Paris.

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Kladja Gjosha, zhvilloi gjithashtu edhe një takim me Philip Cordery, Deputet, Sekretar  Kombëtar i PS të Francës për Europën,  dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste Europiane, dhe me Sebastien Gricourt, Anëtar i Sekretariatit Ndërkombëtar të PS së Francës. Gjatë këtyre takimeve, Ministrja Gjosha mori vlerësime për punën e bërë me reformat dhe nxitje për aspiratën europiane të vendit,  duke qenë sa më gjithëpërfshirës me aktorët e këtij procesi.

 

October 31, 2015 11:40
Komento

1 Koment

  1. Darius October 31, 17:05

    hahahahahahaha u ju qifsha mu ne europen tuaj dhe qeverine tuaj fshatare koke pa lare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim