Minoriteti grek, Jorgo Goro dhe integrimi, Kotzias i vë kushte Shqipërisë

September 28, 2017 12:39

Minoriteti grek, Jorgo Goro dhe integrimi, Kotzias i vë kushte Shqipërisë

 

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se minoritetit grek në Shqipëri duhet t’i njihet ky status kudo që ai jeton dhe jo vetëm në dy zonat e jugut të vendit, që janë përcaktuar zyrtarisht që në kohën e regjimit komunist.

Në një intervistë në televizionin publik, ERT 1, Kotzias tha se këtë problem e ka ngritur edhe në takimet që kishte ditët e fundit, në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kotzias: “E bëra të qartë edhe në OKB dhe u kuptua nga shumë palë, se bie ndesh me të drejtën europiane “reforma” e Hoxhës që minoritet konsiderohesh vetëm nëse ndodhesh në dy zonat e njohura si të tilla, ndërsa po të largohesh nga fshati yt e të shkosh në Tiranë, nuk je më minoritet. Minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri”.

Në intervistë, Kotzias i është referuar gjithë problematikës që ka konceptuar Athina në marrëdhëniet me Shqipërinë, për të cilën tha se ishte gabim që qeveritë e mëparshme greke miratuan pa vënë asnjë kusht dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kotzias: “Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian. Për fat të keq, ashtu si dhe për fqinjin tonë verior, Shkupi, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke”.

Shefi i diplomacisë greke tha se qeveria e sotme greke vuri edhe kushte të tjera, përkundër Komisionit Europian, që si kusht themelor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë, kishte vënë reformimin e sistemit gjyqësor.

Kotzias: “Që të hapen negociatat për anëtarësim, duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa. Shqipërisë, KE i vuri si kusht reformën e sistemit gjyqësor. Komisioni Europian humbi kur erdhi në këshillin e çështjeve të përgjithshme, sepse ne shtruam katër kërkesa të tjera”. 

Sipas shefit të diplomacisë greke, një nga këto kushte është mbrojtja e të drejtës së pronës për gjithë qytetarët në përgjithësi dhe për minoritetin grek në veçanti.

Kotzias:Greqia po punon që t’u jepen titujt e pronësisë, në mënyrë që të jenë të sanksionuara edhe ligjërisht të drejtat e atyre që duan të shesin apo ua shtetëzon shteti për nevojat e tij. Pra që ata të mund të marrin edhe para. Se këtu nuk është thjesht që shkojnë dhe u marrin pronat e himarjotëve, por shkojnë dhe ua marrin qyl, pa kosto”.

Rrjedhimisht kemi marrë masa dhe kemi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Dhe siç e shihni shembja e atyre pronave në Himarë ka mbaruar”, tha ministri i jashtëm grek.

Kotzias iu referua edhe heqjes së nënshtetësisë greke, kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar këtë “një masë të ashpër”.

Kotzias: Duhet t’ju them se morëm edhe masa të ashpra. Për shembull, politikanët që nuk respektojnë të drejtat e minoritetit grek, nuk mund të kenë nënshtetësinë greke. Për fat të keq, nuk e di se çfarë kanë bërë qeveritë e mëparshme dhe kanë marrë nënshtetësinë greke edhe tipa të çuditshëm, mes të cilëve është edhe kryebashkiaku i Himarës, që promovon ato projekte dhe siç e dini, ne ia hoqëm nënshtetësinë. Sepse nuk mund të jesh shtetas grek dhe në të njëjtën kohë të shkelësh të drejtat e minoritetit grek”.

Sipas Kotzias, “minoriteti autokton grek në Shqipëri ndodhet nën mbrojtjen e republikës greke dhe në këto momente, në mbrojtjen e Bashkimit Europian, por edhe të SHBA”./Robert Goro/Ora News

September 28, 2017 12:39
Komento

6 Komente

  1. "greqia"eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar September 28, 14:05

    “greker”nuk ne “greqi”nga do kete “greker”ne shqiperi ! “Shtet”artificial i formuar nga rusia dhe disa shtete te europes perendimore ne vitin 1821.Deri ne prevez eshte toke shqiptare. Mos i degjoni shume prifterinjet se keni per te shkuar andej nga keni ardhur.

    Reply to this comment
  2. PO,PO September 28, 18:25

    Keto jane lehjet e vazhdueshme te qarqeve shoviniste greke , shteterore dhe kishtare . Po te varet fati i shqiptareve dhe i Shqiperise , nga hijena te tilla , nuk na duhet fare ndihma e tyre ,pse jo edhe BE-ja , ne se i sheh gjerat me syzet e miopeve bizantine mesjetare greke !
    Monstra te tilla , jane dhe mbeten shkak i perhershem i keqesimit te maredhenieve greko-shqiptare . Nje shtet idjot , qe nuk njeh as nje lloj minoriteti ne vendin e vet , qe ka asimiluar e mohon te drejtat e ligjeshme minoriteteve : shqiptareve , maqedonasve , bullgareve e turqve , ka paturpesine , qe me nje cinizem neverites , te flase “parimisht” per respektimin e te drejtave te minoriteteve , bile te vere edhe kushte , pra te beje thjesht pazar me keto intriga bizantine mesjetare , qe u kane shpelare trurin per shekuj me radhe !
    Me kushte te tilla , nuk na duhet as fqinjesia “e mire” me kushte e tyre dhe as vete BE-ja , ne se gjykon si keta plehra te mykura aziatike ! Ne se ka pasur dhe ka ndonje vend , qe minoritetet trajtohen ne perputhje me normat e njohura nderkombetare , ky shtet , ka qene dhe mbetet VETEM SHQIPERIA .
    Hijena Kozhas , e ben kete provokim te ulet , per te bere presion , me rastin e ligjit te ri per minoritetet ne Shqiperi , qe pritet te miratoje parlamenti !

    Reply to this comment
  3. I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN September 28, 18:28

    Ky Koxhiasi , eshte mbetje turke ! Mbiemri i tij tregon qarte se e eshte pinjoll i Koxhabasheve te Sulltaneve dhe te hanemeve te haremeve te tyre ! Tani , kerkon gte hiqet edhe me grek , se vete greket , si me thene , me katolik se vete Papa !

    Reply to this comment
  4. Stop Mashtrimit, Shantazhit, Diktaturës, Shovinizmit sistematik të Greqisë kundër Shqipërisë !!! September 28, 20:49

    Shteti Grek i çdo ngjyre politike ka qene dhe eshte [diktatorial], ne lidhje me Shqiptaro / Arberoret e Greqise.
    Shteti Grek i çdo ngjyre politike ka qene dhe eshte [mashtrues, shantazhues], per Çeshtjet e Brendshme te Shqiperise.
    Shteti Grek i çdo ngjyre politike ka qene dhe eshte [irredentist, shovinist], me Sovranitetin tokesor dhe detar te Shqiperise.

    Reply to this comment
  5. shqip September 28, 22:15

    Nese KE i merr per te mireqena keto paçavure , do te thote qe ne shqiptaret nuk kemi shans ne histori . Prandaj edhe disa zgjedhje te shtetit shqiptar ne vite kane qene te kushtezuara . Qe ta zberthejme me mire deklaraten e ministrit gre-qir . Ai thote ;” kudo ku ka ka nje gre-qir , te konsiderohet minoritet ” . Kush eshte budallai qe ja vari melçite ne qafe ujkut ( kotzias ) ? Ne cilin shtet te planetit toke , ka aplikime te kesaj natyre ? P.sh., gre – qiri thote , nese ne nje fshat te Kuksit , banon nje ” 200te €vros “, aty konsiderohet fshat minoritar . Mos thoni jo . Ashtu eshte shprehur , e zeza mbi te bardhe . Dhe sipas ligjeve te miratuara nga vete qeveria shqiptare , atje duhet te hapet shkolle greke . Minoriteti mund ti kerkoje radio ” Kuksit – Peshkopise , Tropojes “, etj , trasmetimin ne gjuhen greke ne ore te caktuara te dites . Ky bullari ne foto vjen ca i trashe . Po eshte shejtan budalla . Sepse synon te shtrije hegjemonine edhe ne territore shqiptare qe nuk kane patur kurre lidhje tradizionale me Gre-” qine” . Mendoni per nje moment sikur kjo nisem te merrte aprovimin e qeverise Berisha 3 . E dini ç’ ndodh ? Grek ne Has apo ne kalane e Dodes nuk ka patur kurre . Po ndodh qe emigranti nga keto treva , te jete bere shtetas grek gjate viteve te punes atje . Nje dite te bukur , ai apo kushdo , kthehet ne fshat . Dhe ketu fillon hileja greke . Ky sipas filozofise ” çdo gje e jotja eshte edhe e imja ” , e konsideron numer , minoritet . Pastaj jo vetem deti i Lylit behet i Gre- qi-se , Po edhe Taraboshi ne Shkoder mund ta kerkojne pa piken e turpit . Ndersa Idrizi le te shkoje e te ndez nje qiri ne qafe gjashte . Nese Rama nuk ua prish ato rrangullirat atyre te shiturve ne Himare , harram voten dhe buken qe ha . Te imponoje jevgjiti te tilla kushte , kur mezi behen 5000 koke greqira . Nga keta gjysma u bene pas 90s , per 200 ( di qind €vro pension ). Ndersa shqiptaret e çamerise duhet te kthehen ne kufi , sepse evgjiteria e Egjeut nuk u njeh pronat . Po 4 milion arvanitas çfare Jane o minister bole ? Pse nuk i njeh si minoritet ? Apo ju dalin llogarite gabim . Se del qe jeni ju minorance .

    Reply to this comment
  6. Vurkari September 28, 23:43

    Greqia ska gojë të flasi për minoritete për sa kohë nuk njeh asnjë minoritet në shtetin grek anëtar i BE !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*