Ministrja Harito rrëfehet: Pse mbaj gjithnjë kufje kur flet Berisha në Parlament

September 16, 2015 08:54

Ministrja Harito rrëfehet: Pse mbaj gjithnjë kufje kur flet Berisha në Parlament

Ka ndezur një debat online fakti që ministrja për Inovacionin, Milena Harito, u shfaq në seancën e fundit me kufje në vesh. Në një intervistë për GSH, ajo tregon se përse i mban ato.

“Është një zgjedhje e imponuar dhe aspak e dëshiruar prej meje. E imponuar nga një person, i cili ka 25 vjet që mban peng fatet e këtij vendi dhe që pa pranuar asnjë përgjegjësi nga ato shumë që ka në kurriz për gjendjen katastrofike ku e çoi vendin, vazhdon të dhunojë verbalisht parlamentin.

Një njeri, i cili uzurpon për 30-40 minuta foltoren e Kuvendit, duke lëshuar nga goja lumenj gënjeshtrash, mashtrimesh, fyerjesh, epitetesh ordinere për kolegët deputetë e të tjera si këto.

Po sigurisht që nuk dëgjoj muzikë siç është aluduar, edhe pse me aq sa bërtet ai nuk do kishte muzikë që të mbyste zhurmën.

Mund të them se në botën virtuale ka shumë gjëra të rëndësishme, studime të nevojshme shkencore apo materiale të tjera që ofrohen në formën audio dhe që sigurisht janë më të domosdoshme për mua se fjalimet e Berishës”. thotë Harito.

September 16, 2015 08:54
Komento

18 Komente

  1. Ami September 16, 09:05

    Po moj Zonje por pagen e merr si Ministre e Qeverise …dhe jo si Punonjese shkencore. Na ndriti shkenca Juaj.

    Reply to this comment
    • liks September 16, 10:00

      mos mbaj kufje LUFTO per denimin e tij.
      kufje mund te mbaj une qe nuk paguhem si deputete dhe ministre
      kupton znj.Harito?

      Reply to this comment
      • gani usa September 16, 10:10

        O liks nuk te kupton znj.Harito
        e pyeten njeher ne TV cfare ndjente per socialistet qe sakrifikuan 8 vjet nen thundren e Saliut dhe tani shohin nje grup znobesh te perfirojne nga sakrifica e tyre.
        E di pergjigjen?
        “Une nuk jam socialiste. Une jam thirrur nga zoti Rama per te bere ministren e kultures dhe pranova”
        Thjesht qe te kuptosh pse nuk te kupton.
        Me te mira

        Reply to this comment
        • tomorri September 16, 13:45

          Gani Usa e ke ngaterruar – Ministrja e Kultures eshte Mirela Kumbaro dhe ajo eshte pergjigjur keshtu, jo Milena Harito qe eshte Ministrja e Inovacionit 🙂

          Reply to this comment
  2. beni September 16, 09:07

    A mundet te degjohet nje cop si saliu

    Reply to this comment
  3. fakt September 16, 09:17

    Na mbushe mendjen. Ky shefi jot ka 15 vjet qe nuk ka folur per asnje pergjegjesi te veten edhe pse po rrenon ekonomine dhe nervat tona me arrgancen dhe deshtimet e njepasnjeshme. Ty te mban per ministren me te paafte dhe nuk e ka per gje te te beje ty e gjithe te tjeret pervec tij, pergjegjes per cdo deshtim. Ndryshe nga berisha qe nuk i leshoi kurre ministrat e vete.

    Reply to this comment
  4. Mark .uk September 16, 09:33

    Do kishe bere mire sikur te kishe shkuar ne wc.

    Reply to this comment
  5. ben tirona September 16, 09:56

    Padyshim,sepse obkekty yt I adhurimit eshte tjeterkush.
    Histori e vjeter,sa edhe bota.

    Reply to this comment
  6. opozitar i sfilitur September 16, 10:13

    Nuk hyn ne te DREJTAT e tua si perfaqesuese e popullit te MOS degjosh Saliun.
    Ke DETYRIMIN ta degjosh.
    Ta kundershtosh, ti drejtohesh drejtesise per ato qe thua se ka bere 25 vjet.
    Te luftosh me drejtesine e korruptuar
    te fitosh mbi korrupsionin e tyre
    ti shkosh deri ne fund premtimit eletoral per denimin e Saliut
    e ben dot kete?
    Jo?
    Epo shko pirdhu dhe liro vendin ne PArlament per dike qe ka me shume merita se ti pelqej bythes se shqyer te Rames

    Reply to this comment
  7. votues September 16, 10:14

    ZONJA HARITO
    PO KUR PREMTUAT QE DO NDESHKONI SALIUN NE VESH I KISHE KUFJET?

    Reply to this comment
  8. ermal September 16, 10:15

    ca rob pa gjak e pa zemer perball nje krimineli
    ky eshte kuvendi i albanise

    Reply to this comment
    • e verteta September 16, 17:10

      ermal, qe ta njohesh me mire kete Hariton, mjafton te te them se eshte e mbesa e Haritos, qe E.Hoxha. me te mare pushtetin ne 44, e vuri kryetarin e komisionit te denimeve me vdekje, detyre qe e mbajti deri ne vitin 1956…..pastaj e mori Manush myftiu me Kristaq Ramen…….kjo Mirela eshte rritur dhe edukuar, si edhe Rama ne familje gjakataresh ndaj shqiptareve, keshtyu qe edhe po qe se Berisha i ka bere me te vertet ato krime qe thua dhe thone, keta te dy, ne nje fare menyre e nderojne se jane te ngjashem ne rrugen e krimit……

      Reply to this comment
  9. bina September 16, 10:26

    Keni shumëçka per te mbyllur z. Harito, keni punë te rendesishme per te bere ne QEVERINE E ALI BABWS DHE 40 HAJDUTWVE, prandaj duhet t`i mbani veshwt hapur se per kete punë paguheni.
    Ju pershendes!

    Reply to this comment
  10. kokpalari 21 janarit September 16, 10:39

    Ministre e Rilindjes
    Mos bej “zgjedhje te imponuara dhe aspak t deshiruara”.
    Bej zgjedhjet per te cilat jeni votuar

    Reply to this comment
  11. Mark .uk September 16, 13:52

    Fakt: Si gjithmon as ktu nuk jeni i sakt.A e shkarkoj Ylli Pangon,vetem kater min pas emisionit FIKS FARE?

    Reply to this comment
  12. info-analitike September 16, 15:24

    Ore cfare ka bere deri me sot Ministrja Harito vec ngrohjes se kolltukut?

    Reply to this comment
  13. Erion September 16, 16:44

    Info, pse po i bie ca si larg, e ke fjalen se per cfare mund te hyjne ne pune ministrat apo deputetet ne nje kohe kur te gjitha vendimet e rendesishme merren vetem nga rama apo sala?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*