Minjtë janë gjitarë të zgjuar

September 28, 2016 11:21

Minjtë janë gjitarë të zgjuar

Vazhdimisht kam shkruar se Edi Rama nuk duhet të flejë gjumë. Pse? Se vampirët e këtij kombi janë zgjuar. Se gjumin nuk ta prishin borxhet që u lave të qeverisë që kaloi. Ka dhe më keq. Të akuzojnë kontrabandistët ryshfetxhi, baron i lidhur me drogën, monopolist. Atëherë të mbetet se para se të shkosh në zyrë, të kallëzosh në prokurori çdo ditë. Taboret e tellalleve mediatike nuk ndalojnë.

Vetëm një akuzë le të analizojmë, të Lulzim Bashës kur tha: “Edi Rama për rrugën e Arbrit ju kërkoi kinezëve 60 milion ryshfet.” Po kinezët këtu i ke, pse s’flasin?

Ja sa komod u tregua Berisha te emisioni “Xing me Ermalin”. E quajti aksidentale ardhjen e Ramës e fotot e tjera i krahasonte me Musolinin. Ermal Mamaqi që do të bëhet me zor artist, moderator politik, zgërdhihej me përgjigjet e Berishës nga “defektet e makinës të së vërtetës”. Se kjo makinë e Ermalit nuk i kishte pyetjet. Ç’ndodhi me fajdet, e ç’ndodhi me Gërdecin? Po me 21 janarin? Ç’ndodhi që furnizove Serbinë me naftë? Ku është Remzi Hoxha etj.?

Atëherë, për ta kuptuar më mirë Ermalin duhet thënë pastër se minjtë janë gjitarë të zgjuar. Me siguri do të jetojnë pas njerëzve, sistemi i tyre shoqëror është shumë i qëndrueshëm. Profecinë do që ta sjellë Mustafa Nano. Me “fjalët e kazanit” kërkon të ndajë në pjatat mediatike proporcionet e ushqimit për minjtë. Sikur Edin e votoi Mustafai për kryeministër! Karabullaku më fin është Ben Blushi: Unë e bëra punën time, tha në mbarim të diskutimit. Për të hequr baltën që të hedhin minjtë mediatikë, foli votuesit pastër e menjëherë drejtoju ligjit për t’i denoncuar.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

September 28, 2016 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*