Ministrja Manastirliu: Shërbime falas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian

March 7, 2018 14:31

Ministrja Manastirliu: Shërbime falas për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian

Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën e gruas në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, ku lajmëroi nismën për ofrimin e shërbimit të dedikuar, pa pagesë për gratë e komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat do të përfitojnë ekografitë obstetrikale dhe gjinekologjike, pap test dhe vizita falas.

“Jemi këtu në këtë qendër tërësisht të rinovuar ku lançojmë nismën më të re të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ju vjen në ndihmë grave më në nevojë. Në një fashë oraresh të dedikuar enkas për gratë e komunitetit rom, egjiptian dhe gratë në nevojë, çdo ditë nga ora 14.00-16.00 mjekët dhe stafi i Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ do të jenë në shërbim të këtyre grave, të cilat për shumë arsye që lidhen edhe me barrierat socio-kulturore, nuk arrijnë t’i marrin këto shërbime”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Kjo nismë, sipas ministres, jo vetëm do të rrisë aksesin në shërbime për gratë e margjinalizuara, por do të ndikojë padyshim edhe në uljen e sëmundshmërisë apo komplikacioneve, duke synuar drejt parandalimit të sëmundjeve përmes kontrolleve të hershme.

Në dy muajt e parë të vitit, u kryen 830 mamografi nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, ndërkohë që gjatë gjithë vitit të kaluar u kryen 4250 mamografi. Vetëm në dy muaj, 1070 fëmijë janë vaksinuar aty ku jetojnë, pranë vendbanimeve të tyre, falë programit të kujdesit shëndetësor në komunitet.

Drejtoresha e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, dr.Eljona Demaliaj e mbështeti nismën dhe garantoi se mjekët dhe stafi i maternitetit do të jenë të dedikuar për të përmbushur deri në fund këtë nismë që garanton shërbimin shëndetësor falas për gratë në nevojë.

s.a/dita

 

 

March 7, 2018 14:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*