Ministrja Gjosha në Athinë, në fokus implementimi i projekteve rajonale

July 28, 2016 10:34

Ministrja Gjosha në Athinë, në fokus implementimi i projekteve rajonale

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ndodhet për një vizitë në Athinë ku ka zhvilluar një takim me Zëvendës Ministrin Grek të Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, Alexis Charitsis.

Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet që kanë interes të përbashkët mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve  të cilat do të mbështeten nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020.

Ministrja Gjosha theksoi rëndësinë e implementimit të projekteve bazuar në strategjitë e zhvillimit rajonal dhe kombëtar.

July 28, 2016 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*