Sondazhi: Zbuloni çfarë jemi ne shqiptarët për amerikanët

January 17, 2018 14:53

Sondazhi: Zbuloni çfarë jemi ne shqiptarët për amerikanët

 

Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve “miqësorë” për 32 % të amerikanëve.

Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët.

Përqindja e atyre që nuk janë të sigurtë, përbën shumicën, raporton Monitor. 

48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë.

Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.

Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria.

Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.

Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen: “A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo armiq të Shteteve të Bashkuara?”

Secilit të anketuar iu mor në konsideratë përgjigjja sipas një përzgjedhje të rastësishme të 15 nga 144 shtete.

Opsionet e përgjigjes ishin “Aleatë”, “Miq”, “Jo Miq”, “Armiq” ose “Nuk jam i sigurt” për çdo vend të listuar.

Përzgjedhja e 144 vendeve ishte joshkencore, por mostra përbën shumicën e vendeve jo-ishullore në secilin kontinent (me përjashtim të Antarktidës) dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së botës.

Disa shtete të përfshira kanë statuse të diskutueshme, të tilla si Shteti i Palestinës apo edhe Kosova, citohet në raportin që shoqëron sondazhin, por duke pasur parasysh historitë e tyre të veçanta kundrejt SHBA-së, ato janë trajtuar si të dallueshme, raporton Monitor.

January 17, 2018 14:53
Komento

12 Komente

  1. enter"" January 17, 15:28

    KU dine amerileshte nga bie Shqiperia.

    YYyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

    Reply to this comment
  2. US citizen January 17, 15:47

    Nje pyetje do tu beja organizatoreve te sondazhit. A i pyeten te intervistuarit nese e dinin se ku bie Shqiperia apo Kosova??? Kam bindjen se mbi 80% e te anketuarve nuk e kane haberin se cilat jane keto vende per te cilat pyeten. Dhe po jua them pse. Ne nje studim te kompanise prestigjioze IPSOS Group ku u intervistuan mbi 20.000 amerikane rreth 60% e tyre nuk dinin se Canadaja ishte fqinji i tyre verior dhe Mexico ishte fqinji i tyre ne jug. This is the real face of America.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 17, 16:58

      me vënd!!
      por duke qënë se ne kujtojmë se jemi qëndra e botës,amerikanët duhet ta dinë!!
      dhe jo vetëm kaq,ata duhet ta dinë se kanë turrnin e vëndit më të dashur për shqiptarët!!

      Reply to this comment
      • Tartufi January 17, 17:58

        Kur kalova kufirin ne vitet 89 da i thashe vehtes ,, shpetova nga nje popull gomar. Kur u gjenda tek populli i
        madh i enderave amerikan pas pak kohesh i fola vehtes
        prape; O zot i madh ,lash popullin gomar dhe gjeta popullin idiot,o c fare fat te zi qe paskisha !!
        C eshte e verteta ,populli gomar e do shume popullin idiot,,, por populli gomar nuk di gje per popullin idiot,,, dhe populli idiot nuk di se rron nje popull gomar !!!
        Eshte kohe e bukur per te qeshur.
        Ne kete koment perjashtohen xhinsit,qe ate nuk i takon
        kurre.

        Reply to this comment
        • Askushi January 17, 18:31

          Tartufo populli kudo ndodhet e ne cfare shteti ndodhet te perparuar ekonomikisht ose jo ne pergjithesi bageti eshte, sjane te gjithe me diplome ne histori gjeografi. Kush sben shkolle fare, kush mbaron vetem shkollen elementare kush vetem te mesme te paket jane qe bejne dhe universitetin dhe jo me nota te mira. Dhe te vetmet informacione te pergjithshme qe popullata mund te marri eshte permes mediave dhe ato varet sa flasin per nje ceshtje te caktuar per mire apo per keq.

          Reply to this comment
          • Tartufi January 17, 21:48

            Problemi eshte se nuk duhen mare seriozishte disa komente,ne kohe te ndryshme,dhe vend te ndryshem.
            Populli shqiptar eshte populli i sakrificave te medhaja.
            Populli amerikan eshte populli i punerave te medhaja.
            Te tjerat jane per te kaluar kohen.

  3. hamerik January 17, 17:53

    amerikanet jane aq idiota sa nuk dine kryeqytetin e tyre dhe jo te dine se ku eshte albania.
    amerikaneve jepi te hane ndonje hamburger ose pica dhe jane rregull.

    Reply to this comment
  4. MH January 17, 19:29

    Tartuf!
    Pershendetje!
    I ke ra pikes.Ne mbeshtetje tenden dhe te Askushit ju njoftoi qe Presidenti Amerikan sot.Nuk dinte se ku bie Belgjika.E kujtonte fshat diku ne ndonji qoshe trunit te vet.Kaq te dishem jane amerikanet ne njohjen e shteteve te botes sa disa qe ia’u pret nji cike radakja ma te informuem.Cuditen kur nji shqiptare i Ballkanit duhet te flasin te njejten gjuhe me serbin,grekun,boshnjakun etj etj.Nuk kane kurrfare konceptit qe ne bote cdo shtet ka gjuhen e vet.Kjo,i vjen atyne,qe njohin vetem dy amerikat nji ne veri dhe tjetra ne juge qe fliten dy gjuhe,Latine (spanisht) dhe englisht.
    Ndaj populli amerikan,ta gezoj presidentin qe ka zgjedhur se i ka ra pershtate te dy palve,si popullit presidenti ashtu dhe presidenti popullit.Te nji nivelit qe jane ne rregull kur simbas komentuesit hamerik:amerikaneve jepi te hane ndonje hamburger ose pica dhe jane rregull.

    Reply to this comment
  5. Al January 17, 20:05

    o hamerik.
    amerikanet nuk hane hamburger, nuk pine cigare , jane shume te thjeshte ,hane shume healthy, shkojne neper palestra dhe pishina jetojne ne shtepi mesatarisht $500.000-$600.000 ne qytetet kryesore.paguajne per arsim te mire mbi $200.000 per kolegj.paguhen sapo mbarojne kolegjin mbi $50.000 ne vit.
    te garantoje qe do te donin miliona njerez ne bote qe te ishin kaq”idiote”.une personalish nuk kam njohur ndonje akoma

    Reply to this comment
  6. Alex January 17, 21:33

    @Al
    Ja ke futur pordhes aq kot sa sta merr mendja. Amerikanet nuk hane hamburger dhe hane healthy???? Mos e thuaj me kete idiotesi se do te qeshin. Amerikanet kane lindur ne McDonalds dhe Burger King prandaj jane obese nga trupi por edhe nga trute sa qe zgjodhen nje President handikapat qe po tall lesht tere bota.

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku January 18, 14:21

    Komente shume interesante rreth popullit te shtetit me te fuqishem ne bote. Kane shume te drejte ata qe thone qe Ameriken e kane bere alienet e padukshem se keta te dukshmit qe shohim per dite jane idiote qe bejne gabimin me te rende qe mund te beje ndonje qenie toksore, nuk dine ku bie Shqiperia. Hahahahahahahahahahaha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*