Miqësitë e reja, s’duhet të na largojnë nga BE-ja!

October 17, 2019 09:57

Miqësitë e reja, s’duhet të na largojnë nga BE-ja!

Rama na futi papritur,

në një minifederatë me Serbinë,

duke pasur si synim kryesor,

riaktivizimin e marrëdhënieve me Kinën dhe Rusinë!

 

Duke qenë se Bashkimi Europian,

nuk na thotë as:”Eja!.” e as:”Ik!.”,

ne jemi të detyruar të gjejmë,

partnerë të rinj ekonomikë!

 

Gjermania që sot është zemra e BE-së,

dikur gjithë BE-në e ka masakruar,

po sot s’shikon as njeri me ato syze,

ai kapitull me kohë ka mbaruar!

 

Ne Rusinë s’e kemi një armike,

fare kot sanksionet e BE-së kemi adoptuar,

se kur të gjithë na kishin mbyllur dyert,

Rusia krejt pa interes na ka ndihmuar!

 

Kinën e kemi pasur një kryemike,

për ekzistencën tonë-një garanci,

e një superfuqi ekonomike,

Republika Popullore e Kinës është tani!

 

Këto nuk janë dy miqësi të reja,

nga kuota zero nuk nisin aspak,

dhe pse tani që dyert s’na hapi prapë BE-ja,

duket si një përgjigje flakë për flakë!

 

As me Serbinë marrëdhëniet s’mund të jenë tabu,

meqë Kosova është gjithmonë në mes,

po me që gjithë jetën do jemi këtu,

një marrëdhënie e afërt është me interes!

 

Mos hapja e bisedimeve s’është disfatë,

as kapitullim për qeverinë,

gjithnjë lista e detyrave bëhet më e gjatë,

dhe më e lodhshme për Shqipërinë!

 

Neve asnjëherë s’na ka dashur Europa,

nuk na ka dashur me të vërtetë,

është ajo që na ndau copa-copa,

në vitin e mbrapshtë-Njëmijë e Nëntëqind e Trembëdhjetë!

 

Dhe atëherë me gërshërë në dorë,

kundër nesh qe Franca dhe Anglia,

dhe këta kufij që kemi sot,

i kemi veç nga Austro-Hungaria!

 

Europa asnjëherë s’është munduar,

të na kthejë borxhet që na ka,

tash që në BE s’na ka pranuar,

borxhet i bën dhe më të mëdha!

 

Duke kërkuar aleanca të reja,

dhe lidhje me fuqi të tjera,

nuk po divorcohemi nga BE-ja,

nuk po divorcohemi përngahera!

 

A.DUKA

October 17, 2019 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*