Gjonaj: Presidenti bën show, zgjedhja e Arta Vorpsit kushtetuese

February 27, 2020 16:23

Gjonaj: Presidenti bën show, zgjedhja e Arta Vorpsit kushtetuese

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka thyer heshtjen pas akuzave dhe kallëzimit që Presidenti Meta i bëri në SPAK.

Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se Presidenti Meta ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të kauzave të tij politike.

“Kam gjykuar që i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij mbi “grupin armiqësor dhe kriminal” në Ministrinë e Drejtësisë. Akuzat se unë si ministër apo stafi im, me veprimet tona, kemi kryer shkelje është thjesht kulmimi i show-t presidencial, mjaft komik, po të mos bëhej fjalë për Presidentin e Republikës”, tha Gjonaj në një konferencë për mediat. Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij të larta kushtetuese si përfaqësues i unitetit të popullit në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave.

Ajo hodhi poshtë akuzat e Presidentit duke thënë se gjithçka bazohet mbi faktin se Ministria e Drejtësisë ka publikuar një vendim në fletoren zyrtare ditën e shtunë. Gjonaj tha gjithashtu se zgjedhja e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese është bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin.

Së pari: Presidenti artikulon pa pushim për të drejtën e tij për të pezulluar numërimin e ditëve të afatit qe i jep ligji kushtetues, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi i një afati prekluziv që as nuk pezullohet dhe as ndryshohet nga institucioni që duhet të veprojë sipas afatit, është një koncept që faktikisht nuk ekziston në asnjë praktikë kushtetuese. Pra juridikisht mund të konsiderohet nonsens dhe logjikisht më së paku një lajthitje ligjore. 

Së dyti: parashikimet ligjore dhe kushtetuese për përzgjedhjen e anëtarit të GJK nga Presidenti janë shumë të qartë. Sipas parashikimeve të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi.  Presidenti e ushtron të këtë të drejtë në dy forma, a) ose nëpërmjet dekretit ose b) në mënyrë të heshtur, duke pranuar që kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të konsiderohet i emëruar.  Qëllimi i vendosjes së këtij afati apo mekanizmi zhbllokues ka qenë pikërisht shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarit të gjykatësit kushtetues për shkaqe politike apo teknike. Kjo ishte edhe një nga risitë e reformës në drejtësi e përkrahur edhe nga Komisioni I Venecias. Por çfarë ndodhi? Afati 30 ditor i Presidentit për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese përfundoi dhe Presidenti nuk e shfrytëzoi kohen 30 ditore. Theksoj se ky është një afat prekluziv, pra i pandryshueshëm dhe i pa-pezullueshëm, për shkak se vetëligji e ka lidhur kalimin e këtij afati me ardhjen e një pasoje. Pra, me kalimin e këtij afati, bëhet automatik emërimi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i kandidatit që është renditur i pari.  Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para nga KED si institucion I pavarur, konsiderohet e zgjedhur gjyqtare Kushtetuese automatikisht nga ligji (ex lege) me datë 08.11.2019.

Së treti:Presidenti paraqet pa pushim një rrëfim me natyrë policeske, lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare të zgjedhjes së zonjës Arta Vorpsi. Bërthama e rrëfimit është thjeshtë dita e shtunë. Pra fakti se botimi në Fletoren Zyrtare është bërë të shtunën, i ka mjaftuar zotit President të dal në konkluzionin se jemi përpara një konspiracioni armiqësor, përmes të cilit synohet një grusht shteti. Sinqerisht e kam shumë të vështirë të besoj se Presidenti i Republikës e beson vetë këtë version kaq ekstremist për imagjinatën e çdo njeriu normal, të një konspiracioni me finalitetin e një grushti shteti, i cili provohet me argumentin se ditën e shtunë, grupi armiqësor në Ministrinë e Drejtësisë është vënë në lëvizje duke synuar të përfitojë nga fakti se shteti është pushim. Sikur Presidenti të kishte bërë një kërkim krejt sipërfaqësor nëarkivë, do të kishte mësuar se jo vetëm e shtuna po edhe e diela, janë ditë që figurojnë  më parë në Fletoren Zyrtare. 

Së katërti: Si qëndron konkretisht fakti i Botimit në Fletoren Zyrtare i vendimit të KED-se për anëtarin e zgjedhur ex lege? Presidenti deklaron se grupi I strukturuar I Ministrisë së drejtësisë, ka shkelur ligjin se ka botuar në FZ një vendim që s’kishte kompetenca për ta botuar. Por në fakt është krejt e kundërta: Pas informacionit që KED i ka dërguar Kuvendit, ky i fundit i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë informacionin mbi praktikën e ndjekur nga KED dhe faktin që afati 30 ditor i emërimit të anëtarit të gjykatës Kushtetuese nga Presidenti kishte përfunduar dhe për këtë shkak kandidati i renditur i pari në bazë të vendimit të KED-së, konsiderohej i emëruar ex lege (automatikisht). Për sa kohë që është një anëtar I emëruar nga ligji, Ministria e Drejtësisë i dërgoi Qendrës së Botimeve Zyrtare për publikim vendimin e KED për renditjen e kandidatëve’,  shprehet Gjonaj.

l.h/ dita

February 27, 2020 16:23
Komento

10 Komente

  1. Hosteni February 27, 16:57

    Ve bast se kesaj keto hartime ja shkruan lideri global.

    Reply to this comment
  2. qytetari thjeshte February 27, 18:34

    Ia ka shkruan deliranti psikopat Rama a dikush tejter, argumentimi ligjor, i bere prej Ministres,eshte bindes.

    Reply to this comment
  3. Ethem Lalaj February 27, 19:01

    DITA:Nje bravo e madhe Ministres Gjonaj.
    -Ne e kemi shume te qarte se “mulliri eshte me erë por nuk dim nga vjen uji”..!
    -Nuk dim çdo na thot Likeja ne 2 mars:1-do japi dor-heqjen 2-do veproi si Alende apo 3-do drejtoi opoziten e rruges si Kryetar i PD.Per te tjerat i kemi shume te qarta.
    -FLM-DITA

    Reply to this comment
  4. Like Espinoza-La Piovra February 27, 19:18

    likja,ai i floririt,i cili gabimisht me pelqimin e karabushit Rama,zaptoi zyren e presidentit, kujton se ‘kokepalaret’ jane debila dhe se e kane harrar pasurine marramendese qe ai me bucken e kokaines se tij kane grabitur nga ky popull dhe per me teper se shqiptaret s’e kane pare ndonjehere videon e tij te famshme me Dritanin,ku kerkonte ti jepej tenderi Agim Rrapajt,sepse ky derdimen do merrte 7% =700.000 euro.Gjithashtu ky bandit gjakftohte me kollaro tejet i degjeneruar harron se te gjithe shqiptaret por dhe FBI-ja e sherbimet e tjera te huaja qe monitorojne situaten ne shqiperi e dine mire se ky i shpetoi burgut pasi beri marreveshje me babain e krimit ne shqiperi qe quhet Berishovic,nje agjent i thekur i Serbise.Dhe guxon te beje fjale per revolucion ne gote,tani qe i ka ditet e numeruara dhe pritet mendimi i komisionit te Venecias keto dite.Kulish president dhe qen e bir qeni qe kemi dhe qe eshte nje dhurate peshqesh e Edi Rames!

    Reply to this comment
  5. Zgalem February 27, 21:04

    Nje dekllarate e qarte , qe I ben nder shtetit dhe autores . Zgalem

    Reply to this comment
  6. fieraku February 27, 21:06

    Doli klo shemtira hundeskifterja te na jape mend ? Ik moj serbe e ndyre minishengiste sllave tradhetare e kombit nje fytyre keni te gjithe ju serbet e djallezuar e kriminela

    Reply to this comment
  7. fieraku February 27, 21:07

    Doli kjo shemtira hundeskifterja te na jape mend ? Ik moj serbe e ndyre minishengiste sllave tradhetare e kombit nje fytyre keni te gjithe ju serbet e djallezuar e kriminela pushta

    Reply to this comment
  8. Samiu February 27, 23:14

    Po na e re babam pse nga bukuria i vlereson njerezit tine e re?… ke ndonje gje per ato qe thote ?…nuk ke prandaj kalon ne budallalleqe qe vetem te bjne te qeshehsh…

    Reply to this comment
  9. sopiqoti February 28, 10:10

    Per te qesh e per te qare o zoti President.Diletantizem ne politik na ke shprehur dhe e shofim ne daljet televizive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim