Ministrja publikon shifrat për zjarret në verë: 324 vatra në të gjithë territorin

September 9, 2019 20:38

Ministrja publikon shifrat për zjarret në verë: 324 vatra në të gjithë territorin

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar shifrat e vatrave të zjarrit që përfshinë disa zona të Shqipërisë gjatë muajve korrik dhe gusht.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Xhaçka shkruan se gjatë këtyre dy muajve ka patur 324 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit, si dhe janë djegur 1900 ha pyje, tokë bujqësore dhe kullota.

Ministrja ka theksuar se 99% e rasteve të vatrave të zjarrit kanë ndodhu si pasojë e piromanisë dhe zjarrvënies së qëllimshme.

Ministrja e Mbrojtjes ka treguar se pavarësisht numri të pazakontë të zjarreve, të gjitha institucionet kompetente si Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura apo  Zjarrëfikëset, do të vazhdojnë që të jenë në krye të detyrës për të mbrojtur jetën e qytetarëve si dhe pronën publike dhe private.

Postimi i plotë:

Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh.

324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme!

Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët.

 

l.h/ dita

September 9, 2019 20:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*