Ministrja: Pas reshjeve situata nën kontroll, jemi pranë qytetarëve

September 24, 2019 18:22

Ministrja: Pas reshjeve situata nën kontroll, jemi pranë qytetarëve

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat pasditen e së martës bëri një bilanc të situatës në vend pas reshjeve që filluan të hënën.

Ministrja Xhaçka deklaroi se në qarkun e Tiranës, në 105 banesa ka prezencë uji, kryesisht në Kamëz. Situata pritet të normalizohet.

Sipas ministres, Fushë Kruja ka paraqitur situatën më problematike, jo vetëm nga reshjet por edhe vërshimi i ujit. Ajo tha: “Aktualisht ka 10 familje në Larushë dhe 8 familje në Bubq ka probleme. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka rreziuar banesat e ndërtuara pranë lumit”.

Ministrja sqaroi se në bashkinë e Lezhës situata është stabilizuar, ndërsa në Kurbin situata është më problematike, me 350 ha tokë nën ujë.

Ministrja deklaroi se situata është nën kontroll dhe parashikimet e motit flasin për uljen e intensitetit të reshjeve.

Xhaçka theksoi: “Testuam Mbrojtjen Civile. Përmbytjet kanë sjellë fluks të madh uji. Institucionet kanë koordinuar punët për të përmirësuar situatën. OSHEE ka punuar gjatë gjithë natës, për të rregulluar disa shtylla. Banorët që janë prekur, institucionet iu janë gjendur pranë. Në qarkun e Tiranës, 105 banesa janë përmbytur. Edhe bluzat e bardha kanë bërë punë të mirë. Situata pritet të normalizohet”.

Më tej ministrja u shpreh: “Problemet janë të kufizuara. Situata është thuajse e tejkaluar, por ne do jemi pranë gjithnjë të qytetarëve”.

e.ll./dita

September 24, 2019 18:22
Komento

5 Komente

  1. Soc,jo rilindas September 24, 20:10

    Ju nuk jeni ne rregulloj nga trut e kokes.kemi 20 ore pa uje kjo eshte situate nen kontroll.mashtrusa te pa afte kriminela te qytetareve.na e shpifet mos Dilni me ne televizion Kane Rene shume millimeter shi ne Tirane dhe u turbullua bovilla,keshtu do vazhdojme sa here bie shi o te pa cipe.ku eshte keshilli bashkiake I tiranes qe I le banoret e 2/3 te tiranes pa uje,turp.

    Reply to this comment
  2. demo September 24, 20:18

    Leni moj cfaqjet,se na e veshtiroset!
    Termeti ishte nje lekundje e shkurter pa pasoja,,ju u gjindet ne krye te detyres..Reshjet jane fenomen i zakonshem,sic jane moti i kthjellet dhe debora,,ju po ne krye te detyres,situata nen kontroll..
    Mos ndodhte ndonje gje e madhe se juve vetem per cfaqje jeni dhe per te vjedhur.

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro September 24, 20:52

    Situata nen kontroll , Erion Braçe u be kamarier dhe shperndan supen , guzhinjere Olta xhaçka. Çdo gje e zgjidhur.

    Reply to this comment
  4. demo September 24, 21:01

    Ishte nje termet i bukur,Tamam ashtu si e duan shqiptaret,qe edhe te tremben edhe te ulerasin edhe te mos i gjeje gje.
    Si rreshqitja me vagona ne disney park,kur zbret nga “malet ruse”.
    Por edhe qeveria,qe i ngjen fare fare popullit te vet trim,hajdut dhe lapangjoz,u tregua ne larttesine e duhur duke monitoruar situaten,qe e ka te gjithe nen kontroll.
    Tani per te dhjeten here filloni numuroni gjithe karakatinat qe jane care qe nga termeti i 1967,se i kerkon UNESCO per monumente te trashegimise boterore.

    Reply to this comment
  5. mirel September 24, 22:22

    E, jo dhe aq afer o Olta..Eshte akoma rremuje dhe nuk merret vesh akoma c’behet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim