Ministrja Kumbaro në takimin rajonal në Dubrovnik

August 25, 2014 21:47

Ministrja Kumbaro në takimin rajonal në Dubrovnik

Mirela Kumbaro në datat 25-26 gusht 2014  do të marrë pjesë në takimin rajonal mes Ministrave të Kulturës së Kroacisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi në qytetin e Dubrovnikut.

Pritet një takim dypalësh i Ministres së Republikës së Kroacisë, Andrea Zlatar Violić dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e kulturës dhe trashëgimisë mes dy vendeve.

Në takimin, i cili do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 gusht 2014, pritet të diskutohen tema  si: edukimi përmes artit dhe kulturës, politikat kulturore dhe praktikat zbatuese në Kroaci. Temë e rëndësishme e bisedimeve do të jetë dhe bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore, një nismë për të eksploruar mundësitë për organizimin e seminareve dhe trajnimeve të rregullta drejtuar specialistëve shqiptarë për restaurimin; Bashkëpunime në fushën e trashëgimisë për ekspertizë në menaxhimin e siteve historike ; Bashkëpunime në fushën e menaxhimit të ngjarjeve artistike multikulturore, etj.  Një temë e rëndësishme e takimit do të jetë  bashkëpunimi dypalësh për të përmirësuar dhe forcuar partneritetin shqiptaro -kroat për aplikimet në programin e Evropës Krijuese.

Ministrja Kumbaro do të zhvillojë edhe takime me ministrin e Punëve Civile të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës Sredoje Nović,  ambasadorin e Malit të Zi në Serbi,  Branislav Mićunović, kryetarin e bashkisë së Dubrovnikut, Andro Vlahušić .

Programi i vizitës së ministres Kumbaro parashikon pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Orlando” dhe koncertit përmbyllës në Festivalin Veror të Dubrovnikut, një bashkëpunim i Orkestrës së Dubrovnikut me Orkestrën Filarmonike të Zagrebit, nën drejtimin e dirigjentit Ivo Lipanović, me pjesëmarrjen e baritonit Željko Lučić dhe sopranos Lana Kos.

Ministrja Kumbaro së bashku me homologen e saj Andrea Zlatar Violić  do të vizitojnë një sërë institucione të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kroate  si : qendrën e konservimit në Dubrovnik, qendrën historike në Cavtat, Galerinë Stradun, shtëpinë e piktorit të njohur kroat, Vlaho Bukovac, etj.

August 25, 2014 21:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*